Pjetër F. Arbnori si “Mandela Shqiptar” apo i Ballkanit etj. – Një përkufizim fyes dhe përcmues ndaj ish të përsekutuarit politik shqiptar

1
Mandela

Klajd Kapinova

Sikurse dihet ne vendlindje më 18 janar të vitit 1935, është dita e lindjes së intelektualit te shquar durresak Pjetër Filip Arbnorit, “Mandelës shqiptarose “Mandela i Ballkanit”, sikurse thuhet gabimisht në Shqipni.

Ai ishte një nga figurat më të nderuara dhe respektuara poskomuniste të kombit shqiptar.  Pjetër F. Arbnori (1935-2006), ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist (1944-1990), si dhe shkrimtar, gradualisht gjatë periudhës së brishtë të demokracisë arriti të bëhet deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Fatkeqsisht Arbnori është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste për 28 vjet. Nga ana e tjetër edhe njeriu me ngjyrë Mandela ka bërë gjithsej 27 vjet burg. Ai njihej për idetë marksiste dhe kishte lidhje negative dhe historike të gjatë me komunistët e dhumshëm të linjës shumë të ashpër dhe të amatosur të stërvitur në kampet ushtarake të Moskës dhe Pekinit. Arbnori ynë nuk ishte i tillë. Pra, kjo është esenca e parë ndryshimit dhe dallimit thelbesor të parë mes dy personazheve të mirënjohura publike, ku i pari ishte afrikan me ngjyrë e i dyti europian i bardhë.

Gjithsesi Arbnori & Mandela, janë dy figura thellësisht të ndryshme kontradiktore në përmbatje dhe kurrësesi ose aspak të ngjashme me njeri-tjetrin edhe pse të dy kanë qenë në burg me motive diametralisht krejt të kundërta.

Kështu afrikanojugori Mandela, sikurse dihet botërisht ishte një figurë kontraverse dhe marksiste, për pjesën më të madhe të jetës së tij, ndërsa shqiptari ynë Arbnori në fillim si liberal politik ose me ide majtiste, por jo radikale komuniste (pra ishte një idealist socialdemokrat), të cilat bindje politike gradualisht i ndryshoi, duke shkuar drejt qendrës së djathtë (Partia Demokratike Shqiptare 1990-2025), dhe ishte 100% e kundërta e afrikanit.

Kësisoj shohim se Nelson Mandela i Afrikës së Jugut, nuk ka vuajtur burgim pse ka qenë ndonjëherë kundër filozofisë apo praktikës së komunizmit eksperimental apo laboratorik tek njrëzimi, por ai ishte një ndër shkollarët sherrbudall më fanatik marksist ‘të idhujve të tij’, sikurse i quante ai asokohe, si: Karl Marks, Frederik Engel, Vladimir I. Lenin, Josif V. Stalin, Mao Ce Duni etj., si një lider i armatosur shumë aktiv i Partisë Komuniste të Afrikës së Jugut.

Mandela si komunist i thekur 24 karatsh, ka qenë një guerrilas i armatosur e i flaktë në masën 100%, i cili ka bërë thirrje vazhdimisht bashkëkombasve të tij me ngjyrë, për aksione dhe sabotazhe aktive konkrete me armë në dorë, për të përmbysur regjimin jo komunist në AJ.

Nelson Mandela, është trajnuar rregullisht si guerrilas komunist, për t’u përgatitur asokohe si ushtar rebel në kampet e stërvitjes së Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.) dhe Republikës Popullore të Kinës së Mao Ce Dunit, ku dhe ka marrë vazhdimisht mbështetje financiariare dhe trushpërlarje propagandistike politike marksiste.

Anëtarësimi i plotë dhe me ndërgjegje të lartë të Nelson Mandelës në SACP, nuk është më në diskutim (sepse ekzistojnë prova nga jeta e tij active si marksist guerrillas), lidhjet e tij me Partinë Komuniste “ndoshta” nuk ishin domosdoshmërisht ideologjike.

Kështu gjatë procesit të gjyqit të tij, ai gënjeu tek “argumentoi” (për të shpëtuar nga burgimi) se ai nuk i “përkiste” teorive të Marksit, Leninit, Stalinit dhe Engelsit dhe kështu nuk ishte komunist në bindjet e tij, por kjo nuk e përjashtoi atë nga anëtarësimi në Parti për qëllime “të tjera”.

Militanti Mandela, nuk ishte vetëm anëtar i Partisë Komuniste të Afrikës së Jugut, e cila ishte atëherë nëntokësore, por ishte njëkohsisht edhe anëtar i zjarrtë i Komitetit Qendror të Partisë. Shqiptari sikurse dihet Arbnori nuk ishte komunist dhe as antar i Byrose Politike të PPSH.

Pas regjistrimit të Mandelës në Universitetin Fort Hare në vitin 1943, ai e gjeti veten veçanërisht afër ideve të komunistëve, ku perceptimet e tij filluan të ndryshonin edhe nëse vetëm gradualisht. Si i vetmi afrikan i zi në Fakultetin e Drejtësisë, Mandela shpejt gjeti miqësi në një grup shumëracor aktivistësh të majtë marksist, midis tyre ishin Joe Slovo, Ruth First, George Bizos, Ismail Meer, J.N. Singh dhe Bram Fisher, disa prej të cilëve do të bëheshin anëtarë kryesorë të SACP-së.

Gjatë kësaj periudhe, një numër komunistësh me ngjyrë, si J.B. Marks, Moses Kotane dhe Dan Tloome, luajtën një rol gjithnjë e më të spikatur në udhëheqjen e ANC-së. Walter Sisulu u dashurua veçanërisht me përfitimet e bashkëpunimit midis ANC-së dhe SACP-së, megjithëse argumentet e tij që mbështesnin veprimin e përbashkët (fillimisht) u kundërshtuan.

Si Sekretar i Përgjithshëm, Sisulu organizoi emërimin e marksistit të krahut ushtarak Nelson Mandelës në Komitetin Ekzekutiv Kombëtar (NEC) të ANC-së në vitin 1950 dhe, në vitin 1951. Sikurse shihet kjartë Jo pa arsye ai u arrestua sipas Aktit të Shtypjes së Komunizmit në vitin 1952.

Në moshën 24-25 vjeç, Mandela punoi fillimisht si roje në një minierë qymyri në Johanesburg dhe më vonë, nëpërmjet lidhjes me Walter Sisulu, si nëpunës në një firmë avokatie. Në këto vende pune ai ra në kontakt me komunistët e u impresionua shumë nga takimet e tyre, ku nuk gjeti asnjë diskriminim midis njerëzve të racave evropiane, afrikane, indiane dhe të përziera.

Në shumë vende të kolonizuara, përfshirë Indinë, komunistët përvetësuan strategjinë e punës brenda partive nacionaliste për lëvizjen e lirisë, lufta për lirinë e Afrikës së Jugut ishte përvoja më e mirë e kësaj.

Një nga arsyet e burgosjes së Mandelës për 27 vjet nga viti 1964 deri në vitin 1990 ishte se amerikani konservator dhe antikomunist Roland Reagan, konservatorja britanike Margaret Thatcher dhe të tjerë e konsideronin me të drejtë atë (Nelson Mandelën) një militant fanatik komunist dhe vetëm pas shpërbërjes së bllokut lindor të Europës Lindore në vitin 1989 “imperialistët” e botës menduan se ishte e sigurt të jepnin sinjalin e gjelbër (si në semafor) për lirimin e tij nga burgu…

Në vitet 1985 dhe 1988, sundimtarët e bardhë i thanë N. Mandelës se do t’a lironin me kusht që ai të shmangte dhunën ushtarake, të ndalonte së kërkuari sundimin e shumicës dhe të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet me Partinë Komuniste Afrikane dhe botërore.

Mandela i indokrinuar keqas nga shpërlarja e trurit prej komunizmit të kuq muzhik bolshevik, kunanez dhe ai komunist kinez, refuzoi me këmbngulje të pranonte asnjë nga këto kushte. Ai nuk shihte asnjë kontradiktë në dhunë dhe jo-dhunë si një mjet strategjik.

Le të lexojme sëbashku disa sekuenca trushperlarjeje të shkruar me passion nga Nelson Mandela mbi Marksizmin dhe marrëdhënien midis socializmit dhe çlirimit kombëtar.

Kisha pak njohuri për marksizmin dhe në diskutimet politike me miqtë e mi komunistë e gjeta veten të hendikepuar nga injoranca ime për filozofinë e tyre. Vendosa ta zgjidhja këtë.

Unë mblodha me pasion veprat e plota të filozifit të madh dyshes Karl Marks dhe Frederik Engelsit, si dhe të udhëhqëve të shquar të Bashkimit Sovjetik Vladimir I. Leninit, Josif V. Stalinit, sikurse edhe të Mao Ce Dunit dhe të tjerëve, dhe hetova filozofinë e materializmit dialektik dhe historik.

Kisha pak kohë për t’i studiuar siç duhet këto vepra. Ndërsa isha i stimuluar nga Manifesti Komunist, isha i rraskapitur nga Das Kapital. Por e gjeta veten të tërhequr fort nga ideja e një shoqërie pa klasa e cila, sipas mendimit tim, ishte e ngjashme me kulturën tradicionale afrikane, ku jeta ishte e ndarë dhe e përbashkët.

Unë u pajtova me doktrinën themelore të Karl Marksit, e cila ka thjeshtësinë dhe bujarinë e Rregullës së Artë: “Nga secili sipas aftësisë së tij; secilit sipas nevojave të tij”.

Materializmi dialektik dukej se ofronte si një dritë kërkimi, që ndriçonte natën e errët të shtypjes racore ashtu edhe një mjet që mund të përdorej, për t’i dhënë fund asaj. Ai më ndihmoi ta shihja situatën ndryshe nga prizmi i marrëdhënieve bardh e zi…

Lufta ishte të kishim sukses, duhej të kapërcenim të zezën dhe të bardhën. Më tërhoqën themelet shkencore të materializmit dialektik, sepse jam gjithmonë i prirur të besoj atë që mund të verifikoj. Analiza e tij materialiste e ekonomisë më dukej e vërtetë. Ideja se vlera e mallrave bazohej në sasinë e punës që shkonte në to dukej veçanërisht e përshtatshme për Afrikën e Jugut. Klasa sunduese i paguante punëtorëve afrikanë një pagë mbijetese dhe më pas i shtonte vlerë kostos së mallrave, të cilën e mbante për vete.

Thirrja e marksizmit për veprim revolucionar ishte muzikë për veshët e një luftëtari të lirisë. Ideja se historia përparon përmes luftës dhe se ndryshimi ndodh në kërcime revolucionare ishte po aq tërheqëse.

Duke lexuar veprat marksiste, gjeta shumë informacion që lidhej me llojet e problemeve me të cilat përballet një politikan praktik. Marksistët i kushtuan vëmendje serioze lëvizjeve çlirimtare kombëtare, dhe Bashkimi Sovjetik në veçanti mbështeti luftërat kombëtare të shumë popujve kolonialë.

Këtu kemi të bëjmë me dy biografi dhe rrugë të ndryshme. Në këtë drejtim Pjetri ka qenë e kunderta e Nelson-it. Atëhere si mund të përdoret Arbnori me emrin Mandela, kur bindjet politike të tyre ishin diametralisht të kundërta, që kontrastojnë thellësisht si nata me ditën.

Duke lexuar me kujdes biografinë e tij nga disa biografë afrikanojugor dhe të pavarur del në pah kjartë si drita e diellit se Nelson Mandela u dënua me burgim të përjetshëm për herë të dytë pse ishte marksist i dhumshëm ose me saktë një komunist i vendosur, sipas terminologjisë marksiste shqiptare.

Media e majtë globaliste markiste në SHBA, Europë dhe Afrikën e Jugut dje dhe sot, janë munduar të fshejnë shumë anë negative të idhullit të tyre marksist Nelson Mandela.

Për më tepër lexojmë, se në fillim të aktivitetit të tij politik marksist, ai ishte një racist kundër njerëzve të bardhë, që kishin lindur dhe rritur në Afrikën e Jugut, por që më vonë për arsye të situatës ndërkombëtare dhe në vend, ai evoloi ose moderoi (bindjet) gradualisht vetveten, ku ndryshoi mendimin politik mbi të bardhët bashkombas dhe punoi për zgjidhjet e problemeve të brendshme të vendit të tij, nëpërmes rrugës së dialogut dhe mirëkuptimit me njerëzit e bardhë me origjinë europiane, kur ai arriti të bëhet si Presidenti i parë i njerëzve me shumicë me ngjyrë në Afrikën e Jugut.

Pjetri lindi në Durrës, më 18 janar të vitit 1935. Në moshën e rinisë, nën diktaturën e egër komuniste ai mundi të mbaroi në dy vjet e gjysëm studimet në Fakultetin Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, Shqipëri. Qysh në rini ai ishte shkrimtar, përkthyes, veprimtar politik, dhe më pas mbas vitit 1990, arriti të bëhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1992-1997).

Historia e tij është e dhimbshme dhe një dramë e vërtetë, sikurse e mijëra bashkëmoshatarëve dhe bashkëkombasve të tij ish të burgosur politik. Për arsye të bindjeve të ndryshme politike, ai u arrestua më 27 maj të vitit 1961 përpara Degës së Sigurimit në Durrës. Gjyqi kundër grupit socialdemokrat, ku bënte pjesë edhe Arbnori, filloi më 8 gusht të vitit 1962, në ndërtesën e Gjykatës së Rrethit të Tiranës.

Në ditën e katërt të gjyqit, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me vdekje me pushkatim. Vendimin e Gjykatës Ushtarake të Tiranës e la në fuqi edhe Gjykata e Lartë. Pas 64 ditësh në “dhomën e vdekjes”, siç quhej qelia ku mbaheshin të dënuarit me vdekje, më 13 tetor 1962, iu komunikua falja e jetës nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, dhe dënimi përfundimtar me 25 vjet heqje lirie. Si pasojë e aktivitetit të tij në burg, iu shtua dënimi edhe me dhjetë vjet të tjerë për agjitacion e propagandë.

Pjetër F. Arbnori lirua nga burgu politik në muajin gusht të vitit 1989, pas më shumë se 28 vjetësh burg. Nelson Mandela edhe pse bëri po aq vite burg sa disidenti antikomunist shqiptar Pjetër F. Arbnori, ai u lirua nga burgu si një marksist i thekur dhe jetoi edhe veproi si komunist gjatë gjithë jetës së tij edhe kur u bë President i vendit.

Pesë muaj pas lirimit, më 14 janar 1990, mori pjesë në demonstratën antikomuniste të Shkodrës që rrëzoi shtatoren e Stalinit. Fill pas kësaj, u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike për Shkodrën.

Në zgjedhjet e para pluraliste u zgjodh deputet. Kreu për dy mandate detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë (nga 6 prilli 1992 deri më 24 korrik 1997).

Ai asokohe ishte Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës të Asamblesë së vendeve frëngjishtfolëse. Ai është përfshirë në fjalorin Who’s Who të intelektualëve, të hartuar nga Insituti Biografik i Kembrixhit, dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar.

Pak pas vdekjes, emri i tij iu vu njërit prej institucioneve kryesore kulturore shqiptare, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e cila që prej 25 majit të vitit 2007 jep çmimin letrar “Pjetër Arbnori” Më 28 tetor 2011, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin “Nderi i Kombit” (Pas vdekjes) me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.