20.5 C
Tirana
E hënë, 10 Mars 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Serbia raciste nuk po e ndalon luftën, për tu zgjeruar me territore të huaja për të pestën herë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Serbia hyri në luftë për territore më rastin e shkatërrimit të Jugosllavisë më luftë, sepse në krahë kishte APJ-në e serbizuar, dhe duke vlerësuar edhe situatën ndërkombëtare në favor të saj, besonte së kishte mundësi për të realizuar Serbinë e Madhe. Serbia i kishte bërë llogaritë së boshnjakët dhe shqiptarët nuk ishin të gatshem për luftë, së nuk kishin armatim dhe së vështirë do ti rezitonin ushtrisë serbe (APJ). Sllovenia nuk ishte shumë në agjendën e serbomadhisë, kurse Kroacia ju doli arrë e fortë serbëve edhe për faktin së në krah e kishte Gjermaninë e Hans Ditrih Gensherit, i cili rrahu tavolinën më grusht duke kërcënuar seriozisht Serbinë së do të ndërhyn ushtarakisht.

Ndodhi atje një luftë e shkurtër ku Serbia iku më bishtë nën shalë. BH–na u vu në shënjestër të regjimit kriminal të Millosheviqit, duke shfrytëzuar komunitetin serb në këtë republikë dhe hezitimin e ndihmës të myslimanëve nga bota perëndimore. Lufta këtu zgjati katër vite, dhe terroristet serb kryen masakratë më të mëdha pas Luftës se Dytë Botërore-masakra e Srebrenicës dhe shumë masakra të tjera. Në radhë për të rrumbullaksuar projektin fashist për Serbia të Madhe, regjimi i Millosheviqit, e kishte futur Kosovën.

Bëri masakra në çdo cep të vendit tonë, bëri spastrime etnike, shkatërrime, përdhunime, vrasje të fëmijëve – grava dhe burrave, por që në fund u mund në luftë më shqiptarët. Na dolën pa dyshim në krah shtetet perëndimore dhe Amerika mike, duke bombarduar NATO caqët kriminale serbe për 78 ditë më radhë, deri sa Millosheviqi ngriti flamurin e bardhë, dhe u dëtyrua të shkojë në Hagë për tu gjykuar së bashku më bashkëpunëtoret e tij, si kriminële të luftës. Serbia avazin e vjetër për Serbi të Madhe, e vazhdoj edhe pasi që humbi katër lufëtra, nga të gjithë presidentet që erdhën në krye të këtij shteti gjenocidial deri i fundit që është aktualisht në pushtet, Aleksander Vuçiq.

Ky fillojë më akte të dhunës në veri për të mbajtur atë pjesë të Kosovës të destabilizuar, më qëllim të ndarjës mbi baza etnike. Sprovojë në këtë drejtim më aktin terrorist në Banjskë duke vu në ballë, kriminelin Radojqiq më grupin terrorist të tij. Kjo sprovë pushtimi më një aksion blic, i shkojë huq dhe u nda më katër të vrarë dhe 6 të plagosur të bandave terroriste nga Policia e Kosovës, kurse terroristët tjerë iken për Serbi. Ndër shumë akte të dhunës terroristi serbomadh Vuçiq shëmbi kanalin ne veri të Kosovës, për të shkatëruar infrastrukturën vitale. Me ndihmen e Serbisë dhe të Rusisë në pushtet të Malit të Zi erdhë garnitura proserbe e Millatoviqit dhe Mandiqit. Kurse në BH, Serbia përmes Dodikut po përpiqët që shumë vite që Republika Serpska të mvetësohet.

Fakti tjetër është së Vuçiqi e forcoi ekipin e tij electoral më lojtarë pro-rus, të gjithë kriminelw të luftës, si Vulin, Daciq, Sheshel, Nikoliq, e kjo është treguesi më i mirë që pushteti rrenacak dhe manipulator i Vuçiqit po synon “botën serbe”, për çka edhe mbajti Kuvendin Gjithë Serb në Beograd, së bashku më klerikët serb të cilët janë udhëheqësit shpirtëror të krimeve në ish-Jugosllavi, por edhe tash. Serbët e mëdhenj janë duke luajtur një lojë strategjike me Perëndimin, ndërsa këta kujdesshëm po përpiqen t’i qetësojnë duke u dorëzuar shumë para tyre. Kështu ishte deri më tash. Dhe, kur gjithë ky akumulim i rreziqeve të sigurisë në rajon do të ndalet ose do të vazhdojë, do ta shohim më qartë më presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit