Republika e Kosovës nuk është pronë private e askujt!

0
Albin Kurti - Edi Rama

Në vend të debatit

Pse nuk bëhet publike “ftohja politike”(sic!) në mes Kosovës dhe Shqipërisë…?! Pse opozita parlamentare në Prishtinë, kujtoj se nuk është në dijeni se çfarë po ndodhë në relacionet shtetërore në mes të dyja qeverive Rama-Kurti…? Në politikë në artin e të mundshmes, Kurti në Prishtinë dhe Rama në Tiranë, duhen të mbajnë qendrim më të matur dhe, pa huqet e të dyja palëve me sindromin allaballkanqe…(sic!).

Kosova dhe Shqipëria dy shtete sovrane, nuk duhet të emitojnë, larg qoftë(sic!) modelin e dy koreve me rrafshet e tyre me dorën e ftohtë akull të politikës! Sa larg Prishtina nga Tirana! Sa larg Kurti me Ramën,pa marrë parasysh dallimet e kabinetit qeveritar Kurti 2, do të duhej të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Prishtinë!

Albin Kurti (partia politike VV) i pati fituar zgjedhjet parlamentare dhe erdhi në pushtet. Kjo krejt në rregull me vlerat e demokracisë dhe të votës së lirë të sovranit, por askush dhe as Albin Kurti nuk e ka të drejtën të pushtojë e të largojë shtetin e Kosovës përmes “fletës poseduese”(sic!) dhe të sillet si në pronën e tij private në relacionet ndërkombëtare BE-SHBA.

Relacionet Prishtinë-Tiranë të qendrojnë në rrafshet kombëtare dhe të jenë më afër njëra-tjetrës, kjo e drejtë e natyrshme në frymën vëllazërore për zhvillimin e kaheve të forta ekonomike për të ardhmën e kombit shqiptar jo të varfër edhe në ketë fillim të shekullit të ri!

Albin Kurti dhe Edi Rama, bashkë për çështjen kombëtare dhe nisja në udhën e integrimeve në Evropën e bashkuar, ku hisja e kombit shqiptar po na pret në sirtarët e Brukselit.

Prishtinë, më 6 korrik 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.