ROMAN ME SHUMË SHPALOSJE FILOZOFIKE

0
10
Mehmetali Rexhepi - Lëkura e gurit

Nga: Isak A H M E T I

Kohë më parë, autori i njohur në letrat shqipe, Mehmetali Rexhepi, ka nxjerrë në dritë veprën e tij më të re, romanin me titull mjaft intrigues: LËKURA E GURIT, SHB ROZAFA, 2024 fq. 297.

Këtë vepër vlerash të mëdha poetike-filozofike, të cilën autori ma ka dhuruar me dedikim të veçantë (për çka e falënderoj publikisht nga zemra), e kam lexuar pa humbur kohë, brenda 48 orëve, falë gamës së gjerë tematike ku autori, në mënyrë të veçantë ka shqyrtuar temat e shpirtit, të universit dhe të misterit të ekzistencës.

Ky roman me vlera shumështresore, i redaktuar nga shkrimtari dhe studiuesi i njohur Prend Buzhala dhe i edituar nga Ramadan Mehmeti, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, nis me një citat të njohur të Geieg Orwell-it: “Tortura më e madhe për njerëzit inteligjentë është të jetosh sipas rendit të preferuar nga injorantët”.

Në këtë roman që lexohet me një frymë, siç e ka vënë re Prend Buzhala, te shkrimi i tij me titu:

REALITETI ALTERNATIV – ENIGMA E PËRSOSJES SË BOTËS, autori ka përshkruar, në mënyrë brilante, vështirësitë e kapjes së thelbit të bukurisë dhe të shfaqjeve të pashpjegueshme të natyrës.

Ka përdorë metafora dhe imazhe poetike për të shprehur vështirësitë e kuptimit të thellësisë të realitetit (fq. 29.) Në këtë mënyrë autori ka arritur të krijojë një realitet alternativ, përkatës, përmes Enigmës së Përsosjes (së Botës, Natyrës, të Bukurës, etj., më kontrastive nga realiteti historik, shoqëror, jetësor e estetik (po aty, fq. 295).

Pjeslë të ndryshme të romanit përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe imazhesh duke eksploruar bukurinë, kërkimin e identitetit, dashurinë dhe shpirtëroren në një mënyrë të pasur dhe të hollësishme. Kemi në këtë roman pasqyrime poetike të pakrahsuesme si p.sh.
“Frymëzimi është kurorë e Zonjës së Rëndë, Zojës Shkodër, Zonjash Arbëreshë. Këngë e mbrujtur me dhimbje, në oazën e bartjes së autoktonisë me mallin e mallëngjimin sa deti, me detin në mes dhe Gjergjin e Motit të Madh në çdo altar shtëpie, ikonë krenarie dhe identifikimi” (fq. 96).

Te romani në fjalë, autori ka shprehur, ç’është e vërteta, jo vetëm filozofinë jetësore por edhe filozofinë e qëndresës. Për më tepër, ironia e lëkurës së gurtë në këtë roman në fakt është ironi e jetës, që në fakt bëhët sinonim i njeriut që vuan shumë, që duron shumë por ql më në fund triumfon. Krejt kjo filozofi fundanentale është shprehur bukur dhe me shumë ekegancë tek njëmbëdhetjë kapitujt e romanit, titujt e të cilëve janë:

I. LËKURA E GURIT,
II. NOFKATARËT,
III. MBRESA E DRUAJTSHME,
IV. HARTA ETNIKE,
V. ZBARDHËLLIME,
VI. SHKALLMIMI,
VII. SYNIMI,
VIII. DYTËSHORI,
IX. EPSHORI,
X. TË PUTHËSH PREJ VETËTIMAVE,
XI. DOGMA.

Në fund të romanit është shkrimi analitik me titull :
REALITETI ALTERNATIV – ENIGMA E PËRSOSJES SË BOTËS (fq. 293-300) i Prend Buzhalës që është botuar në shqip dhe anglisht.

Krejt në fund të këtij shkrimi, le të theksojmë se botimi i këtij romani shënon një mement të ri në letërsinë bashkëkohëse shqipe jo vetëm në Kosovë. Prandaj si i tillë është mirë që, për shkak të vlerave shumështresore që ka, të lexohet dhe rilexohet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.