Rënie e nivelit mesatar të inteligjencës së popullsisë së botës

0
Niveli i inteligjencës

Christophe Clavè

Niveli mesatar i inteligjencës së popullsisë së botës, e cila u rrit pasluftës deri në vitet 90′, është ulur këto 20 vitet e fundit.

Është përmbysja e efektit Flyn. Një nga shkaqet mendohet të jetë varfëria e gjuhës.

Studime të ndryshme në fakt, tregojnë se ka një rënie të leksikut duke si sjellë si pasojë varfërinë e gjuhës. Zhdukja graduale e kohës së foljes, i jep jetë një mendimi thuajse gjithmonë në të tashmen; i paaftë për t’u projektuar në kohë.

Thjeshtimi i tutorialeve, zhdukja e shkronjave kapitale (të mëdha) në fillim të fjalisë, shenjat e pikësimit, janë goditje për saktësinë dhe shumëllojshmërinë e të shprehurit. Më pak fjalë dhe më pak folje të zgjedhuara, tregojnë më pak aftësi për të shprehur një emocion apo të përpunuar një mendim. Studimet kanë treguar se edhe dhuna vjen si pasojë e paaftësisë për të shprehur emocionet nëpërmjet fjalëve.

Pa fjalë, nuk ka arsyetim.
Dihet se rregjimi totalitar e ka penguar mendimin e lirë, nëpërmjet zvogëlimit të numrit të fjalëve dhe kuptimit të tyre.
Nëse nuk ka mendim, nuk ka as mendim kritik.

Le t’i bëjmë fëmijët, studentët të flasin, lexojnë dhe shkruajnë. Edhe pse duket e vështirë. Sidomos pse duket e vështirë!
Sepse në atë vështirësi, ka liri!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.