Skënder MULLIQI
Ti kthehemi edhe një herë temës pse Kosova nuk u pranua në Këshillin Evropës? Pse ndodhi ndryshim radikal i disa shteteve të BE-së, të cilat kishin premtuar që Kosova të bëhët pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar? Të shkojmë pakë sa radhazi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE) në seancën plenare në Strasburg miratoi me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës, të hartuar nga raportuesja, deputetja greke Theodora Dora Bakojanis. Kjo deklaroj më këtë rast, së Kosova është demokraci funksionale, e cila ka siguruar edhe liritë fundamentale të të drejtave të njeriut, duke i plotësuar kushter për pranim.
Drafti ishte miraur nga Komisioni për Politikë të Jashtme, e më vonë Komisoni për Çeshtje Juridke dhe të Drejtave të Njeriut, kishte miratuar opinionin për aplikimin e Kosovës. Gjasat për tu pranuar Kosova në Këshillin e Evropës ishin, por ndryshuan qëndrim në hapin e fundit, Franca si sponzor kryesoor, pastaj Gjermania dhe Italia. Duhet thënë këtu së Kosova ka pasur shpresa të mëdha, pasi Rusia u dëbua nga Këshilli i Evropës pas ndërhyrjës ushtarake në Ukrainë në vitin 2022. Më të drejtë Kosova kësaj radhe u zhgenye në miqët e saj të Evropës, kur pritej së do të bëhej anëtare e re, në 75 vjetorin e kësaj organizate, ku nga 46 shtetet anëtare vetëm 12 prej tyre nuk e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ishin dy të tretat e shumicës, për të vendos pro, por kjo gjë shkojë huq.
Presidenti i Serbisë, pas dritës jeshile nga Asambeleja e Këshillit, në vizitën e tij në Francë kishte dëklaruar, së shpresat për të stopuar Kosovën në inkuadrim në Këshillin e Evropës, kishte marrë nga presidenti Emanuel Macron, që Kosova duhet paraprakisht të plotëson kushtin e implementimit të Asociaacionit të Komunave më shumicë serbe të derguar nga BE-ja. Nese Kosova nga këto shtete është pranuar si shtet, atëherë shtetet në fjalë ishte dashur të përmbushin detyrimin, duke konfirmuar subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës, duke e bërë Kosovën pjesë jo vetëm të Këshillit të Evropës, por edhe të qdo organizmi tjetër ndërkombëtar.
A është në pyetje frika nga Putin dhe Vuçiqi, si mundësi e eskalimit të situatës më luftë në rajon, apo në pyetje janë interesat e reja gjeopolitike dhe gjestrategjike do të tregon së shpejti koha? Duhet theksuar kur jemi këtu, së Qeveria e Kosovës, bëri kompromis të madh me një vendim të mëhershem për të pranuar që Manastiri i Deçanit, dhe 24 hektarët toke të regjistrohen në librat kadastralë të tij, që ishte edhe kërkesë e raportueses për pranim të Kosovës, Dora Bokojanis.Tre shtetet e Kuintit, ”harruan” së Serbia edhe pse përmës Vuqiqit, kishte marrë obligim për zbatim të marrrveshjës së Brukselit dhe të aneks marrveshjës të Ohrit, ajo nuk po i zbaton, siç kishte marrveshje në Bruksel për mos lobim që Kosova të inkuadrohet në organizatat ndërkombëtare, kështu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Formimi apo jo i ndonjë forme të asociacionit pa kompetnca ekzekutive, është çështje e juridiksionit të mbrendshem të Kosovës, dhe nuk kishte të bëjë më pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Duket tashmë qartazi së apelet nga Serbia për mos pranim dhe kërcënimet e saja që do të dalë ngë Këshilli i Eropës dhe lobimi përmës grupit punues serb, në krye më Ivica Daçiqin, e dhanë pa të drejtë rezultatin pro lobimit të eger serb. Per fat kështu nuk ndodhi në avansimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në NATO, ku këtyre ditëve u bëmë anëtare e asociuar e kësaj strukture ushtarake, si obrellë e ardhshme mbrojtjeje nga hegjemonia ruso-serbe në Ballkan.
MARRËVESHJE TREGTIE,
MARRËRESHJE GËRDIE!
Posi pres. Makronit ou Francës, po i dhëmb; se Serbisë nuk i shkrepi dhe u zu në mat pozicioni; se pse, qe pse: i dështoi plani ose klani Ruse Serbë oh, për ndarjen dhe okupimin të shtetit të Kosovës oh, për ripërfitimin ah, qindëra miliarda nga xehrorët e Trepçës të Kosovës o, që nga para luftes, gjatë luftes dhe, pas luftes, mbarë çlirimtare UÇK+USA+NATO+BOTA DEMOKRATIKE+ TROJET TONA SHQIPTARE+ MERGTATA SHQIPTARE që me plan edhe klan, që si dhuratë plaçke or kungatë praçke; për të ia dhuruar o Serbisë, si dhe Ruse Serbia, që i premtonte të ia dhuronte si peshqesh oh, miliardat për Francën, gjegjsisht për Makronin; ëh, kjo është më se e vërteta, më e hidhur; që me pasuri të Kosovës, Ruso Serbia dhe Franca oh, duke bërë marrëveshje tregtie ah, varrëreshje gërrdie?! Mani New Jersey USA 6 10 2023 1:48pm