SERBËT, PËRGJITHËSISHT, TË DOBËT NË HISTORI!

0
93
Marko Djuric

Gani I. Mehmeti

Gjuriq: Na është bërë padrejtësi historike me Kosovën!

Sikur ta dinin histroinë serbët, nuk do të shkaktonin luftëra dhe nuk do të kërkonin tokat e pushtuara nga ta, si toka të tyre.

Ose, edhe nëse e dinë, bëhen sikur nuk e dinë, të verbuar nga lakmia për të përfituar toka të tjerëve, sidomos nga shqiptarët, pse janë mësuar që të pushtojnë e pastaj të miratohen pushtimet e tyre nga shtetet e mëdha e të fuqishme.

Kjo kështu ka ndodhur me pothuaj gjithë territorin e Serbisë së vendosur sot si shtet, e sidomos nga viti 1878, me Kongresin e Berlinit e deri edhe në vitin 1913, kur copëtohetn tokat shqiptare nga fqinjt tanë.

Dhe, tani, kur pakashumë duket një drejtësi nga ndërkombëtarët me rastin e çlirimit të Kosovës prej serbëve, këta dalin e kërkojnë haptas Kosovën, duke akuzuar se sikur «iu paska bërë padrejtësi historike me Kosovën, Serbisë» !

Këta nuk dinë diçka tjetër, përveç të qahen e të ankohen kudo. Nuk duan të jenë të barabartë me të tjerët, se vetëm këta janë «njerëz» që kërkojnë të drejta për serbët, kudo që janë, ndërsa ua mohojnë ato të gjithë të tjerëve në Serbi.

Gjuriqi dhe të tjerët, është mirë të lexojnë historinë dhe të shohin se e kujt ishte Kosova deri në vitin 1912, kur u pushtua nga Serbia. Prandaj, pikërisht kjo është një drejtësi e jo padrejrtësi.

Të parët e shqiptarëve, Pellazgët, pastaj Ilirët dhe fiset e tyre, ishin të parët në ILIRI, sot Ballkan. Asnjë popull tjetër nuk paraqitet tek Iliada e Homerit, përveç shqiptarëve, madje as grekët, e lëre më serbët, që shumë vonë foromohen si komb dhe këtu vijnël si pushtues dhe nuk janë etnik.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.