Nga lufta, droga, dashuria e deri te erotika ekstreme

0
Ilir Muharremi - Ti

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit

“Shëmbëllente më fort si një çupëlinë. Tentova ta puth, por ajo m’i hiqte buzët dhe i mbante të ngrira. Buzët ia putha,por gjuha nuk depërtoi brenda. Tentova shumë herë, mezi e putha. Ishte një e puthur e ngadaltë dhe e gjatë. Buzët e saj ishin të njoma dhe të freskëta. S’më shqiteshin nga mendja leshrat e gjata. “Çfarë po ndodh me Klodianën?”, – ma ndërpreu puthjen. “E kam harruar.”, – iu përgjigja. Maria pak u largua dhe filloi të zhvishej, i hoqi të gjitha rrobat. Kishte një trup të përkryer, fati më kishte buzëqeshur edhe këtë radhë. Zotat ishin me mua. “Mendoj se të adhuroj.”, – i thashë kësaj bukuroshe.

U shtri në divan. Ishte lakuriq, ndërsa drita që i binte nëpër trup, kriojnte ca hije të ndriçuara dhe asnjë qime nuk e kishte në trup. “Baj çfarë të duash me mua.”, – më tha. Iu afrova, ia preka barkun lehtë, ajo sytë i kishte të mbyllur dhe kokën e ktheu kah dritarja. Rrezet e diellit kishin pikturuar peizazh mbi fytyrën e saj të njomë. Ndonjëherë ndihem sikur e kam parë që çdo gjë që ka për të ndodhur dhe është një makth. Loti doli nga sytë e mi, rrodhi kah faqet drejt buzëve të mia. E kishte shijen e ujit të detit, sepse lotët e të gjithë atyre të dashuruarve i kanë mbushur detrat dhe oqeanet. “Çfarë?”, – më pyeti Maria, e cila e vërejti fytyrën time. “Asgjë, thjesht, më fal, më fal, më fal!”, qaja, nganjëherë edhe me zë…”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.