15.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Shën Nënë Tereza, humanizmi shqiptar që ndriçon botën

Shën Nënë Tereza, humanizmi shqiptar që ndriçon botën

0
Nënë Tereza - shqiptarët

Milazim Zeqiraj

Nënë Tereza, tani Shën Tereza nuk është vetëm një nënë e të varfërve, ajo është edhe krenaria e kombit tonë shqiptar

Ka vite që po konfortohem më njerëz gojëkqinje, që ofendojne Nënë Terezë, se ajo nuk është shqiptare, nuk din të flas e shkruan shqip.

Nënë Tereza simbol i humanizmit

Prej dekadash, Nënë Terezës është bërë simbol botëror i humanizmit. Një jetë në shërbimit ndaj më të varfërve të botës.

Fatkeqësisht në hapësirën tonë shqiptare, ka zëra që përpiqen të errësojnë humanizmin dhe prejardhjen e saj shqiptare, duke e vënë në dyshim identitetin kombëtar, kinse ajo nuk dinte të fliste e as të shkruante shqip.

Nënë Tereza - Oslo

Pretendimet e tilla janë shpifje, të ushqyera nga qarqe antikombetare, nga ato sllve dhe fetare siq janë BI në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, që dëshirojnë që neve shqiptarve, të na i mohojnë vlerat kombetare dhe universale. Në këtë radhë hyjnë edhe ata që asaj propagande i jepin hapsirë në TV dhe rrjeta sociale.

Kjo kampanje kundër figurave dhe simboleve kombetare nuk ka të ndalur, pasi deri sot nuk ka një ligj që mbron vlerat tona kombetare.

Antikombetaret financohen nga qarqet e ndryshme.Ata janë duke manipuluar dhe helmuar popullin më ideologji të huaja, pa kurrfarë lidhjeje me kulturën dhe traditën tonë.

Nënë Tereza gjaku ynë

E vërteta është e qartë: Nënë Tereza ishte shqiptare. Kjo nuk është vetëm një e dhënë biografike nga vet ajo, është një fakt historik i pakontestueshëm. Familja e saj shqiptare me bagazh patriotike, gjuha shqipe e saj e zemrës, kultura në të cilën u rrit, ishin shqiptare.

Për identitëtin e vet, ajo ka deklaruar dhe dëshmuar më qindra here. Kanë dëshmuar edhe të tjerë, ata që e kanë takuar ate si Dom Lush Gjergji, znj Lirir Berisha e shumë e shumë tjerë.

Motrat që e kanë shoqëruar Shën Terezën kanë dëshmuar një fakt interesant se ajo, në dhomën e lutjeve, lutej në një gjuhë që ato nuk e kuptonin. Ky detaj flet shumë. Pra, për Nënë Terezën gjuha e lutjës ishte gjuha e shpirtit, e ajo ishte shqipja. Përmes saj, ajo i drejtohej Zotit, lutjet që i kishte dëgjuar si fëmijë, në gjirin e familjes së saj shqiptare.

Përtej fjalëve, ka edhe dokumente, si ai me rastin e e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe më 10 dhjetor 1979 në Oslo, Nënë Tereza ka shkruar shqip. Ky është një fakt që i përtokë anikombetaret dhe fundrrinat e ekstremit fetar.

Shën Nënë Tereza është e shqiptarë e madhe dhe krenarija e jonë, ajo është edhe e mbarë njerëzimit. Ajo i dha botës shembullin më të madh të dashurisë dhe përulësisë, por kurrë nuk e mohoi prejardhjen e saj. Është detyra jonë ta kujtojmë gjithmonë këtë dhe të mos lejojmë askënd të hedhë baltë mbi figurën e saj.


Hyjnorja Nënë Tereza, shkëlqimi që bekon

Jeta është detyrë, kryeje
Nënë Tereza

Nënë Tereza,
me shkëlqim hyjnor,
botën e shëndritë.

Shën Tereza,
me zemër të madhe,
kudo bekim mbolli,
e rrite shprsa për jetë.

Me duart e veta,
shëroj plagë,
dhe shpirta të vujtur.

Me sy ndriçoj errësirën, varfërisë,
dhe solli dritë njerëzisë.

Fuqinë tënde sot po e shofim,
shumë më shumë.

Shenjtërimin tënd hyjnor,
e ndiejmë në çdo hap:
si frymë,
si zjarr.
si forcë
e dashuri
që s‘ka mbarim.
Por s‘dim,
si ta përshkruajm

Shën Tereza,
Ti nënë e jonë,
njerëzimin e mbushi
me shpresë,
dhe dritë për jetë.

Në buzëqeshjen tënde,
rritej drita e Zotit.
Për ne rritej dashuria
në ne,
me ne,
për jetë.

Ti, në çdo hap,
në errësirën e mjerimit,
hape shtigjet e dritës,
për njerëzimin.

Me ty, Shën Tereza
u bëmë të fortë,
e krenarë,
se je gjak i jonë.
Tani pusho e qetë,
në qiellin tënd hyjnor.
Për ne bëjë lutje,
me dashuri si me parë.

Ju ngrohet zemrat e vujtura,
krijut dashuri,
e shpresë për jetë,
që s’shuhet kurrë.

Faliminderit,
Nënë e dashur.
Ne s’ju harrojmë kurrë:
„Lutja e juaj për lirin tonë,
ishte zjarr hyjnor,
në gjakun tonë“.

Shën Tereza, në qiell,
për ne do të in jetë,
lutje për jetë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.