Koment
Skënder MULLIQI
Kosova në të cilën jetojmë, është bërë vend i çrregullt politikisht, institucionalisht dhe ideologjikisht. Gjendje kjo që domosdo duhet të rivendoset. Njerëzit e pa zot politikisht që morën gjatë përsipër institucionet e shtetit mashtrohen nese mendojnë së gjithë kohën mund të qendrojnë në politikë. Edhe pse ndikimi i tyre ende është i madh, duhet ta dinë mirë së hipokrizitë e tyre të vendosuara në të gjitha porët e jetës do të largohen. Këta sikur i kanë veshur uniformat e tigrave. Dhe, mos të mendon askush dhe të mos pret së rrota e historisë kthehet mbrapa. Heshtja e re do të na dërgojë në ferr.
Shqiptarët janë mësuar dhe kan mbijetuar tmerreve të regjimeve të huaja, dhe dinë të përballojnë edhe tmerrin të shprehem ashtu të politikës aktuale në Kosovë. Nese pretendon dikush që në djall të shkon gjithqka për interesa përsonale heret a vonë do të zhgënjehet. Kemi plot akademikë, profesorë universiteti, gjuhëtarë, njerëz të artit dhe të kulturës që din dhe duan ti dalin zot shtetit të Kosovës. Kemi gjithçka në dorë që ta mundim të keqën politike në të cilën jemi katandisur. Nuk do të lejohet më që idiotet e të gjitha ngjyrave të vazhdojnë të nëperkëmbin gjitha ato vlera që i kemi si populli më i lashtë në Balllan dhe më gjerë. Ndryshimet pozitive duhet të ndodhin. Ata që po veprojnë dhunshem politikisht në instituconet më të larta të shtetit, duhet të largohen nga skena e ndotur politike.
Kjo çka po ndodhë kohën e fundit do të regjistrohet si e keqe e madhe në historinë e Kosovës. Do të regjistrohet si diçka e neveritshme si e kohës komuniste. Dua të them, si përfundim, shqiptarë të dashur, se jetojmë në një kohë krize globale, ku për një kohë të gjatë po e ushqejmë analfabetizmin politik së bashku më falsifitetet e tyre, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mund të na kthehet kundër. Dhe, në një moment, në momentin e fundit si zakonisht në histori, do të na duhet të ngrihemi përsëri dhe të gjejmë një rrugë, dhe kjo është gjithmonë rrugë më gjëmba, por që duhet të ndodhë nese dëshirojmë të kemi shtet normal dhe demokratik.
Nese mbetemi të dobët është më e lehtë për armikun tonë serb të na godasë. Dhe, ky ndryshim për të mirë të proceseve në vendin tonë, duhet të ndodhë tash, jo më vonë… Mos t’i ushqejmë armiqët më mishin e identitetit tonë. Ata që janë que peshë kunder Kosovës dhe të ardhmës të saj, një ditë do të hanë kryet e vetë…!