Paqja në pyka

0
Bekim Rexhepi

Në Kosovë është një konglomerat i tillë politik që nën dozën e drojës, kërkojnë koncesione të tjera në emër të paqes, që s’po bëhet dot, pa kërcënime e konflikte të reja. Paqja nuk mund të ndërtohet me pyka.

Nga Bekim Rexhepi

Secili shtet që del nga lufta i dëmtuar kërkon paqe, por kjo nuk ndodhë tek agresoret, ata nuk duan paqe sepse gjithnjë e më shumë kërkojnë konflikte dhe kriza që kështu ta pengojnë paqen e të tjerëve, ngase duan të përfitojnë territore ose pasuri nga ato territore.

Të gjithë e dimë që Serbia, apo pushteti i saj kur është në pyetje Kosova dhe Bosnja duan konflikte sepse mbi konflikte ata ndërtojnë pushtet e tyre të gjata. Më këtë përsiatje nuk duam ti japim fuqi mbajtjes se konflikteve, e as ndonjë argument shtesë pushtetit konfliktuoz që të mbijetoi. Ka në radhët tona që mbajnë dozën e frikës se konflikteve dhe pushtetit të tyre, por kjo drojë nuk duhet të zgjerohet në konglomerat politik në mënyrë që të ndërtohet fryma koncesionare, si efekt i politikës, që të ndalet agresioni i konfliktit apo pushtetit të tij edhe me diçka tjetër.

Në Kosovë është një konglomerat i tillë politik që nën dozën e drojës, kërkojnë koncesione të tjera në emër të paqes që s’po bëhet dot, pa kërcënime e konflikte të reja. Paqja nuk mund të ndërtohet me pyka. Në çdo proces politik paqja sfidohet nga pykat, ato janë të ndryshme dhe ne nuk jemi pa hise në to. Procesi i pavarësisë së Kosovës kishte ca pyka në Vienë, kur u bë plani i Ahtisarit, më vonë Serbia i vuri edhe një pykë të drejtës sonë për Pavarësi, duke e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me një opinion këshillues të kësaj gjykate, e më pas vendosi pro të drejtës për pavarësi, e cila nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Pyka tjetër është vendosur në insiativën “Ballkanin e Hapur”, ku Serbia ka gjetur për mrekullinë e saj, një konglomerat politik shqiptarësh të kontaminuar, që nuk zgjedhin interesin e tyre nacional, por internacionalizohen tërësisht (në një paqe të rreme), madje sikur gjërat në paqe e kanë një garanci shekullore të mos konflikteve etnike e ndërshtetërore. Bosnja, Kosova dhe Mali i zi gjithashtu, janë sfidë reale për insiativën “Ballkani i Hapur”, sepse në Bosnje ka semafori i konfliktit është portokalli. Në Kosovë njohja nga ana e Serbisë ka ca pyka të vendosura ku i kërkohet territor, ndërsa Mali i zi sfidohet nga pakicat në këtë rast pakica shqiptare mbi vendos ekuilibër politik në këtë shtet.

Pra këto pyka që vijnë nga Serbia konfliktuoze dhe pushteti i saj nuk janë paqe e vërtetë, por vetëm një paqe e rrejshme. Serbia duke mbizotëruar tregun ekonomik te shteteve në “Ballkanin e Hapur”, synon si në rastin e Shqipërisë të gjejë konglomerat politik të kontaminuar që të dominoj dhe kjo mund të bëhet nëse nuk hetohet pa u bërë vonë. Kosova duhet të vendos pykën e saj “Ballkanit të Hapur”, se pa njohje nuk futet dot në këtë insiativë jo sovrane për të.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.