Skënder MULLIQI
Ideja mesjetare e “botës serbe”, është ide e spastrimeve etnike. Kjo ide ka konceptin fashizoid të gllaberimit duke filluar qytet më qytet, vend pas vendi, territor pas territori. Çdo miratim apo mos ndalim i kësaj marrveshje të shovenizmit serbomadh në rajon, do të prodhonte kaos dhe luftë të re ndërmjet popujve. Kjo është një mitologji mizore, është luftë për territore të huaja, e ushqyer nga gjaku. Kjo është plotësim i egove të sëmuara për Aleancat e Vendeve Serbe.Ideja “të gjithë serbët në një shtet”, është kategori fashiste, është urdhër për të vrarë, dëbuar, dhe për të shkatërruar gjithqka që është e huaja.
Orgjinë për Serbi të Madhe, po e vazhdon pas Millosheviqit edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksander Vuçiq më klikën e qetnikizmit në pushtet. Përfitimeve të reja nga ana e Serbisë të territoreve të Malit të Zi, BH dhe të Kosovës, ku ka dorë edhe diktatori rus, Vladimir Putin, ishte dashur të ndalohën nga NATO. Vuçiqi më së shumti në këtë drejtim është angazhuar që më luftë të ndanë Kosovën, duke e instrumentalIzuar minoritetin serb ne veri, permes strukturave terroriste të Radojqiqit të Listës Serbe.
Ne Mal të Zi, Vuqiqi përkrahës të madh ka gjetur kryetarin e Kuvendit, Mandiq, kurse ne BH, Dodikun e Republika Serpska, i cili po mban lidhje të forta më Putinin, dhe i cili këtyre diteve kishte takuar në Mal të Zi, Mandiqin, duke kërkuar haptazi realizimin e konceptit të idesë të “botës serbe”. Rusia dhe Serbia po krijojnë një qark të ri të përgjakshem në Evropë dhe në Ballkan. Kjo natyrishtë së do të ishte disfata më e madhe e botës demokratike, kundrejtë forcave të ërrëta dhe retrograde të këtij fillim shekulli.
Këto dy shtete përditë po ecin nga një ekstrem në ekstremin tjetër nga ambiciet e sëmuara të tyre. Vuçiq dhe Dodik përmës argatëve të tyre kan marrë direktiva nga Putini për destabilizim të rajonit, që i hyn këtij të fundit në funksion të madh për shkak të luftës në Ukrainë. Themeli i “botës serbe”, pra i aleancës së vendeve serbe që përfshin Serbinë, Republikën Srpska, Malin e Zi dhe veriun e Kosovës, u hodh moti nga Dobrica Qosiqi, SANU etj.