Arben Çokaj
Ish-Ambasadorja Alma Lama shpesh këmbëngulë që Amerika, NATO e Perëndimi të qëndrojnë fort kundër Rusisë e në përkrahje të Ukrainës. Edhe unë jam për Ukrainën, që të mos humbë asnjë pëllëmbë territor. Por sa reale është kjo dëshirë ose ky qëndrim?!
Ndërsa shoh në rrugë në Gjermani, një makinë me targa ukrainase që i kalon mbi 100 mijë dollarë, kujtoj se pasi filloi lufta atje, ekonomia gjermane pësoi goditje. Nafta e gazi vinin më lirë nga Rusia e tubat u hodhën në erë! Mirëqenia e Gjermanisë kaloi në kolaps, tani mosha e pensionit atje po bëhet 70 vjeç!
Gjermania e vende të tjera në Perëndim, përfshirë edhe SHBA-në e paguan shtrenjtë luftën në Ukrainëe jo më pak, Ukraina vetë. Zelensky është pasuruar marrëzisht nga kjo luftë e ne i prishim standardet e jetës vetes për shkak të saj. Rrezikojmë edhe një luftë bërthamore, nëse gjërat eskalojnë në drejtimin e gabuar. Unraina as ka vullnet e as ka ushtarë që ta vazhdojë atë luftë, atëherë si i bëhet?! A hyjmë ne në luftë me Rusinë për ta?!
Sai kushtoi Amerikës lufta kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës?! A janë taksapaguesit amerikanë që i paguan ato?! Pra është edhe veneimi i tyre se çfaré bëjnë me paratë e veta!
E ndërsa Alma vret mendjen si Bajram Kabashi e Zef Çuni se si t’i japim një keksion të mirë Putinit, unë mendoj se kjo nuk është fort e lehtë! Rusia i kakrijuar vetë ato armë, e ne nuk mund t’i japim mend dokujt, pa dhënë kontribut fare, se si duhet të veprojé, e se duhet të harxhojë paratë e tij për një luftë pa kuptim!
Unë jam dakord që Ukraina të ndihmohet, se e futi në lojë Amerika e Anglia, dhe një Rusi e Serbi e dobët na intereson edhe ne në planin kombëtar. Por nuk jemi ne që paguajmë e që vendosim!
Prandaj sa duhet të ndihmohet Ukraina?! Nëse ata e japin kontributin e plotë, edhe centin e fubdit për vendin e tyre, e nuk ecin me makina të shtrenjta e nuk pasurohen, atëherë e ndjej si problem moral, që ai popull duhet të përkrahet!
Por që Perëndimi të kalojë në krizë nga një luftë e kotë, nga një luftë e prirur drejt humbjes, nuk më duket e drejtë! Aq më tepër që Ukraina ishte dhe është një shtet i korruptuar e problematik.
Një shef CEO i Google, që kishte punuar me AI, thoshte se nëse 10% e parave që harxhohen për luftë e armë, do jepeshin për mjekësinë, atëherë i gjithë njerëzimi sot do të kishte sigurim shëndetësor falas! A e shikoni sa para harxhohen për destruktivitet?! Kjo tregon se njeriu është ende bagëti!
Pra, në këtë plan ekonomik, mendjet e narra e primitive me tru zhapiku e zvarraniku po na fusin në një spirale marrie e po na tërheqin pas vetes! Duhet të dimë t’u themi stop! Ta ndalim marrinë! Sa më parë! Por kjo këkon mendje të zgjuara e deterministe!