Raporti: OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë

0

Gani I. Mehmeti

RAPORTI I OKB, SHUMË MË PROSERB SESA TA KISHTE BËRË VUÇIQI!

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 09:40,

Në një raport të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së drejtuar Këshillit të Sigurimit përshkruhen shqetësime të rënda për të drejtat e njeriut që prekin komunitetin serb në Kosovë. Në këtë raport të datës 14 tetor 2024, përmenden veprime të njëanshme të autoriteteve të Prishtinës, keqfunksionim institucional dhe masa kufizuese shoqërore dhe ekonomike, që kanë cenuar të drejtat e serbëve !të Kosovës. (Bota Sot, 23. 11. 2024).

Vërtet, është aq shumë për t’u çuditur, se si, raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është hiç më pak se ato ankesat e Vuçiqit për këto tri vite për serbët, kur qeveria e Kosovës kishte bërë diçka për të shtruar sovranitetin e saj edhe në komunat në veri të Kosovës, ani pse ka edhe shumë punë për të shtrirë plotësisht atë sovranitet Kosova atje, nga kundërshtimet e Vuçiqit, jo nga serbët e Kosovës.

Vajtohen serbët e Kosovës në raportin e OKB,  aq shumë, sa sikur të mos  e njeh njeriu gjendjen reale, vërtet, do t’i vinte shumë keq për « vuajtjet » e tyre.

Është për t’u habitur se si, OKB nuk merr parasysh çelësin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës që kanë të siguruar 10 deputetë, nuk merr parasysh Kushtetutën e Ahtisarit që u jep aq shumë të drejta serbëve të Kosovës, sa nuk ka në asnjë shtet tjetër kaq të drejta një pakicë, prej rreth 3.5 % të banorëve  të Kosovës kanë të drejta më të mëdha sevetë shqiptarët.
OKB nuk merr parasysh se serbët ishin të inkuadruar në jetën shoqërore e politike në Kosovë deri në momentin kur Vuçiq i urdhëron të largohen nga të gjitha postet, përfshirë edhe policët serbë. Nuk merr parasysh  edhe bojkotimin dy herë të zgjedhjeve në veri të Kosovës nga pala serbe, po me dirigjimin e Vuçiqit, për çka vijnë për kryetarë komunash  në veri shqiptarët, nga që nuk pati ndikim tek ta Vuçiqi që t’i bojkotojnë zgjedhjet!

OKB vetë ka qenë dashur të jetë kundër komunave të Serbisë në veri të Kosovës, nga që ky veri nuk është i Serbisë, por i Kosovës.

Në anën tjetlër, nuk janë keq serbët, sa i vajton OKB-ja, sepse deri këtë vit, shqiptarët ua kishin paguar edhe energjinë e shpenzuar elektrike. Dhe, asnjëherë kjo nuk u mor nga OKB-ja se sa solidarë ishin shqiptarët ndaj serbëve, sa shumë u kishte ndihmuar edhe Qeveria e Kosovës, që disa vite ua kishte paguar nga buxheti i saj rrymën e shpenzuar serbëve në veri të Kosovës.

Dher, pa hyrë në detaje të raportit, duke lexuar atë, duket sikur këto janë të gjitha fjalët e Vuçiqit, duke u ankuar për serbët e veriut të Kosovës. Në anën tjetër, nëse bën një krahasim të serbëve të veriut të Kosovës me serbët brenda Kosovës, nuk di të ketë ndonjë dallim. Prandaj, këtu nuk na del se janë keq serbët në veri të Kosovës, por del në shesh okupimi i këtyre komunave që t’ia bashkangjes Serbisë. Pra, nuk është halli tek njerëzit, halli është tek territori, tek pasuria e Kosovës në këto vise. Këtë do duhej ta dinë të gjithë, veçmas OKB-ja.

Si është e mundur të luftohet ai që mbrohet nga sulmuesi, siç është Kosova në këtë rast dhe të mbrohet ai që sulmon, siç është Serbia?! Kjo është më shumë se skandaloze.

E them edhe këtë që e dini edhe ju se, qëndrimi prej 25 vitesh në Kosovë i NATO-s dhe KFOR-it, që u jemi aq mirënjohës nuk janë, se do të sulmohet Serbia nga Kosova. Janë këtu se Kosova mund të sulmohet nga Serbia, që edhe tani e thonë vazhdimisht si Vuçiqi edhe të tjerë politikaj nga Serbia.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.