SA E NGATËRRUAR ËSHTË KJO BOTË

0
Erdogan - Putin
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Turqia nënshkruan marrëveshje për të marrë gaz nga Rusia (shiko shkrimin më poshtë në oe24.at). Rusia don të blejë drona Bajraktar, të dizajnuara nga një shqiptar, nga Turqia, të cilët bënë një ndryshim në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Ndërsa Bajromi po pret kur Ukraina po e fiton lirinë romantike! Disa shqiptarë nuk dinë të përfitojnë nga rrethanat. Shumica e kosovarëve duan psh. fitoren e Ukrainēs më mirë, se sa ta marrë Rusia Krimenë me mbi 60% të popullsisë ruse, dhe ta njohë edhe Kosovën, pavarësisht Serbisë, që hapë rrugën për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kosova si Palestina duan drejtësi absolute ose ndryshe nuk shkon. Kjo, se janë tepër krenarë. Kur Bill Clinton arriti një marrëveshje maksimale për t’i dhënë territor Palestinës dhe Ehud Barak e pranoi marrëveshjen, Jaser Arafat nuk e pranoi atë. “Ti je njeri i madh, Bill” – i tha Billit, “por jo”. E Bill Clinton shkruan: “Krenaria ështē pararojë e dështimit.” (E huazuar kjo ndoshta nga një histori e Herodotit, për të bijën e të birin e Perianderit, tiranit të Korintit.)

Kam parë se kosovarët sillen shpesh me ndjenjat e palestinezëve. Edhe kur u vjen zogu te dera, nuk dinë ta kapin. Merren me gjëra kot, pa vlerë dhe nuk meren me esencë. I tërheqin për hunde. Asosacioni e reciprociteti, jo njohja nga Serbia apo zgjidhja e problemit të madh ekonomik, që kanë me importet nga Serbia! Pra, Kosova po merret më shumë me axhendat serbe në Kosovë, e jo me axhendat e saj…

Kosovarët presin që punët t’ua zgjidhin të tjerët, se ashtu janë mësuar, nuk u shkon mendja të zgjidhin ndonjë punë vetë, të marrin iniciativa në dobi të vendit të tyre. Por për ta vjedhur vendin e tyre si në Shqipëri, dinë edhe ata.

Shkrimi nga oe24.at:
https://www.oe24.at/welt/ukraine-krieg/putin-und-erdogan-schliessen-wirtschafts-und-energievereinbarung/52661056

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.