9.5 C
Tirana
E dielë, 22 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Një vështrim i përgjithshëm retrospektiv dhe empirik në panoramën e marrëdhënieve botërore...

Një vështrim i përgjithshëm retrospektiv dhe empirik në panoramën e marrëdhënieve botërore dhe atyre ndërkosovare …

0
Agron Shabani

Nga Agron Shabani

Për fillim:
Në faqen (rubrikën) e intervistave të gazetës „Bota Sot“; sot lexova edhe një të ashtuquajtur „intervistë ekskluzive“ të Amira Shaqirit me një të ashtuquajtur historianin, apo siç e quajnë naivët, diletantët ose amatorët e ndryshëm gazetaresk, „profesor të historisë“ me „emër të madh“, Jusuf Buxhovi (Guxhovi), i cili së pari në „shkrimet e tij historike“ ish Admiralin e shquar anglez, Welington, e quan ish Ministër të Jashtëm të Francës.

Pa i cekur gafat, mediokritetet, stupiditetin, nebulozën, sklerozën, inercionet dhe animozitetet tjera të „historianit Buxhovi“, i cili sa ka qenë bashkëpunëtor i „Rilindjes“ („Bujkut“) në Gjermani, mërgimtarë të shumtë shqiptarë, të cilët e njohin nga afër, thonë se pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke „tjerrur e dredhur lesh ndrikulle“ kundër veprimtarëve, intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë në emigracion dhe Kosovë, nëpër klubet dhe konsullatat serbo-jugosllave në Gjermani.

Ndërkohë që për faktin se „historiani Buxhovi“ pos tjerash ka qenë edhe bashkëpunëtor ose „papagall“ i UDB-së, ka shkruar disa herë intelektuali dhe eksperti profesional i inteligjencës dhe kriminalistikës, Nafi Çegrani etj. Nejse!

Ajo që më intereson të cek në vazhdim, është problematika e hetueshme e përqasjes, perceptimit, studimit dhe analizës shkencore, metodologjike, gazetareske ose publicistike të harkut ose trajektores së lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së Kosovës.

Kjo për faktin se sot për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, përveç luftëtarëve, komandantëve, liderëve, aktorëve dhe protagonistëve të njohur okularë dhe të vërtetë; flasin, shkruajnë, bërtasin dhe ulurojnë edhe udbashët dhe figurat e ndryshme xhuxhe ose minore si Jusuf Buxhovi & Company.

Kjo i bie se edhe luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, edhe lirinë (çlirimin), edhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, i kanë bërë „historiani“ Jusuf Buxhovi së bashku me „çetën e profetëve“ të UDB-së, apo „delengjinjtë e vegjël“ udbistë dhe jugokomunistë në Kosovë!

Kështu që nëse ti del e iu thua përse po gënjeni, mashtroni, sajoni dhe spekuloni, ore horra dhe maskarenj, menjëherë t’a turrin dhe ndërsejnë „çetën“ e qenve, këlyshëve ose zagarëve të ndryshëm virtualë dhe klandestinë me nofka të ndryshme si „Ilir Pagani“, „BSCC“, „Munikir“, „Ose, ose“ dhe kështu me radhë, që lehin përditë ham-ham-ham e llam-llam-llam nëpër portale të ndryshme dhe internet, duke i quajtur të gjithë fshatarët shqiptarë të Kosovës si „njerëz të egjër dhe primitivë, të cilët i shesin motrat ose kushërirat e tyre për lek“ dhe çka mos tjetër?!

E sidomos shqiptarët e fesë katolike, të cilët jo vetëm që i përqeshin, përbuzin, injorojnë dhe anashkalojnë në pushtetin (qeverinë) e Albin Kurtit etj., por edhe i kërcënojnë, keqpërdorin, shantazhojnë dhe detyrojnë patjetër me u bërë robër (skllavë) të tyre, me përjashtim të disa të ashtuquajturve „katolikëve të dëgjueshëm“, servilë, poltronë dhe kameleonë, që mund të numërohen me gishtërinjtë e njërës dorë.

Janë pikërisht ata të cilët gjatë kohës së luftës në Kosovë, ushtarët dhe policët (kriminelët) serbë dhe të tjerë, ua kanë kapur dhe dhunuar nuset (gratë), motrat dhe kunatat para syve dhe i kanë trusur si qen rrugësh ose zagarë.

Dhe sot dalin e shajnë, përqeshin, injorojnë, shpifin dhe kriminalizojnë qytetarët ose mërgimtarët shqiptarë të fesë katolike (kristiane), së bashku me ata që ndodhen të paraburgosur në Den Hagë, në emër të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit dhe kmerëve të kuq udbistë ose jugokomunistë.

E tërë kjo nën thirrjet, sloganet, pamfletet ose parullat e nxehta „revolucionare dhe patriotike“ të tufës (kopesë) së madhe turko-osmane dhe bllokut (kampit) të njohur jugokomunist në Kosovë.

Është e njëjta agjendë dhe narrativë e kulakëve të dikurshëm jugokomunistë në Kosovë, të cilët i kanë burgosur, internuar, vrarë, zhdukur dhe masakruar afro 30.000 shqiptarë të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën ish Jugosllavi, së bashku me „partizanët“ (çetnikët) e Titos, Rankoviçit, Dizdareviçit etj.

Shihet dhe dihet qartë se disa „qytetarë urbanë“ të Gjilanit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Vushtrrisë etj., më tepër i urrejnë shqiptarët e fesë katolike së bashku me intelektualët dhe patriotët shqiptarë nga fshati -, të cilët i quajnë „zalloga, apo opinga“ etj., – se sa çetnikët ose kriminelët serbë që ua kanë dhunuar dhe ç’njerëzuar gratë, motrat, kunatat etj., para syve.

Është pikërisht kjo „logjika“ dhe „filozofia“ primitive, mesjetare apo arkaike e kulakëve, çipçinjve ose fosilëve të serbit, turkut, boshnjakut dhe bullgarit në Kosovë që janë për eksport.

Ç’ është gazetaria hulumtuese (investigative) si ide, praktikë dhe teori në përkufizimin e përgjithshëm (gjeneral, global ose universal)?

Në kuptimin e studimit, hulumtimit dhe analizës së përgjithshme ontologjiko-epistemologjike të tërë asaj që është ashtu siç është: Gazetaria e njohur hulumtuese ose investigative, ka për qëllim hulumtimin, ekzaminimin, anamnezën, studimin dhe analizën e përgjithshme shkencore, profesionale dhe metodologjike të tablosë apo pasqyrës së gjithëmbarshme të marrëdhënieve të brendshme (vendore) dhe ndërkombëtare – përmes gazetarisë së shkruar (të shtypur), gazetarisë televizive, gazetarisë radiodifuzive, gazetarisë së portaleve ose internetit, gazetarisë së standardizuar, foruminane ose kabinetike, gazetarisë protokollare, gazetarisë konstruktive, gazetarisë kulturore, shoqërore ose qytetare dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, burimet e informacionit së bashku me hulumtimet, studimet dhe analizat e preferuara shkencore, metodologjike, profesionale, respektivisht gazetareske ose publicistike, ndahen ose klasifikohen në dy-tri pjesë dhe kategori të veçanta: 1. Në hipoteza, konkluzione, mendime dhe përfundime të kualifikuara, të vërtetuara dhe finale; 2. Në përvojën dhe materien interaktive të çështjeve, aspekteve, gjërave apo problemeve në studim, hulumtim (investigim), shqyrtim dhe analizë; dhe 3. Në njohuritë – dituritë – empirike, praktike dhe teorike.

Aty i kemi edhe etimologjinë dhe infografinë etj.

Kjo për faktin se bota në të cilën jetojmë, penetrojmë, frekuentojmë, krijojmë dhe punojmë, më tepër është diskursive, respektivisht multipolare, interaktive, interpolare etj., se sa ekskursive, unilaterale ose monologjike. Duke menduar në diskursin e njohur evolutiv, empirik dhe dialektik të dialogut, komunikimit ose komunikologjisë së kualifikuar, elokuente, profesionale, intelektuale dhe inteligjente.

Në të kundërtën, për mendimin e njohur të Albert Camus (Albert Kamysë) ka disa çështje ose probleme serioze në filozofinë dhe historinë e gjithëmbarshme të marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe këto- sipas tij – janë mashtrimi, nënshtrimi, poshtërimi, nënçmimi, sundimi, cinizmi dhe injoranca, të cilat çojnë patjetër në vetëvrasje ose zhdukje individuale dhe kolektive. Në fatalitet dhe morbiditet.

Po jetojmë në një botë sfiduese, turbulente, konfuze dhe kaotike, çfarë (nuk) e njohim të gjithë! “Të jetosh i lumtur dhe i lirë në harmoni me vullnetin e Zotit dhe natyrës” – thonë se ky është stili i jetës normale.

Në të kundërtën, sipas Jul Cezarit: “Dobësia, vullneti dhe dëshira, e jo natyra negative, violente, infantile dhe patologjike, janë e ëma (nëna) e të gjitha rënieve, disfatave dhe dështimeve të mundshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.” Kështu që as ti nuk sheh asgjë të gabuar për një trohë reflektim (post-investigativ ose post-rezilient) në renditjen ose konstelacionin e sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, e me theks të posaçëm në luftën e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike në Ukrainë, e cila botën ose civilizimin tonë njerëzor sikur e ka sjellë buzë një të fikëti ose infarkti të përgjithshëm; në çështjen dhe problemin e diskutueshëm të Grenlandës, Lindjes së Mesme, status quo-së ose “konfliktit të ngrirë” Kosovë-Serbi etj.

Ndërkohë që lufta e rrezikshme dhe apokaliptike e Rusisë në Ukrainë, së bashku me luftërat ose krizat tjera gjithandej globit, vazhdojnë të paraqesin një thembër Akili dhe ekuacion të madh me shumë të panjohura dhe të papritura për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme botërore dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst të dyshimtë apo difuz, duhet kuptuar, akceptuar dhe justifikuar edhe “bordi i paqes dhe sigurisë botërore” i iniciuar, menaxhuar dhe sponsorizuar nga Presidenti Trump, të cilit rastësisht si patericë, ose zorrë qorre (e verbër), iu bashkua edhe Kosova xhuxhe, asociale dhe parazite me Presidenten e saj zevzeke, komplekse dhe ineficiente, Vjosa Osmani. Në instancë të fundit, marrëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme botërore-ndërkombëtare janë të lidhura dhe të gërshetuara në sfond në bazë të lidhjeve të padukshme, misterioze ose enigmatike për publikun (auditoriumin) e gjerë, ku, si të thuash, asnjëherë nuk mund të prekësh dhe këpusësh një lule nga masivi i kopshtit të madh botëror, pa e shqetësuar një yll global apo universal.

Dihet se kush janë yjet globalë apo universalë të politikës dhe diplomacisë botërore. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me siguri – jo.

Në këtë kontekst, gjithashtu akoma nuk dihet me saktësi se kush mund të jenë figurat kyçe, të cilat mund t’iu japin fund acarimeve dhe tensioneve të ndryshme në mes Brukselit dhe Uashingtonit për sa i përket Grenlandës, Ukrainës, Lindjes së Mesme, Karaibeve etj. Europa dhe e tërë bota sot po përjetojnë një krizë të thellë. U mor vesh se lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë, së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid-19, kriza akute dhe permanente arabo (palestinezo)-izraelite etj., kanë nxitur apo shkaktuar një frikë dhe shqetësim tjetër akoma më të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjesht ekonomike, konjukturale, manufakturale ose sociopolitike.

Bëhet fjalë për një shqetësim të madh global – universal – që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit ose civilizimit tonë nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike, në mes Rusisë dhe SHBA-së, NATO-s ose Perëndimit. Kush e di!?

Ironia tjetër është fakti se i ashtuquajturi “shteti i thellë” ose dubioz, së bashku me forcat e ndryshme borgjeze, skllavopronare, retrograde, egocentrike dhe të tjera, mund të dominojnë botën, duke përfituar nga lufta e Ukrainës, kriza e Grenlandës, në Lindjen e Mesme, si dhe nga kriza ose recesioni i thellë botëror, i shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe krizat tjera.

Në mos gabofsha, diku në mes të muajit gusht të vitit 1914 dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian i kishte humbur afro 80 milionë banorë ose qytetarë të tij nëpër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nëpër kampet e ndryshme të përqendrimit, nga zia e bukës, ethet spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera.

Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europianë”, para – gjatë – dhe pas periudhës së Renesansës, së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprurës të “kugës”, të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.

Ndërkaq, idetë, konceptet, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkëkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësirë, kanë filluar të aplikohen, zbatohen dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) – me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit, apo armëve të zjarrit (pushkëve, topave, tankeve etj.), si dhe të ngritjes apo promovimit të armatave dhe ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetërore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptet, doktrinat apo teoritë e njohura ushtarake dhe luftarake të K. von Clausewitzit, Gumplowicz-it, A. H. Jominit, L. von Ranke-s, Th. Schieder-it, G. Sorel-it, W. Pareto-s dhe të tjerëve, së bashku me shtrirjen dhe zgjerimin e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subversive, propagandistike dhe të tjera nga niveli lokal apo rajonal në nivel botëror dhe interkontinental – e sidomos në shekullin XX (20), kur ndodhën dhe u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave dhe konflikteve të ndryshme lokale, rajonale apo regjionale.

Pak apologji diskursive dhe analogjike në sfond:

Etapa, apo periudha e lavdishme e Renesansës, e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj, pra 200 vite me radhë, me plot të drejtë mund të konsiderohet si njëra prej etapave apo periudhave më të plleshme, më reformuese, më revolucionare, evolutive dhe empirike e restauratore në historinë e përgjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzor.

Shpikja e barutit dhe tipografisë, zbulimi i Amerikës dhe shteteve e kontinenteve tjera, kozmologjia dhe astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminizmi, restaurimi dhe reformacioni, zbulimet e reja gjeografike, shkencore dhe humaniste, së bashku me një mori risish dhe novacionesh të tjera shkencore apo metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe mjekësisë nga dogmat apo demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, dekonspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, astrologjisë, retorikës dhe patetikës mesjetare dhe antike. Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelanxhelo Buonarrotin, Françesko Petrarkën, Jeronim De Radën etj.

U tha më sipër se periudhën e lavdishme të Humanizmit dhe Renesansës e dërmoi dhe e pllakosi një epidemi (pandemi) e rëndë, vdekjeprurëse, e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin “vdekja e zezë” (kuga), e cila thuhet se atëbotë e gjymtoi, sakatoi ose përgjysmoi popullsinë e Europës gjatë viteve (1348-1349 etj.).

Nga “vdekja e zezë” (kuga) e gjetën vdekjen më tepër se 25 milionë njerëz – qytetarë – europianë etj.

[…]

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhen poligon apo ‘arenë gladiatorësh’ të ndryshëm spekulantë, agjitues (propagandistikë), anarkoindividualistë dhe anarkoteorikë, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetesh ose simbolesh instinktive, imagjinare apo fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndrrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar në Kosovë. Politologjia apo shkencat politike e kanë strukturën dhe substancën e njohur plurale, primare apo ambivalente, të cilat mbështeten në ndërkohë në substratin, respektivisht substitutin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontestimeve, disonancave apo diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizioneve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste, së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive, aftësive të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit, aspiratave dhe interesave më të larta shtetërore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhen në fokusin apo agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike dhe diplomatike.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike qëndron pra te fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Të zgjohemi…!

Nuk e di nëse lufta është alternativë ose tjetërsim i paqes dhe lirisë, apo paqja dhe liria alternativë ose tjetërsim i luftës?! – do të pyeste dikur George Clemenceau. Duhet cekur dhe rikujtuar edhe kjo se të gjitha luftërat ose konfliktet e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin dhe deshifrojnë dështimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht muzgun apo ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Ndonëse, sipas Nikolla Makiavelit, nuk mund të ketë ikje apo shpëtim nga lufta, por vetëm shtyrje dhe armëpushime të ndryshme në dëm apo në dobi të palëve në luftë – konflikt.

Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos dhe nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi apo mbeti i gjallë nga lufta. Ndaj, mu për këtë, ne gjithmonë sikur dimë, flasim dhe mendojmë më shumë mbi luftën, vdekjen dhe rëniet heroike në fushën e nderit – frontet e luftës -, se sa për të gjallët, paqen, jetën dhe ardhmërinë tonë individuale dhe kolektive.

Në të kundërtën, sipas filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike: Largojeni politikën dhe diplomacinë e korruptuar, jointelektuale dhe joprofesionale nga lufta, nëse doni që çështjet, problemet apo konfliktet e ndryshme ndër-shtetërore, ndër-nacionale – ndërkombëtare – të zgjidhen brenda pak javësh.

Dërgoi për publikim, Isidora Nikollëbibaj

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.