9.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Sanksionet e reja të paralajmëruara nga Joe Biden kundër Rusisë, dhe vdekja e Alexei Navalnyt

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Vdekja e javës të kaluar në një kamp rus të kritikut të ashpër të politikës të Kremlinit dhe liridashësit, Navalny, bëri bujë të madhe në shtypin botëror. Diktatorët secilin njeri që mendon ndryshe e shpallin armik. Kështu veproj edhe diktatori më i urryer Vladimir Putin, i cili thuhet së në mënyrë mizore i mori jetën kundershtarit të luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan, u takua më gruan dhe vajzen e Navalny në Kaliforni, duke paralajmëruar vendosjen e më shumë së 500 sanksioneve te reja kunder Rusisë si përgjigje edhe për vdekjën e politikanit të opozitës ruse.

Alexei Navalny, pikërishtë në përvejtorin e dytë të fillimit të luftës në Ukrainë. Bajden mendon së masat e reja do ta godasin fuqishem Rusinë, që Putin do të paguaj një qmim shumë të lartë për agresionin dhe mbytjen e Navalnyt. Perëndimi duhet të fiton këtë luftë, jo vetëm për ruajtën e paqës në botë, por edhe për përspektiven e shumë gjeneratave të cilët mund të paguajë kosto shumë të lartë të një lufte botërore, nga teket e një psikopati siq është Vladimir Putin. Ndihma ushtarake pakësa e ndalur do të bënte që Ukraina të rifitoj zonat e humbura në liindje dhe në jug të vendit, që tani janë nën kontrollin rus.

Vendosja e saknsioneve shtesë nga Amerika dhe nga 27 vendet e BE-se, do të ishte e mirëseradhur për të stopuar hegjemoninë rusomadhe të Kremlinit. Forcat ruse zaten u tërhoqën më shumë së gjysma e territorit të pushtuar të Ukrainës në vitin 2022. Ukraina në ndrejtimin e Zelenskit shkatërroi për këto dy vite shumë anije luftarake dhe aeroplane, dhe mbi 2500 tanke ruse sipas të dhenave të ekspertëve ushtarakë. Sipas po këtyre vlerësimeve humbën jetën në luftën më ushtrinë ukrainase rreth 120 mijë ushtarë rus, e këto shifra mund të janë edhe më të larta. Rusia kishte menduar dy vite më pare së më aksion të rrufeshem do të pushtojë Ukrainën për dy javë.

Edhe pse ushtria ruse përdorën mjetet dhe metodat më të ndyta të luftës, të ndaluara edhe më konventa të ndyshme ndërkombëtare i vranë dhjetëra e mijëra civilë, gra dhe fëmijë dhe rrenuan qytete të tëra, por nuk ju dolën hesapet siq kan menduar. Ky shtet gjenocidial do të humbas edhe 18 përqindëshin e terrotorit që e ka momentlisht nën kontroll. Kjo luftë mbi një shtet sovran më gjithë brutalitetin e kishte habit botën demokratike. Nese ukrainasit mos të kishin qendruar heroikisht para një superfuqie ushtarake, sot Putini do të qendronte në derën e Evropës Qendrore.

Dhe, mu për atë nuk duhet lejuar më asnjë kusht, të fiton luftën një psikopat i shekullit, i cili do të kthente botën jo më vite, por më shekuj mbrapa. Rezistenca kaq e fortë e Ukrainës përballë një armiku mizor, siç është Rusia e Putinit, sigurishtë së meriton ndihmë shumë më të madhe ushtarake dhe financiare. Duhet të hiqët botkuptimi i gabuar së lufta po zhvillohet diku larg, e që neser mund të jetë para dyerve tona. Në asnjë rast nuk duhet të nënvlersohet një përson i tillë psikopatik, i cili botës mund të sjellë kataklizmë të re të lufës bërthamore.

Në fakt janë duke i fërkuar duart të gjithë autokratet, e më së shumëti fitorës të Putinit do ti gëzohej, Alesander Vuçiqi e radikalet tjerë në pushtetin e Serbisë fashiste. E këtu më së shumti bëhët fjalë për pushtimin e veriut të Kosovës, e sigurishtë së pretendimet e tyre janë edhe më të mëdha. Kjo kënaqësi për pushtime të reja të Rusisë në Evropën Lindore, dhe të Serbisë në rajon nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë nga Amerika dhe nga NATO.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit