NDËRKOMBËTARËT DHE “OPOZITA” NË KRAH ME VUÇIQIN?!

0
Presidenti Vuçiq

Në foto: Vuçiq me bandat e tij kundër Kosovës

TURP,  SKANDAL

NGA: BINAK MAXHARRAJ

/Opozita e quan policinë e Kosovës ”fashiste”vetem pse po e shton pranin ne veri ne shtetin e vetë,këtshtu e quajn edhe serbet?

/Interesi nacional i Opozitës është rreximi i qeverisë Kurti e jo humbjën eventuale te veriut, ashtu nsiç vepruan me Çakorrin?

/Zgjedhjet e ardhshme ne veri pa zgjidhje,do te deshtojnë,sespe Serbia ka tjetër interes nacional për veriune jo gzjedhje te lira,këtë ende s’po e kuptojnë as vetë nderkombetare dhe po i thurin elozhe boshe Serbisë/

Partitë politike ne vend se te bashkohën pozitë dhe opozitë për ti dalë zot vendit në këto ditë te veshtira nëpër te cilat po kalon vendi kur te gjithë janë kundër Kosovës sespe ajo po luftonë për mbrojtjën e sovranitetuit dhe integritetit te saj terirorial ë e shteteror.Por gjithënjë e më të fuqishme po bëhën edeh kritikat  jo parimore nga  Evropa e deri te Amerika duke i dale zotë Serbisë vrastare,gjenocidale,armikës shekullore te kombit tone.Përkrahje qyqare po i japin Serbisë Evropa me veglat e sajë Borellin dhe Lajçakun,por Serbisë nuk po i mungon as prekrahja e Amerikës perms Escobarit,Hill dhe Hovenierit për veprimet e saja monstruoze në krijimin e trublirave,eksesve dhe dhunes deri ne sulme frontale te kriminelve dhe bandave te Vuçiqit ndaj KFOR-it,policies dhe gazetarve,veprime këto që edhe Escobar,Hill dhe Hovenier po i përkrahin ne heshtje.E tmershme,skandaloze.

E tmershme kur nderkombetaret i dalin në krah Sebisë për hire”te dreqit e t’birit tij”e jo për hire te paqes ne veri?!

Të gjithë këta ne raportë me Kosovën nuk po janë parimor,po e përkrahin Serbinë si shkakatare kryesore e krizes ne veri të Kosovës tash e tri decenie.Këtë e bënë permës formave te ndryshme përfide siç është dialogu i pakuptimët permës te cilit inskenon kriza gjoja për pozitën e palakmushme te serbeve te veriut çfarë nuk është e vertetë.Ajo te gjitha këto trumbulenca i benë për diçka tjeter,kërkon teritor Kosove ashtu siq i eshte premtuar nga liderët e meparshem kur edhe zhvilloheshin bisedat lidhur me ndarjën e Kosovës që  nga Prishtina,Beogradi Brukseli e deri ne Washington.Edhe pse Serbia siç po e quajnë këta ndërkombëtarët qe nga Brukseli e deri ne Washington si “shtet paqesor qe po e promovon paqën”duke mos ia vrejte pas shpine shpatat dhe sakicat te gatshme për sulme,për të krijuar tensione te pandrprera ne veri,te cilën gje këta nderkombëtarët e BE/SHBA po e tolerojnë për hir”te dreqit e djallit”e jo për hire te paçes e qetesimit te situates.Serbia nuk kritikpohet edhe pse ajo është fatore për krejtë ate se çfërë po ndodhë ne veri sikur krijon vakum institucional ne veri duke i detyryuar qe te gjithë serbet e veriut me dhunë e kercnime ti leshojnë institucionet e Kosovës si ne polici, administrat, shendetesi, arsim e kulture, prokurori e gjyeqsi etj.etj.

Në vend se nderkombëtaret te fajsojnë Serbin ata e fajsojnë qeverinë e Kosovës sepse paska deshtë te vejë recipricitet ne targa,te cilën Serbia veq e ka bërë vite më parë.Nderkombetaret e”ndershëm”e përkrahin qeverin e Kosovës për mbajtjeën e zgjedhjeve në veri pas shtyrjes se vitit te kaluar te cilat u mbajten sipas ligjit me 23 prill 23 dhe pa marrë parasysh masen e dalajs ne zgjedhje ato u pranuan sit e ligjshmëe nga BE/SHBA  dhe QUINTI,por kur erdhë qasti qe kryetaret e zgjedhur ti marrin detyrat ne ndertesat e ligjeshme ata u aqrten si bishat,se gjoja paskan reaguar serbet sikur ato ndetesa te ishin te destinuara vetem për ata,bile njeri nga nderkombetaret sygjeroi se kryetarët e posa zgjedhur mund te “shkojnë edhe ne hanë”ti ushtrojn detyrat e kryetarit.Më këtë rast Vuçiq i nderseu kriminelet, bandat e tyre kriminele nga e terë Serbia me qellim te shkatekori trazira dhe ngjarjet përfunduan ashtu siç përfunduan me suleme te tmershme ndaj KFOR-it, policisë se Kosoves dhe gazetarve.dhe prap kjo ishte e tolerueshme nga BE/SHBA duke ia hedhl fajin qeverisë se Kosovës.Kjo sjellje e pafije turpi  për çdo mendje te shendosh ështe e paparnueshme pos për “nderkombetaret e ndrshëm” të një anshëm dhe te rreshtuar kryesisht kah Serbia ne mbrojtën e saj vetem për një qellim te pakuptimët q eta terheqin Serbin nga sllavizmi rus,çfarç është e pamundur te behetë me këtë qeveri nazifashiste ne pushtet ne Serbi dhe cila për çdo ditë e më shumë po e forcon nacionalizmin e eger,ekstrem fashist ne Serbi kundër shqiptarve,dhe ja pra kesaj qeverie nderkombëtarët po i përkuëen deri ne gjunjë si Mesias kotë se koti.

Zgjedhjet e ardhshme ne veri pa zgjidhje,do te deshtojnë,sespe Serbia ka tjetër interes nacional për veriun e jo gzjedhje te lira,sespe ndërkombëtaret nuk e kanë fuqinë q eta detyrojnë Serbinë qe zgjedhjet te kënë sukse?”

I  njejti rreth vocioz do te paraqitet edhe ne zgjedhjet e ardhshme qe do te mbahën kësaj vjeshte në veri.Atje ndoshta do te këtë zgjrdhje por jo edhe zidhje,sespe ne skenë do dalin përseri”dragojt,bishat”e Vuçiqit qe te pengojnë çdo gjë te mundshme qe zgjedhjet te mos zhvillohën apo edhe te deshtojn plotesishtë.Kjo edhe do te ndoshë sespe Serbia nuk done zgjedhje te ndershme ne veri,asaj i konvenon kaziza dhe kaosi ne veri për qellimet e saj strategjieke e jo të këtë zgjedhje te ndershme.Pra,mbajeni ne mend se zgjedhjet ne veri sido qe te mbahen,permës peticionit apo doreheqjës se kryetarve ligjitim do te deshtojnë,deshten apo nuk deshten nderkombetaret,sespa ata nuk e kanë fuqin,apo nuk po done ta përdorin forcën për ta detyruar Serbin te këtë zgjdhje ne veri.Pra,faji për mosmbajtjën apo mossuksesin e zgjedhjeve është te vetë Serbia dhe te vetë ndërkombetaret,e sidomos te Amerika e cila nuk po i benë trysni Serbisë qe zgjedhjet te kënë sukses por ashiqare perms Escobarit,Hillit dhe Hovenierit sikur me shumë po i bejnë lajka,lutje te papranueshme për një shtet siç është Amerika. Por mbetet te shihet se këndë kësaj radhe do ta fajsojnë për mossuksesin e zgjedhjeve. Për te pas zgjedhje te ndershme, te suksesshme ne veri Amerika duhet te ndryshojë qasjën e vetë ndaj Serbisë.Derisa Amerika nuk e bënë këtë me kotë kërkonë qetesinim e veriut nga kriminelet dhe bandat e Vuçiqit.

Interesi nacional i Opozitës është rreximi i qeverisë Kurti e jo humbjën eventuale te veriut, ashtu siç vepruan me Çakorrin?

Por, pos sjellejes indilente te ndërkombëtarve ndaj Serbisë në këtë rreth vicioz është e future edhe opozita e Kosovës,një opozitë e mbrapështe,e deshtuar e hudhur në pleh me 14 shkurt 2021 nga vet populli ne vend qe te rreshtohet për krah tij.Kjo opozitë ashtu si ndërkombetaret është rreshtuar ne krah te Serbisë dhe Vuçiqit duke i dale zotë ne çdo menyrë  duke e kritikuar qeverin Kurti,me te njejtat epitete siç kritikon Vuçiq,Rakiq  dhe Radojqit qe për bazë e kanë qellimin e njejtë rreximin e qeverisë Kurti.Sebia dhe Vuçiq e bënë këtë sespe Albin Kurti me qendrimet e veta ia ka pru Vuçiqit”shpirtin te fyti”sespe me ngulim po i delë zot vendit te vetë Kosovës duk e ruajtur sovranitetin e saj e cila po cenohet edhe me shumë në bazë te mareveshjeve te nënshkruara nga lideret e shantazhuar te me parshem.Thaçi e Mustafa.Kurse opozita i ka rënë ne “qafë”qeverisë Kurti për menyrën e saj për te ardhë ne pushtet dhunshem.Por.një gjë duhet ta dij opozita,apo veç e di,se ajo me sjalljën e këtill kundër qeverisë dhe shtetit zor qe mund te vije ne pushtet,sespe siç thuhet “populli nuk hanë barë”ai është vetedijesuar nga skandalet,vjedhjet dhe hajnit e opozites te cilet si paçavrat i largoi nga pushteti për të mos u këthyer me kurrë.

Këtë e been te njejten gje sikur e bënë Serbia me Vuçiqin ne krye,duke e quajtur policinn e Kosovës fashiste e cila po e shtrine pranin fuqishëm edhe në Veri,qe te dyat si Serbia si Opozita po kërkojnë qe”policia fashiste e Kosovës”te largohet nga Veriu.Kjo do te thotë qe Serbia me kriminelet dhe bandat e Vuçiqit te lodrojn lirshëm ne veri deri ne çastin kur te ia vejnë edhe konopin ne lumin Iber.

E turpshme,skandaloze,e mjerushme dhe deshpruese për këtë opozitë e cila nuk i delë ne ndihme vendit edhe kur është ne rrezik edhe kur është interesi shteterot i Kosovës,po e citoj një lider te Kosovës i cili pa fije turpi thotë se “interesi nacional i Kosoës qenka largimi i Kurtit nga pushteti”,e jo mbrjtja e veriu nga nazifashistet serb te Vuiçiqit.

Prandaj,edhe kecnimet e kohve te fundit nuk janë te rasteshishme ku kërkohet edhe likujdimi fizikë I kryeministrit Kurti për të “leshuar rrugë”, siç thotë opozita espe ndryshe nuk kanë mundesi ta largojnë nga pushteti sespe kjo qeveri e ka forcën plebishtare qe ia ka dha populli.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.