9.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Një promovim i rrallë ne Hamburg për veprën e Prof. Dr. Oliver...

Një promovim i rrallë ne Hamburg për veprën e Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt-Gjergj Kastrioti Skënderbeu një Hero Arbëror i Evropës

0
Skënderbeu në Hamburg

Nue Oroshi

Shoqata e Intelektualeve shqiptarë “Trojet e Arbrit” si njëra ndër shoqatat gjithëshqiptare që po kujdeset për shkrimin dhe ruajtjën e historisë shqiptare tash e 21 vite do të jetë bashkëorganizatore se bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg si edhe shoqatat dhe organizatat vendore në Hamburg DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement), Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg, Klubi Kosova Hamburg, ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.), dhe Ilira në Elbe, ku do ta promovojmë librin e historianit të njohur Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt “Skënderbeu -Një hero arbëror i Evropës”. Ftojmë të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë promovim madhështor.

Në njoftimin e Konsullatës se Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, thuhet se ky organizim bëhet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d’Istria dhe partnerët e saj e cila ka kënaqësinë, t’ju ftojë në promovimin e librit “Skënderbeu – Një hero arbror i Europës”, me autor historianin e njohur Prof. Oliver Jens Schmitt. Përgjatë promovimit keni rastin të dëgjoni nga afër ligjeratat mbi historinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nga Prof. Schmitt dhe botuesi e publicisti i njohur z. Enver Robelli. Kurse pas programit, në një koktej rasti, keni mundësinë të shkëmbeni me autorin dhe botuesin.

Të ftuar të veçantë dhe ligjërues:
Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt – autor
Enver Robelli – botues dhe publicist

Promovimi i librit realizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d’Istria, si dhe me partnerët:
-DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement),
-Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg,
-Klubin Kosova Hamburg,
-ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.),
-Trojet e Arbrit (Shoqata e intelektualëve shqiptarë) dhe
-Ilira në Elbe.

Vendi: MARKK – Museum am Rothenbaum
Rothenbaumchaussee 64, 20148 Hamburg
Data: E shtunë, 7 shkurt 2026 ⏰ Ora: 15:00

Ta ruash historinë shqiptare është obligim kombtarë e sidomos atë histori të pjesës Arbërore ku heroi më i madh shqiptarë i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti –Skënderbeu jo vetëm që mbrojti Trojet e Arbrit por edhe mbrojti Evropën dhe i ruajti qytetrimin që sot e ka Evropa por që po i rrezikohet dita-ditës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.