Gani I. Mehmeti
Një pyetje për Aleksandër Vuçiqin
Kur Serbia, me ndihmën e Rusisë dhe në bashkëpunim me Perandorinë Osmane ndoqi shshqiptarët nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877/1878, kur Serbia u vërsul në Kosovë në vitin 1912 në kohën kur shqiptarët po ndiqnin forcat e fundit otomane, a i patën bërë këto « marrëveshje » me shqiptarët, apo njëanshëm?
Me këtë po dua t’i drejtohem Vuçiqit, se nuk ka robërim e pushtim tokash të huaja me miratimin e dyanshëm, por bijnë edhe viktima, duke qëndruar në luftë për mbrojtjen e vendit e të lirisë, ashtu siç kanë rënë me mijëra, nga viti 1912.
Pra, njëanshëm, pa lejen e shqiptarëve keni pushtuar tokat tona që prej përtej Nishit e këtej. Viset e banuara me shqiptarë deri përtej Nishit më 1877/1878 i zbrazët tërësisht nga popullata shqiptare autoktone, dhe si pêr çudi, jo pse nga ju nuk shqyrtohet ky problem më, nuk po shqyrtohet e nuk po kërkohet as edhe nga shqiptarët, përveç kur shkruhet për historinë dhe trojet shqiptarte se deri ku kanë qenë shtrirë.
Tani, edhe tani, deri sa ju mendoni e përpiqeni të mbani sërish të pushtuar Kosoven, u dashka ne të ju pyesim a të shpallim Pavarësinë e Kosovës prej jush, apo të qëndrojmë tutje nën sundimin tuaj!?
Ndoshta ka, por nuk kam dëgjuar të jetê shpallur ndonjë pavarësi e një populli nga në marrëveshje me pushtuesin, e aq më pak kjo pritet prej jush, që synoni jo vetëm Kosovën, por ende edhe toka tjera shqiptare të pushtoni, me dëshirën e madhe që të dilni në bregdetin Adriatik si pushtues.
Do duhej të ishit ju ata që, të paktën pas bombardimeve të NATO-s, të mendonit se e të analizonit se përse u bë edhe Bombardimi i NATO-s, sa ishte i drejtë ai bombardim, do duhej të shihnit luftën tuaj tepër të padrejtë ndaj një populli të pambrojtur, ku nuk latë mënyrë shfarosëse pa përdorur.
Në fillim morët Kushteutën e Kosovës të vitit 1974, për t’i dhënë të drejtën vetes për ndërhyrje, çka edhe e bëtë më pastaj sistematikisht, helmuat nxënësit në shkolla, mbyllët shkollat për nxënësit shqiptarê, latë punëtorët pa pagesë, suspenduat edhe policinë e Kosovës e kêshtu me radhë, deri sa ndoqët nga shtëpitë edhe popullin, pikërisht në stilin e viteve 1877/1878 kur e zbrazêt Toplicën.
Mirëpo, për dallim nga ato vite, 1877/1878, këtë radhë ndêrhyri NATO, dhe me largimin e trupave tuaja ushtarake, paraushtarake e policore, popullsia e dëbuar jashtë Kosovës, u kthye aq shpejt, sa sikur u derdh lumi përnjëherë, u mbush Kosova me banorët e saj, pothuaj pêrnjëhrê me ata që i kishit mbërthyer maleve.
Vuçiq, ende ke kohë të reflektosh, mundesh t’i bashkangjitesh popullit dhe Qeverisê së Kosovës e ta pranosh PAVARËSINË E KOSOVËS. Vetêm në këtë mënyrë, do të mund të jetonim të lirë si ju ashtu edhe ne. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të bashkëpunojmë për të ardhmen, përkundër gjithë atyre të vrarëve nga ju që prej pleqve, plakave, të rinjve dhe fêmijëve, të gjithë të pafajshëm.
Beso, se më lehtë do të ishte për ty të reflektosh e të pranosh Pavarësinë e Kosovës, pse Kosova asnjëherë nuk ka qenë serbe, përkundêr shtrembërimit të historisë suaj, se sa për shqiptarët, sepse keni shfarosur edhe familje të tëra, nisur nga familja aq e madhe e komandant Adem Jasharit, në Prekaz, familjen e shkrimtarit Ymer Shkreli e deri me përfundimin e luftës.
Ftoj tê reflektosh që të mos mund të thuash e të ankohesh në të ardhmen se ËSHTË SHPALLUR NJËANSHËM, na e ndihmo që të mos mbetet njëanshëm sa nuk është vonë as për ne e as për ju.