Shaban Shala-mësues, veprimtar, poet dhe hero i Shqipërisë etnike

0
Sadri Rexhepi - Shaban Shala - libër

Zymer Mehani

Disa fjalë për librin monografik “Shaban Shala-mësues, veprimtar, poet dhe hero i Shqipërisë etnike” të autorit Prof. dr. Sadri Rexhepi

Fondit të librave monografikë e historiografikë te ne, këtyre ditëve iu shtua edhe monografia për birin e Llapit, të Kosivës e të mbarë Shqipërisë, për dëshmorin Shaban Shala.

Autori i këtij libri Prof. dr. Sadri Rexhepi, këtë monografi e ka konceptuar në gjashtë kapituj, duke nisur me hyrjen për të arritur deri te përfundimi.

Në kapitullin I, autori do të elaborojë për rolin e trevës së Llapit, që është vendlindja e kryeprotagonistit të kësaj monografie, Shaban Shalës, dhe kontributin në lëvizjen kombëtare. Pastaj prof. dr. Sadri Rexhepi, në kapitullin II do të na njohë me vitet e rinisë së Shaban Shalës në atdheun e okupuar, për të kaluar në kapitullin lII, ku do të na njohë për fillimet e veprimtarisë atdhetare të Shaban Shalës; për kontaktet e tij me krerët e ONDSH-së dhe për burgisjen e parë të këtij veprimtari.

Kapitulli i katërt përmban materiale për burgishen e dytë të Shaban Shalës; për qëndresën e tij gjatë kohës së aksionit për mbledhjen e armëve (1956), për punën edukativo-arsimore më nxënësit etj. Në kapitullin vijues, autori shkruan për burgisjen e tretë të atdhetarit Shaban Shala, për qëndrimin në spital, i preokupuar gjithnjë me çështjen kombëtare; për veprimtarinë si mëdues në Tetovë etj.

Librin do ta përfundojë me japitullin VI, në të cilin temë është burgisja e katërt e veprimtarit Shaban Shala, ku e gjen edhe vdekja.

Për veprimtarinë atdhetare dhe edukativo -arsimore të Shaban Shalës ne kemi mësuar që kur ishim nxënës të shkollës fillore. Por, diç thotë edhe Prof. dr. Sadri Rexhepi, deri në vitet e nëntëdhjeta, tek ne në Kosovë asnjë rresht nuk mund të botohej lidhur me jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Shaban Shalës. Por, thotë autiri se pas rënies së komunizmit, u hap një rreze drite për të gjitha figurat e anatemuara gjatë sistemit monist, e me këtë rast edhe për Shaban Shalën. Asokohe Dr. S. Rexhepi shkroi një studim, kushtuar aktivitetit edukativ-arsimor dhe kombëtar të poetit Shaban Shala, të cilin ua shpërndau mjeteve të informimit.

Artikulli në fjalë u kishte rënë në dorë të gjithë shokëve të tij, dhe pa vonuar, ata u takuan me Prof. dr. Sadri Rexhepin, me ç”rast i ofrojnl të dhëna të tjera të reja, me qëllim që të plotësohet veprimtaria atdhetare e Shaban Shalës. Në fillim, autori Rexhepi kontaktoi me bashkëverimtarët e Shaban Shalës, si me Nexhmi Sejdiun, Jusuf Ismalin, Ibrahim Demollin, Hamit Zhitinë, Shaban Zhjeqin, Faik Mehmetin, Ramadan Rekajn, Mustafë Kikajn, Jahja Malokun etj. Konsultime pat pasur edhe me Adem Demaçin, Mulla Ramë Govorin, Prof. Anton Çettën, Prof. Hazir Shalën, Prof. Zeqir Gërvallën, Prof. Dr. Zekeria Canën, Prof.Dr. Shefki Sejdiun, Prof. Mr. Tefik Gecin, me Fehmi Sejdiun etj.

Me iniciativën e Prif. dr. Sadri Rexhepit qenë mbajtur dy tubime, njëri në Letanc, më 23 janar dhe tjetri në Dumnicë të Podujevës, më 16 shkurt të vitit 1993, me rastin e 30-vjetorit të vrasjes dhe 60-vjetorit të lindjes së veprimtarit Shaban Shala, e ku përveç të sipërcekurve, morën pjesë edhe Sejdi Kryeziu, Behram Hoti, Azem Beqiri, Rexhep Uka, Hysen Shala, Adil Pireva, Adem Shala e shumë të tjerë, si dhe ush-nxënës të Shabanit, familjarë e dajallarë të tij.

Në nëntor të vitit 1993, intelektualët e Llapit, nën udhëheqjen e Prof. Dr.Shefki Sejdiut organizuan një simpozium, me titull: Trashigimia etno-kulturore dhe historike e Llapit”, u Dr. Sadri Rexhepi u paraqit me studimin “Shaban Shala-mësues dhe veprimtar i shquar I çështjes kombëtare”, që u prit shumë mirë nga të pranishmit, veçmas nga Prof.Dr. Zekiria Cana.

Në vitin 2000, Prof. dr. Sadri Rexhepi pati botuar një monografi tjetër pë Shaban Shalën, me titull: “Një jetë për atdhe, gjuhë e flamur”.

Në vitin 2012, gjithashtu i njëjti autor ka botuar veprën për Shaban Shalën, me titull: “Shaban Shala -hero i Kosovës”. Kurse, tani ka botuar veprën kushtuar Shaban Shalës, me titull: “Kontributi edukativo-arsimor, kombëtar dhe heroik i poetit Shaban Shala.

Vetë Prof. dr. Sadri Rexhepi do të rrëfejë:
Arsyeja pse jam marrë me studimin e kësaj figure atdhetare dhe intelektuale ishte, sepse Shabani ishte i pari intelekrual i vrarë për aktivitet kombëtar në Kosovë, pas vrasjeve të 72 000 endeshistëve, në vitet 1945-1949. Ai i tregoi regjimit pushtues serbo-sllav se shqiptarët liridashës për shkollë dhe për atdhe kurrë nuk do të nënshtrohen, por do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut të tyre, deri në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.