PISHTARIT TË KOMBIT

0
Jashar - Shqipe Krasniqi

Zymer Mehani

PISHTARIT TË KOMBIT

(Në përvjetor të rënies së Jashar Sherif Krasniqit, birit të kësaj toke, mësuesit, prindit, atdhetarit)

Në zemrën e Kosovës, në flakë e furtunë,
Ra Jashar Krasniqi, si diell që s’u zbeh,
Me libër në dorë, me flamur në shpirt,
Me ëndrra të shenjta, me qëndresë shqiptarisht.

Djalë i denjë i gjakut që s’njeh përkulje,
Bashkëshort i dashur, shtyllë për familje,
Prind i urtë, që mbolli në zemrat e njoma diturinë,
Fjalën e mirë dhe dritën që s’vdes kurrë n’errësirë.

Mësues elitar, me diturinë si armë,
Shkronjat i kthente në pushkë lirie,
Në çdo klasë jehonin fjalët e tij,
Për atdhe e për nder, për dritë e për dije.

Atdhetar i denjë, në ballë të betejës,
Jo me urrejtje, por me dashuri për tokën,
E vranë barbarët, po s’e mundën kurrë —
Zëri i tij s’ndalet, gjëmon si trokthi në kohë.

Në këtë përvjetor, përkulen blerimet,
E toka dridhet, mallëngjyer nga dhimbja,
Por edhe krenare — se Jashari i saj,
U bë dritë që s’fiket, në zemrën e Kombit.

Pusho në paqe, o bir i Kosovës,
Në përvjetor e çdo ditë, kujtimi yt rron,
Në kujtesë të nxënësve, në gjirin e familjes,
Në çdo amanet që e ndriçon horizontin tonë.

Vajza, Shqipja — bija e Jasharit të atdheut,
E nisi me ditar, me fjalë që ndrisin errësirën në jetë,
Me zë të qetë e zemër të fortë si shkëmb prej granitit,
Mësuese e dijes, por edhe bijë e betimit.

Kur fjala s’mjaftoi, mori armën e nderit,
Si babë Jashari — në ballë të lirisë,
U bë kushtrim për të gjallët e për tokën, porsi gjeraqinë
Një vajzë shqiptare e pamposhtur në stuhi e suferinë.
NË BALLIN E SAJ TRI SHKRONJA TË ARTA: UÇK, QË NA SOLLËN LIRINË

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.