Sa po respektohen ligjet dhe Kushtetuta në Kosovë?

0
Kuvendi Kosovë

Vështrim

Skënder MULLIQI

Klasa e vjetër politike që për shumë vjet ishte më pushtet si përfaqësues të popullit, ishin pak të dobishem. Ata keqëpërdorën pozitat shoqërore dhe politike, duke i vu interesat përsonale para interesave të përgjithshme. Pak punuan për shtëtndërtim dhe mirëqenje në fazën shumë të rëndësishme të tranzicionit. Kjo klasë e cile ende po pretendon pushtetin edhe pse nuk i ka votat, Kosovën dhe qytetarve ju lanë të dera korrupcion dhe krim të organizuar më bollëk. E kjo ndikojë që mos të kemi zhvillim të duhur dhe mirëqenje për të gjithë, por të kemi varferim dhe largime masive nga Kosova.

Kjo klasë është recidiviste më logjikë autokratike, shumë e ka përjashtuar demokracinë, dhe së bashku më te edhe funksionimin e strukturave të saj. E nese nuk dëshirohet demokracia, na servohet fashizmi. Në Kosovë partitë politike krijuan mekanizima për punësim mbi baza partiake duke i lënë anash shumicën, kur dihet së e drejta e punës është gjëja elementare e të drejtave njerëzore. Funksionojë logjika imponuese e tyre karshi qytetarëve duke i kushtëzuar më votë, nese dëshirojnë punësim, dhe si kthim të argatisë ti përmbajnë ata edhe kur bëhët fjalë për korrupcion dhe vepra të ndryshme kriminale.

Këtë e pamë që ndodhi pas lufte siq ndodhën edhe shumë marifete tjera, që e zvetnuan imazhin e vendit para botës demokratike. Kjo logjikë është e pakuptueshme dhe amorale. Edhe tash kur po pretendojnë pushtetin më çdo kusht pa i pasur votat, e kan futur Kosovën në ciklin e ri të krizës insituticionale. Ka ardhur koha që klasa e re e cila mirë e ka filluar punën në mandatin e kaluar, të vazhdojë të punojnë mirë, se vëtem kështu e përjashtojnë nga loja klasën e vjetër politike, duke e lënë përfundimisht pa fotelje.

Nëse opozita mendojnë se më zgjedhje të reja do të arrijnë më shumë, do të mashtrohen keq, së do ti pret humbje edhe më e madhe. Ka një vetëdijësim tjeter qytetarë, që vota mos ti ipet askujt bllanko. Klasa e re politike nuk duhet në asnjë mënyrë ti përseritin gabimet të gardës se vjetër politike. Nuk guxojmë ti kthejme proceset mbrapa, duke rreshqitur në autokraci. Të besojmë se ekzitojnë në Kosovë njerëz të ndershem dhe të pregaditur profesionalisht politikisht, që do të sjellin ndryshimet aq të nevojshme, për t’u bërë edhe Kosova pjesë e Evropës se Bashkuar.

Nuk bënë ti thyejme rregullat e demokracisë siç po na ndodhë se fundi më ngjarjet e dëmshme të një pjese të kuvendarëve në Kuvendin e Kosovës. Për të pasur demokraci liberale kualitative duhet pasur informim korrekt nga mediet, dhe sjellje karshi normave të saj. Kur bazohemi mbi regullat e demokracisë atëherë do të kemi nivel të duhur të përgjegjësisë dhe të moralit politikë. Shumë kuvendarë jo të përgjegjshem duhet përjashtuar, se Kuvendi nuk është pronë private e askujt.

Është koha e fundit që të dominojnë kualitetet në politikbërje. Të çmojmë individualen duke pasur parasysh kolektivitetetin. Dhe, qenësorja e gjithë kësaj është që tu përmbahemi ligjeve dhe Kushtetues. Të gjithë jemi të detyruar të respektojmë këto, ku do të sigurohej barabarësia për të gjithë. E për shumë kohë nuk ishte ashtu, apo jo…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.