POET QË REFLEKTON FORCË SHPREHËSE

0
18
Sabit Abdyli - Copa kujtimesh

Nga: Isak A H M E T I

Sabit Abdyli (1946), emër i njohur në letrat shqipe, autor i dhjetra veprave zhanresh të ndryshme, kohë më parë ka nxjerrë në dritë librin e tij më të ri me poezi me titull:

COPA KUJTUMESH, SHB”ROZAFA”, Prishtinë, 2024, fq.106.

Ky libër, të cilin autori e ka strukturuar në katër cikle si:
I. COPA KUJTIMESH,
II. RREZE E BUZËQESHUR,
III. ORË HISTORIKE dhe
IV. ZJARRI NUK I ZHDUK,

dëshmon se autori në fjalë është një krijues serioz që ka kulturë dhe elegancë shkrimi. Ai është individualitet krijues, që trajton thjeshtë, por bukur, larmi temash, me larmi stili.

Libri në fjalë që po ju paraqesim, hapet më një shkrim të shkurtër, por mjaft përmbajtësor, të Alketa Qejvanit. Aty Qejvani thekson me të drejtë se poeti Sabit Abdyli, vjen si poet i konsoliduar, si “mostër origjinale” në poezinë shqipe, vjen si poet – udhëzues kundër poezisë anemike (fq. 5).

Duke e lexuar me një frymë këtë libër, dhe poezitë që janë përfshirë aty, vërejmë se autori ka vënë referencat kohore në fund të poezive (viti kur është shkruar poezia), gjë që ndihmon zbërthimin e botës së figurave dhe si lidhen ato edhe me vetë jetën reale të poetit.

Libri në fjalë hapet me poezinë emblematike:

COPA KUJTIMESH

që reflekton, bukur dhe estetikisht,
botën e pasur poetike dhe origjinale të poetit:

Iku kohë kur takoheshim mbrëmjeve në korzo
Mëngjeset tek dilnim për gazetën
Para teatrit në Prishtinë
Për të parë tituj librash të rinj
Repertorin e shfaqjeve
Ditëlindjet festonim në shtëpi
Mes nesh nuk kishim mure as parti
Sot copa kujtimesh na mbeti ajo kohë
U rritëm, u ndamë
Se atdheu u bë i vogël për ëndrrat tona
Dhe bota e vogël gjithashtu
(Prill, 2022).

Edhe cikli i dytë: RREZE E BUZËQESHUR, shquhet me fuqinë shprehëse, me bukurinë e rrallë të fjalës që shpreh njëkohësusht edhe bukurinë e shpirtit krijues të autorit.

Kjo poezi, ndonëse e thjeshtë në shikim të parë, por e bukur, artistikisht e arrirë, me vlerë antologjike, shpreh botën e pasur të poetit, porosinë hyjnore:
Kujto ditët kur na buzëqeshte dielli !…” Mahnitëse!

Siç e ka vënë re Alketa Qejvani, te shkrimi: FTESË PËR LEXUESIN (fq. 5-6), duke e parë dinamikën e zhvillimit të stilit nga poezitë e para tek ato të fundit, rezulton se thelbi i trinomit surrealist: liri-dashuri-poezi, formojnë një realitet absolut, që përbën realitetin e shpirtit të tij krijues-lirik.

Në përgjithësi, pa hyrë në analizë më të thellë të këtij libri, që sapo e lexova me kujdes dhe përkushtim, po theksoj në mënyrë të veçantë se poezitë që janë përfshirë brenda katër ciklive, me elegancë gjuhe dhe stili reflektojnë botën e pasur shpirtërore dhe poetike të autorit, i cili, me shumë përkushtim dhe finesë ka trajtuar tema të larmishme. Dhe kjo, pa dyshim, e bën librin interesant dhe atraktiv për lexuesin.

Urojmë krejt në fund, që ky auror mos të ndalet dhe të na sjellë edhe libra të tjerë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.