Rikujtesë: STUBLLA, MONOGRAFI – KOHA TË RIBOTOHET !

0
8
Stublla - monografi

Nga: Isak A H M E T I

I. STUBLLA, monografi (2005)
Editor: Don Fatmir Koliqi

I. Në vend të hyrjes

Zyra e Famullisë së Shën Jozefit, në krye me famullitarin Dom Rrok Gjonlleshaj, në kordinim me intelektualët dhe KOTDM në Stubëll, më 2005 pat nominuar një grup punues dhe një këshill redaktues për hartimin e një monografie për Stubllën. Si kordinator për realizimin e këtij projekti ishte caktuar atëbotë Fatmir Koliqi. Mirëpo, ç’është e vërteta, grupi punues e ka kryer obligimin e vet, por këshilli redaktues nuk ka funksionuar, prandaj monografia në fjalë, e botuar me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Famullisë së Shën Jozefit dhe legalizimit të Shkollës së Parë Shqipe të Dom Mikelit në Stubëll, është botuar pa redaktim!

Prandaj monografia në fjalë, përkundër shumë vlerave të pakontestueshme që ka, ka dalë me disa të meta teknike e materiale, me formulime gjuhësore të pasakta, madje edhe me disa mangësi serioze e me të pavërteta, që në njëfarë mënyre edhe e zbehin imazhin jo vetëm të klerikëve por edhe të intelektuakëve, përkatësisht të autorëve të shkrimeve që janë përfshirë në këtë monografi. Shi për këtë, prandaj, është koha dhe e domosdoshme, vlerësoj unë, të korrigjohet, të plotësohet dhe të ribotohet. Le të shpresojmë!

II. Promovimi i monografisë

Me propozimin dhe inzistimin e Dom Rrok Gjonlleshajt, unë kam mbajtur një fjalë promovuese për këtë monografi, në Takimet e Dom Mikelit në Stubëll (2005), me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të themelimit të Famullisë dhe të legalizimit të Shkollës së Parë Shqipe të Dom Mikelit, fillet e së cilës i gjejmë që në vitin 1584 për të cilën kanë shkruar jo vetëm studiuesit shqiptarë si: Dhimitër S. Shuteriqi, Jashar Rexhepagiqi, etj., por edhe shumë studiues të huaj.

III. Strukturimi i librit

Libri në fjalë është strukturuar në shtatë pjesë:

I. Historiku i Stubllës,
II. (Mikro)toponimia dhe gjeografia,
III. Arsimi në Stubëll,
IV. Famullia e Shën Jozefit,
V. Sociokultura stubllase,
VI. Thirrjet E shenjtA në Stubëll dhe
VII. Stublla në mërgatë.

Librit i paraprin fjala përmbajtësore e Dom Fatmir Koliqit, ku,ndër të tjera shkruan: “Kjo është monografia e parë që ka për qëllim një paraqitje panoramike e informative nga të gjitha sferat e kulturës dhe të jetës në përgjitjësi në fshatin e Stubllës. Materiali që po ia dhurojmë lexuesit, është i zgjedhur, veçanërisht për miqtë e Stubllës. Në tërësi, monografia konceptohet nga një frymë respekti e admirimi, dashurie të lidhur hallkë-hallkë e që dëshiron të mos këputet kurrë. Prandaj, brenda materialeve do të gjendet thelbësorja e tërë kulturës së lashtë stubllase, historia e ditur dhe e dëshmuar mirë e kësaj ane, që nga shekulli pesëmbldhjetë e deri në ditët tona”. (fq. 6).

Në fjalën time me rastin e promovimit të këtij libri monografik, kam theksuar se në këtë monografi spikasin, para se gjithash, dy shtyllat kryesore të mbijetesës sonë: KISHA DHE SHKOLLA SHQIPE, që janë edhe shkaku kryesor i këtij kremtimi dhe këtij promovimi. Në këtë kontekst po përmendi se Stublla, si fshat i Malësisë së Karadakut, për herë të parë do përmendet në një defter turk të vitit 1455, por më pas edhe në një hartë topogeafike të Shkupit të vitit 1477 si dhe në shumë burime dhe dokumente të tjera që ruhen nëpër arkivat e njohura të Vatikanit, Stambollit, Vjenës, Dubrovnikut, etj.

Mirëpo në mënyrë të veçantë Stublla përmendet nga relatorët dhe misionarët katolikë në vitin 1584, në lidhje me hapjen e një Kolegji në Stubëll ku do mësohej teologjia, filozofia dhe klasikët e për të cilin kanë shkruar: Dhimitër S. Shuteriqi, Jashar Rexhepagiqi etj., por edhe studiuesit e huaj!…

Vlen të theksohet se tradita e arsimit që nis me 1584, do vazhdojë të përforcohet dhe pasurohet sidomos gjatë RKSH kur, siç dihet rashmë, në disa qendra të njohura të Kosovës si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike Shqiptare, do hapen dhe rihapen sërish shkolla shqipe, që do bëhen vatra të njohura jo vetëm të arsimimit dhe edukimit, por edhe të levizjes sonë kombëtare për çlirim nga Perandoria Osmane. Edhe në vitin 1846, në kohën e persekutimit masovik të Stubllasve për në Turqi, kishte funksionuar shkolla shqipe e Stubllës.

Ndonëse gjatë kohës së persekutimit (1846-1848), shkolla kishte qenë e mbyllur. Mirëpo sërish ajo do rihapet dhe do rifunksionalizohet më 1888, më 1890 dhe me 1896, kohë kjo kur,  të frymëzuar nga LP (1878) do të marrë hov Levizja Kombëtare Shqiptare për çlirim nga Perandoria Osmane.

Në mënyrë të veçantë Shkolla Shqipe e Stubllës e vitit 1905 do përmendet kur Imzot Pashk Trokshi formon Famullinë e Shën Jozefit në Stubëll dhe famullitarin e atëhershëm në Letnicë, Dom Mikel Tarabulizin, e emron famullitar në Stubëll dhe me përkrahjen e Austro-Hungarisë Dom Mikeli e bën legalizimin e shkollës.

Një kapitull të veçantë në këtë monografi përbën edhe martirizimi i shqiptsrëve të Malësisë së Karadakut, përkatësisht të Stubllës, Binçës, Terziajve dhe të Vërnakollës. Vdekja më tepër se njëqind shqiptarëve-martirë-të përndjekur në Anadolli dhe kthimi i 67-ve të të përndjekurve dhe të të martirizuarve të Malësisë së Karadakut bëhet model i një heroizmi popullor, i një levizjeje të madhe për çlirim nga Perandoria Osmane.

Në fjalën time promovuese për këtë monografi, hartuar nga grup sutorësh, se ajo, me karakterin e ssj gjithëpërfshirës, si një botim jo i rendomtë, është libër-homazh për Kidjën, përkatësisht për Famullinë e Shën Jozefit në Stubëll, për Golgotën e Martirëve të Karadakut (1846-1848) dhe për Shkollën ShqIpe, që janë shtylla të mbijetesës sonë.

IV. Në përmbyllje

Në përmbyllje të këtij shkrimi dëshiroj të theksoj se kjo Monografi, përkundër vlerave të padiskutueshme që ka, është e domosdoshme të ribotohet, por edhe shumë tekste që janë përfshirë aty duhet të korrigjohen, të riplotësohen me të dhëna të reja dhe të evitohen domosdoshmërisht edhe disa të pavërteta që janë shkruar dhe thënë aty.

Po shkoj me radhë:
P. sh. fq. 16 thuhet, citoj “Mërgimi i dhunshëm në Anadolli”. Duhet të jetë: Të përndjekurit dhunshëm në Anadoll.
– fq. 19 shkruan, citoj: “Gjendja e mërgimtarëve në Muhaliq”. Duhet të jetë: Gjendja e të përndjekurve në Muhaliq.
– fq. 58 shkruan, pos tjerave se Don Luka Cirimotiq ndërtoi Kishën e Re të Shën Jozefit në Stubëll, gjë që s’është e vërtetë! Kishën e Re e kanë ndërtuar besimtarët e Stubllës dhe jo Don Luka (ai ishte vetëm organizator, bashkë me disa besimtarë të Stubllës, që ishin në Beograd (por pa Don Lukën!) për t’u ankuar dhe siguruar lejen e ndërtimin e Kishës!…

Poashtu në fq. 58 thuhen plot të pavërteta në lidhje me veprimtarinë e Don Jak Prenkut. Aty thuhet se asfaltoi rrugën kryesore për Stubëll etj. gjë që s’është e vërtetë!…

Asfaltimi i rrugës për Stubëll (1985) është bërë falë kontributit 30% të stubllasve dhe 70% të BQK dhe administrimit të udhëheqjes së fshatit atëbotë si Shtjefën Demaj, Tush Ramaj, Kolë Demaj, Palë Gjergji etj. Por krejt kjo është bërë falë angazhimit dhe ndikimit të Isak Ahmeti atëherë profesor dhe funksionar me ndikim në Komunën e Vitisë.

Shi për shkak të këtyre mangësive, që i përmenda, e shoh të arësyeshme dhe të domosdoshme, që kjo Monografi të ribotohet!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.