RECITAL I SHKODRËS

0
Atdhe Geci - Kanuni poetik

Mendja e muza e ushqejnë me gjak poezinë
i japin frymëzim poetik për më të dashurën
i japin imagjinatë rendjeve të vargut poetik
i japin ëndje idesë të vetëdijes të qytetarit.

Forcë janë këngët e përroit, lumit dhe detit
forcë janë emocionet që kanë fuqinë e fjalës
ajo zhurmë midis resh nuk është festë shiu
por luftë e kohës sonë, një luftë pa të zotin!…

Në momentet më drithëruese të atdheut tim
ca këngë për ëmbëlsira përplasen mes veti
jemi ngritje e vazhdueshme e gjakut që na
lindi, jem djepi i përjetësisë pa kohë e datë

O tokë pellazge e ilirit, dardanit dhe Epirit
katër Molla të kuqe i ka Shqipëria e sotme
një shqiponjë e vetme e mbikëqyrë atdheun
katër dialekte republikë është gjuha shqipe

Tokë e atdheut e mbjellë me të ardhmen
a më rrëfen ëndrrën e pjesëve të pushtuara
dhe durimin që mund ta bartim nëpër kohë
Ti, ne s´jemi vetëm, kemi dhe të vdekshmit.

Atdhe Geci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.