Koment
Skënder MULLIQI
Urrejtja nder shumë factor që e veqojnë, është një ndjenjë ose gjendje emocionale që një subjekt ndjen ndaj një personi që beson se është i lig dhe kërcënon vlerën e tij.
Sipas psikoanalitikëve urrejtja është një gjendje e egos që synon të shkatërrojë burimin e pakënaqësisë së dikujt. Gjatë lëtyre muajve u përballem dhe ende po përballemi më format e ndryshme më të ashpëra të urrejtës politike. Ky diskurs i ashpërsisë, pa asnjë tolerancë ka fillur qysh pas luftën, dhe kjo është ashpërsuar këtyre muajve me tone primitive midis Kuvendit të Kosovës. Faktori bazë i urrejtjës politike është mungesa e kulturës, mungesa e emanicipimit familjar, mungesa e shkollimit dhe pretendimet e ndryshme pushtetare, më të cilat edhe po kemi punë. Aq me keq që urretjet e shpërfaqura në organin më të lartë të shtetit, dhe ne medie të ndryshme, janë sherre që mund të na kushtojnë shumë si shtet dhe si komb.
Kjo formë e përplasjeve për pushtet të cilat po na shfaqen kan një traditë nga sistemi komunist, e nuk kan asgjë të përbashkët më kulturën, pluralizmin dhe demokracinë. Kjo logjikë urrejtje përmanente deri në ekstrem në mes kundërshtarëve politikë, po na rrezikojnë si shtet dhe si komb në rajon. Kur jemi të kjo temë, mund të thëmi se urrejtjët politike kanë një histori ideoligjie midis kampeve politike kundershtare. Edhe nga ky kënd duhet shikuar krizën politike në Kosovë, kur dihet së kuvendarët janë edhe një përzierje ideologjike. Urrejtja sjellë të keqën, hakmarrjen, ndasitë, sherret, dhe mund të dërgojnë deri të më e keqja që nuk do ta dëshironte askush. Kalimi i caqeve të debatit public është bërë shkas i shfaqjës të gjithë kësaj krize politike dhe institucionale, në mos gjetjën e gjuhës së përbashkët për konstituimin e organeve të shtetit.
Po krijohet imazh i keq për politikën e këtij vendi, së nuk po fokusohen në zgjedhjen e problemeve reale, por duke u fokusuar në luftën për pushtet apsolut, si logjikë e vjetër komuniste. Këto paraqitje denigruese po e pengojnë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane. Ne vend që të ndëgjojmë biseda dhe marrje të vendimeve serioze për çka kuvendarët edhe janë të thirrur, po ndëgjojmë fjalë kafenësh, biseda që lidhen më planet korruptive. Kështu vijnë punët keq kur qëllimi kryesor i politikës jo të gjithëve aty, është pushteti e jo shteti.
Lufta politike duhet të bëhët për lavdinë e shtetit dhe kombit, për suksesin në shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme, jo luftë për ambicie nga më të egrat, sabotime, krijimi i grupeve fraksioniste edhe mbrenda llojit të vet. Po shihet së ende tek ne demokracia është në fazën fillestare të para 25 vitesh të pluralizmit politik. Politikanët zgjodhen rrugën e keqe, në vend që përmes politikës të arrijnë kulmin e lavdisë, autoritetit të pakontestuar të tyre. Ka disa politikanë të insipiruar më idealizem, të inspiruar për të punuar mirë, për të luftuar për shtet dhe mirëqenje. Kjo garniturë e shumicës të kuvendarëve të gjithë anagazhimin politik të tyre, e kan lidhur për interesa materjale. A nuk është ky paradoks i llojit të vet?Sigurishtë që po…
I nderuari Skënder!
Lexova shkrimin e juaj me titullin e mësipërm dhe me la përshtypje dhe më zgjojë kërsherinë për të dhënë koment.
Nuk po zgjati shumë, veç po thëm se:
URREJTJA është prelud dhe paralojë kobsjellse së keqës…
Urrejtja kurrë nuk largohet me urrejtje. Vetëm MIRËSIA e flakë urrejtjen.