SHQIPËRIA DHE KOSOVA, PSE PO I PRISHIN MARRËDHËNIET MES TYRE?

0
Principatat shqiptare

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Mirë do të ishte që Kosova të njihej si shtet nga Serbia, dhe Kosova nëse bën presion, mirë bën. Por jo gjithkund, i njëjti refren. BE nuk e pranon Serbinë, pa njohur Kosovën – presion më i madh se ky, nuk mund të bëhet as nga ana e Shqpërisë.

Po të ishte për Serbinë, Kosova nuk do të ishte shtet sot. E nëse është shtet, në Ballkan më shumë se Shqipëria, nuk e ka ndihmuar askush. A ju kujtohet Bush, kur erdhi në Tiranë dhe premtoi pavarësinë e Kosovës. Atëherë pra, pse Kosova për hir të Serbisë, që nuk e njeh e tall bythën me të, po i prishë marrëdhëniet me Shqipërinë?

Ekziston ideja se kurrë në këto 31 vjet nuk kanë qenë marrëdhëniet më keq se sot. Ka më shumë se një vit që u them kosovarëve, kujdes, çfarë leshin jeni duke bërë? E ata si lluda, në vend me zënë mend, vetëm shajnë. Mendoj se fajin e kanë më shumë ata, se ne!

Kosovarët e mbushin plancin me ushqime serbe dhe na shajnë ne të Shqipërisë për shkie e për pro-serbë e pro-rusë, e tradhëtarë. Hani more mut sa të doni, ngopuni, ne nuk kemi luajtë mendsh të zihemi me Serbinë apo Rusinë, se na shajnë kosovarët e pa tru. Politika shqiptare sot është për zero konflikte me fqinjët, përfshirë edhe Kosovën.

Me kosovarët u zumë për një këngëtar në Korçë, si Bregoviq, e jo më për Ballkanin e hapur… Dmth. zihesh me ta edhe për gjëra kot.

Por kosovarët duhet të dinë se në Shqipëri drejtojnë udhëheqesit shqiptarë, mirë apo keq, e jo ata kosovarë. Prandaj ata mund të sugjerojnë gjëra, por jo të imponohen. Shqipëria ka problemet e veta, nuk mund të rrezikojë e të prishet me vendet e tjera, ndërsa ata mbushin ploncin me ushqime serbe… Është e kuptueshme kjo, kosovarë, kanë vdekë budallenjtë që ju po i kërkoni.

Ka patur disa ngjarje, që i sforcuan relacionet Shqipëri – Kosovë, dhe unë kam shkruar vazhdimisht për to. E kam parë se kosovarët nuk zënë mend, sepse kanë plotfuqishmërinë e mendimit se i dinë punët më mirë se ne. Dhe unë jam gati t’i injoroj gradualisht, si islamikët. Por e di se po i eci keq Kosovës me këtë mënyrë si po sillet, do u bëhemi prapë “vëllezër” nga halli, se sot jemi qen, mutër e shkie.

Dhe unë nuk e dua këtë. Më mirë Kosova të menaxhohet në shtetin e saj, të lirë janë, kush nuk po i vret si dikur, kështu që le të urojmë më të mirën për ta, dhe të shpresojmë se do i thirrin mendjes me kalimin e kohës, dhe përmbahen disi, edhe pse disi e pabesueshme të ndodhë! Sepse janë tepër destruktivë dhe stoikë, dhe kanë një energji të madhe në marrëzi e vetë-shkatërrim. Kosova duhet të sillet si shtet i pavarur, e jo të silet si qaramne: nuk më njeh Serbia…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.