13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

NË LISTËN E MURAT YAKIN EDHE ALBIAN HAJDARI, QENDËRMBROJTËS I SKUADRËS TIÇINEZE FC.LUGANO

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Të rinjtë me rrënjë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore e aty-këtu edhe nga Shqipëria, Ulqini dhe Kraja, me prirje në futboll nga viti në vit po tregohen mjaft të suksesshëm, si në skuadrat ku luajnë ashtu dhe me përfaqësuesen e Zvicrës.

Qysh para dy dekadave me ekipin e Zvicrës, kur përzgjedhës ishte Köbi Kuhn, pati luajtur, anamoravasi Milaim Rama, anëtar i FC. Thoune, FC. Augsburg  dhe FC. Schaffouse.

Ai, njëfarë mënyre paralajmëroi se të rinjtë shqiptarë të mbikëqyrur nga trajnerë profesionistë në çfarëdo kushtesh ambientohen lehtë dhe shpejtë.

Zaten ashtu edhe ndodhi. Me skuadrën e Zvicrës, vite me radhë shkëlqyen futbollistët; Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Amir Mehmedi,.

Ndërkaq, Frederik Veseli,në vitin2009 si kapiten i shpresave U-17, të Zvicrës u kurorëzua me titullin e më të mirit në botë, duke e mundur në ndeshjen finale Nigerinë 1 me 0.

Me skuadrën e Zvicrës zenitin e arrijnë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët me lojën e tyre të bukur patën gjunjëzuar Serbinë në botërorin “Rusi 2018”

Ata edhe sot konsiderohen si truri i skuadrës së Zvicrës. Loja e tyre atraktive pëlqehet nga mijëra sportdashës në të katër anët e globit.  Falë lojës së tyre të shkëlqyer luajnë në skuadra të njohura tash sa vjet.

Në përfaqësuesen e Zvicrës ,patën nderin të jenë të ftuar edhe futbollistët ; Pajtim Kasami, Shani Tarashaj, Florian Kamberi, Florent Hadergjonaj dhe Kastriot Imeri.

Në“Euro 2024” që mbahet në Gjermani, muajin e ardhshëm të ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, janë futbollistët me rrënjë shqiptare;Granit Xhaka; Xherdan Shaqiri,Ardon Jashari, Andi Zeqiri, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari.

Për herë të parë në skuadrën e Zvicrës është i ftuar Albian Hajdari, qendërmbrojtës standard i skuadrës tiçineze FC. Lugano, anëtare e elitës së futbollit helvetik.

Në këtë skuadër që aktualisht renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 pikë, luajnë edhe futbollistët e shquar, Amir Shaipi, portier në rrugë të mirë për të qenë edhe pjesë e ekipit të parë të Zvicrës, Kreshnik Hajrizi, mbrojtës dhe sulmuesit Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi.

Duke analizuar listën me emrat e lojtarëve të ekipit të Zvicrës, shohim konkurrencë tejet të fortë për 11-shin e parë.

Mirëpo, sipas parashikimeve tona në ekipin e parë të Zvicrës, do të jenë gjithsesi Shaqiri, Xhaka dhe Jashari.

Ndërkaq, me gjasa të mëdha për t’u aktivizuar të paktën në 45 minutat e pjesës së dytë të lojës do të jenë edhe lojtarët; Andi Zeqiri, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari.

Luajtën apo nuk luajtën s’ka edhe aq rëndësi . Parësore është që këta djelmosha janë prezent në një ngjarje të madhe sportive, që mbledh ajkën e futbollistëve më të mirë të Evropës.

ARIF EJUPI

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit