4.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

QË TË MOS KETË REZULTATE, LAJÇAKU NDËRMJETËSUES I BISEDIMEVE!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

Deri sa BE i zgjati  Lajçakut postin e ndërmjetësuesit për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo lë të kuptohet se, vetë BE nuk e mirëpret dhe nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve.

Lajçak është një kohë të gjatë si ndërmjetësues, por deri tani ai nuk ka bërë asgjë, përveç që ka mbajtur bisedimet në të njëjtin vend, në mos më keq. po, sepse, ai është parë haptas në përkrahje të Serbisë, bashkë edhe me Borellin. E, deri sa në vend të Borellit do të vijë dikush tjetër, nuk e di se çfarë qëndrimi do të ketë ndaj Serbisë Lajçaku, por aspak nuk është i mirëpritur nga pala kosovare, jo vetëm nga ata që janë në ekipin e bisedimeve, por ai është i irrutuar edhe nga popullata e Kosovës, sepse nuk ka bërë asgjë dhe as që pritet të bëhet diçka me të, pra është kohë e humbur, apo numërim në një vend.

Ai, siç thotë ajo fjala e urtë shqipe “S’ka çka i ban gomarit e i sjell samarit”. Gomarit, sepse ai lëviz, nuk rri e nuk mund t’i bëjë asgjë, ndërsa samari nuk lëvizë, çoje nga të duash, bëji çka të duash, silli o mos i sill, ai mbetet aty, pa bërë zë. E, kështu, Serbia që ka forcën, ka armatimin, ka Rusinë e Kinën, më kot përpiqen ta largojnë prej tyre e ta sjellin në BE, i bëjnë lajka, nuk e dënojnë, e përkëdhelin, nuk marrin masa ndaj saj, e rrahin krahëve, në vend se ta dënojnë.

Por me Kosovën sillen ndryshe, sepse kjo është ende në duart e ndërkombëtarëve dhe duhet të bëjnë ashtu si kërkojnë këta, e në veçanti, ashtu siç kërkon Lajçak. Shih për këtë iu shtuan masat, nën të cilat është ende pse kërkon të vendos rend e ligj edhe atje ku nuk kishte, pse ndoshta janë të paguar nga Serbia, e cila nuk lë gur pa lëvizur në dëm të Kosovës.

Sipas nesh, të gjithë hapat që i ka marrë Kosova për në veri, për çka iu vunë masat, kanë qenë legjitime, por këtu kanë ardhur në zbatim kërkesat e Vuçiqit përmes “ndërmjetësusesëve” të bisedimeve dhe Kosova ende vuan nën ndëshkimin e Lajçakut e Borellit bashkë edhe me disa proserbë të tjerë.

Serbia nuk e dëgjoi BE-në për sanksione ndaj Rusisë, nuk dëgjoi as për vizitat e marrëdhëniet me Rusinë, Serbia bëri agresion në veri të Kosovës, e kjo do të thotë ndaj Kosovës, por asgjë, po presin “raporte” nga Kosova, sikur nuk ishte brenda EULEX-i, besa në veri edhe UNMIK-u dhe vetë KFOR-i, që u sulmua aq në mënyrë barbare nga serbët – dhe asgjë askujt!

Për fund, vetëm po e përsërisë edhe një herë se: Deri sa të jetë Lajçaku ndërmjetësues i bisedimeve, përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, nuk ka.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit