Serbia, Greqia kanë marrë mësime për përdorimin e hoxhallarëve për qëllime të tyre ekspansioniste, nga Rusia. Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në elaboratet e tyre në Naçertani dhe Megali Ide. Pas viteve 1835, kur Perandoria Osmane filloi përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana tjetër Serbia, Greqia etj, në pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në asimilimin dhe forcimin e ndjenjës islamike tek Shqiptarët.
Derisa Serbia dhe Greqia e viteve 1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla, ato dërguan kontigjente agjentësh që bashkëvepronin e disa herë edhe në sytë e autoriteteve osmane, për të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu territoret e tilla. Kontigjentet e tilla i shërbenin Perandorisë Osmane si ndihmë. Mos të harrojmë që kontribut shumë të madh për ushtritë Osmane kanë dhënë agjentët serb dhe minoritarët serb, shtuar kësaj edhe të islamizuarit vendas, kujto betejat e Grykës së Kaçanikut, Silivovës etj.
Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla, deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk kishte. Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së Preshevës deri në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman.
Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në Luginë të Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18 tetor 1912, një fes (kapelë e ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare, nëse donin të shpëtonin jetën si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të njejtët i vritnin për turq. Derisa si për ironi, ishin disa hebrenjë p.sh: Leo Freundlich, që dëshmoi këtë Golgotë të neve Shqiptarëve, që i dëshmoi botës perëndimore se ata nuk ishin turq, por Serbia dhe aleatët e saj i paraqitnin para Perëndimit si turq, e në të vërtetë ishin Shqiptar.
Pasiqë u dëbu Perandoria Osmane nga Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve, por nga ana tjetër në pamundësi që t’i shfarosnin me spastrim etnik e gjenocid gjatë viteve 1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të levërdishme që t’i përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.
Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore,[1] ku në krye të saj vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë të cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame me seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”,[2] pohonte që: ”seperatistët shqipëtar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë…”[3] Me këtë rast kuptojmë që gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.
Derisa Mbretëria e SKS-së, nuk lejoi asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe të kishave katolike, madje gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që ishin në frymën e Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve dhe kryengritësve shqiptar( Kaçakëve).
Mbretëria e SKS-së, më 1925,[4] hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë,[5] drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.[6]
Shembull: sipas statistikave turke të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte asnjë turk, derisa në Shkup, Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet derisa turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja.[7] Pastaj erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve.
Me rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar me shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807 shqipëtar[8] kurse në muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472 shqipëtarë,[9] Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ), ligjet agrare serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe popullatat muslimane.
Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte ministër i jashtëm i Turqisë dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që në vitet 1953-1959 të shpërnguleshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000 muslimanë/Shqipëtarë. Në këtë periudhë u krijuan hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë 203.938 turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin 197.389, kurse në vitin 1953 ranë në 162.254 shqipëtar.
Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq. Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë. Pas vitit 1966( por edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore, për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra kryefamiljarë e më pas që tërhoqën familjet e tyre, migruan për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.
Prandaj pasi së pari ishte synim i Serbisë, lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik, u angazhu në shfarosjen e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj edhe e njejta praktikë u apliku edhe në Kosovë. Prandaj Medreseja Alaudin dhe të tjera, janë në vazhdën e njejtë.
Prej gjithë këtyre, mund të shohim që në territorin e Republikës së Kosovës, numri i xhamive që ishin në fund të pushtimit të Perandorisë Osmane ishte që numërohen në gishtat e dorës. Por gjatë sundimit serb, bëri që ky numër të shumëfishohet, por kjo nuk ndodhi edhe me shkollat në gjuhën shqipe. Veprimtaria e hoxhallarëve dhe xhamive nuk u pengu në asnjë rast gjatë periudhës së sundimit serb. Natyrisht Serbia në raste luftërash, e ka dëshmuar historikisht që i ka shkatërru dhe spastru edhe popullatat muslimane.
Rastet e tilla i kemi p.sh: në Beograd më 1576 kishte 273 xhami, kurse në atë kohë në Prishtinë nuk ishte asnjë( pavarësisht që disa burime islame tentojnë ta përmendin një xhami të hapur nga Sulltan Bajaziti, por kjo në të vërtetë ishte xhami rreth së cilës ishte e vendosur ushtria osmane) dhe si e tillë shërbente vetëm për nevojat e saj. Prandaj edhe në Luftën e Kosovës, Serbia shkatërroi mbi 250.000 shtëpi të shqiptarëve, derisa sipas burimeve të ndryshme jepen shifra prej 130 deri 218 xhamive të shkatërruara.
Prandaj qëllimi është shumë lehtë i kuptueshëm, që Serbia përmes islamizimit dhe vehabizimit të Kosovës, tenton që të:
- Paaftësoj funksionimin e shtetit të Kosovës;
- Të shkëpusë aleancat Shqiptaro-Perëndimore, përmes popullatës tonë të islamizuar e radikalizuar që do kërkojnë përfaqësues politik të tyre( të Kosovës) që do jenë pro-lindor e anti-perëndimor;
- E në çastin më të volitshëm, sërish ushtarakisht ta ripushtojë, siç kishte bërë më 1878-1912.
Prandaj duhet të kem marrë mësim, se asgjë as feja, as parajsa e individëve nuk janë më të rëndësishme sesa Interesi yn Kombëtar.
Më: 04.06.2025
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Државен архив на Република Македонија, Фонд. Врховно Муфтијство-Белград.1919-1929 год. (më tej ДАРМ.1.611.1.1/1-5).
[2] Që e lexoi më 3 nëntor 1944 në Beograd.
[3] Hamdija Sharkinoviç, Boshnjaci od Naçertanija do memoranduma, Podgoricë, 1997, faqe 243-259.
[4] Në shtator 1925 Ministri për Fe i Mbretërisë së SKS-së, me dekretin e Mbretit Aleksandër të I datës 24 prill 1924( shih: Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и Словенца, фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр. 373, 11. IV.1926 г., Скопље.)
[5] Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и Словенца, фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр.3846, 11 августа 1925 год. у Београду, shkresë e Ministrit të Fesë së Mbretërisë së SKS, drejtuar Ministrit të Arsimit në Beograd, përmes së cilës ky i fundit njoftohet se më 1 shtator të vitit 1925, në Shkup do të nisë punë Medreseja e Madhe Kral Aleksandi i I-rë.
[6] А.J. Фонд 66, /Министарство за просвете Кралевине СХС (Југославије)/, Арх. јед. 1429 (Велика Медреса „Крал Александар I„ ви – Скопље) 1925/26; 1930/34.
[7] Hamit Kokolari, Kosova – Djepi i Shqiptarizmit, botuar në vitin 1962 nga Lidhja Kosovare në Mërgim, faqe 120.
[8] sipas dokumentit nr. 1246 të datës 12 prill 1914, të Arkivit të Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin Politiçko Odelenje.
[9] Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980, faqe 617-618.