Shkruan: Luan Asllan Dibrani
Çështja fetare si fenomen është ngritur qe një vite dhe pikërisht Teologu Emin Behrami i cili ishte larguar në vitin 2010 nga Bashkësia Islame e Kosovës që udhëhiqej nga Naim Tërnava, në një intervistë për Frontal në T7, ka folur për një skandal seksual që e kishte përfshirë Medresenë ‘Alaudin’ dhe ka publikuar skandalin seksual dhe ngacmimin ndaj studenteve të asaj qendre islamike. Zoti Behrami gurin e hedhë në kreun e “Bashkësisë Islame te Kosovës” në myftiun Naim Tërnava. Zoti Behrami me disa dokumente mbi 60 faqe prova, ai ka thënë se në këtë skandal janë të përfshirë dhëndri i myftiut Naim Tërnava, Bahri Simnica dhe Shemsi Rrahimi, i cili ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame.
Deklarata e Emin Behramit në T7 dha një pasqyrim të plotë mbi skandalin duke e zgjeruar hallkën e përfshirjes ne ketë skandal te jete të shëmtuar, te pa moralshëm dhe cenim i femrës shqiptare ne betejën për një emancipim ndër familjet evropiane qe kjo Medrese po nxjerr nga gjiri i vete shume mercenar antikombëtar, te dyshuar edhe për vepra të shumta korruptive, diskriminuese dhe kriminale ne nxitjen e urrejtjes ndaj vlerave tona kombëtare.
Në këtë medrese mësohet Kurani dhe lëndët e tjera fetare. E mes tjerash aty hoxhallarët ligjërojnë edhe për moralin që duhet të ketë një besimtar i fesë myslimane. Por, duket se ky moral nuk vlen për disa nga profesorët në këtë medrese. E për këtë çështje janë disa nxënëse të medresesë që kanë rrëfyer në lidhje me akuzat që Behrami i bëri në emisionin Frontal dhe është e udhës qe Prokuroria ta ndjek rastin deri në fund dhe ti shfrytëzoj dëshmitë e zotit Emin Behramit dhe ti intervistoj te dëmtuarat nga profesorët e vete imam, qe të hapet sa me parë procedura penale ndaj të lartshënuarve.
Dyshohet se profesorët në medrese kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre Është në institucionin arsimor që udhëhiqet nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Zoti Emin Behrami në publikimin e vete thekson se në këtë skandal përmenden edhe Shemsi Rrahimi dhe kryetar në Këshillin e Bashkësisë dhe dhëndri i Naim Tërnavës, Bahri Simnicia ish-drejtor i Medresesë qe janë përfshirë në këtë skandal të jete primitiv dhe i dëmshëm për shoqërinë tonë. Në këtë objekt, dyshohet se për vite me radhë u ngacmuan seksualisht vajza të mitura, nga profesorët e tyre.
Edhe pse lajmi për këtë rast ngriti reagime të shumta, nxënësit aty vazhdonin lojën të qetë, duke zbatuar edhe urdhra që t’ju qëndrojnë indiferentë mediave nga viti 2018. FRONTAL në T7 ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e shkollës, por, i njëjti, nuk ka dashur të flasë para kamerave.
Iu bashkëngjisë edhe videon si dëshmi te këtij skandali. https://www.facebook.com/61561314180406/videos/1246174460068501
Më gjithë këtë skandal, atëkohë nuk qe ngritur asnjë kallëzim penal ku tani, Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë “Alauddin” ka pasur ngacmime seksuale dhe cenim nga imamët hoxhallarë në Medresenë Alauddin. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, i asaj kohe Ibrahim Berisha. Ky është një rast me prioritet për Prokurorinë. Së shpejti fillojnë hetimet për këto akuza ka thënë Berisha.
Skandali i radhës mbi moralin dhe ngacmimet seksuale në “Bashkësinë Islame të Kosovës” dje i ka publikuar edhe Medina Shala.
Medina është femra intelektuale dhe shumë patriote në fushën kombëtare si Skënderbeu, që u shkolluar në shkollat turke po nga inteligjenca qe kishte zbuloj se pushtimi i asaj kohe osmane, kishte qellim ndërrimin e identitetit shqiptar dhe i shpalli lufte pushtetit osman nga e cila shume beteja i fitoi dhe e bëri Shqipërinë të pavarur nga ish pushtimi osman.
Edhe në këtë rast Medina Shala – rast identik me Skënderbeun qe u shkolluar si studentenë Medresenë e Shkupit, skandalin e ka publikua nga e cila konsiderohet qe do të jetë pasqyrimi ma real, se kush janë këta barbar qe e udhëheqin BIK-un në Kosovë. Rasti i këtij skandali do të qoj edhe me tutje në zgjerimin e hetimeve kriminale mbi femrën shqiptare dhe pikërisht mbi vajzat “QE SHFRYTEZOHEN SEKSUALISHT NE” Medresenë e Kosovës në Prishtinë Alauddin. Prandaj zonjusha Medina Shala do te jetë argumenti me i fuqishëm qe do te zbardh ketë skandal dhe abuzimet qe janë bërë e po bëhen ne këtë Bashkësi Islamike kundër femrës shqiptare, por edhe kundër popullit shqiptar.
Nga këndi njerëzor dhe edukativ lind pyetja se në këtë skandal seksual në Medresenë Alauddin të Prishtinës të udhëhequr nga Bashkësia Islame e Kosovës, a ja vlen ma qe të lejohen fëmijët dhe vajzat tona t’i ndjekin mësimet në atë qendër abuzuese, ofenduese, nënçmuese dhe shumë diskriminueses dhe kriminele ndaj femrës shqiptare!!!???
Për fund lëshoj një mesazh : Popull iu bëj thirrje që mos i lëne fëmijët afër këtyre barbarëve te islamit ekstrem politik. Anuloni vajzat qe mos të bien viktimë e epsheve shtazarake të këtij soj anadollaku, qe la shumë pasoja ne kombin tonë.