NGA KALOSH ҪELIKU
Begzat Rrahmani lindi në vitin 1949 në fshatin Zhubrinë të Kërçovës. Pasi mori mësimet e para në vendëlindje, të mesmen do t’i vazhdonte në Gostivar. Ndërkaq, studimet e Larta Pedagogjike në Prishtinë.
Shkrimtari shumë kohë ka punuar si pedagog, dhe letërsinë e krijonte që nga fëmijëria, ku edhe poezitë e tia të para do ta shohin dritën, që nga bankat e shkollës tetëvjeçare.
Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme letrare, si: në poezi, prozë e satira, ku hapsirën më të madhe ua kushtoi fëmijëve.
Përsëgjalli, i botoi këto libra: Dje dhe Sot (1995, poezi satirike), Valët e gurrës (poezi për fëmijë (1997), Zoti është kudo, (poezi fetare, 1998), I çmendur rreth shtëpisë (poezi për të rritur, 2002), Mrekullitë e Kur’anit (poezi fetare, 2003), Rreze mirësie (poezi fetare, 2003), Anija Kozmike (roman fantastik për fëmijë, 2003), Copëtim natë (poezi për të rritur, 2004). Qefinarët, (proza satirike, 2004), Vurkollakët (poezi satirike, 2004), Lulezonja (poezi për fëmijë, 2005), Festa e madhe (poezi, 2005), Troku i kalit te zi (poezi për të rritur, 2006), Ditari i një të humburi (2008), Zhubrina dhe trungu im familjar, 2010), Gjarpërinjtë e fushës sterile (opinione, 2011), Apokalipsi (dramë fantastike, 2015), Thënie të tunxhta dhe mend (dime) të turbullta, 2016)), Anija kosmike (roman, 2018) etj.
Begzat Rrahmanin, nuk e kam njohur gjatë studimeve në Prishtinë, por e kam njohur në Vendlindje. E dhe atë: përmes shkrimeve letrare dhe publicistike. Nuk e kam njohur nga bangat shkollore. As, nga shkolla e mesme. Përçudi, as edhe gjatë studimeve, në Prishtinë.
Vite më vonë, Begun: ashtu, siç e thirrnim ne në takimet përbashkëta kulturore – artistike në Kërçovë, do ta kemi edhe anëtar aktiv në fillimin e hapave të parë në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Edhe, më vonë në Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Manifestimeve kulturore – poetike tradicionale kombëtare: “DITËT E NAIMIT”, në Tetovë, “TAKIME NËN RRAP”, në Shkup, dhe DITËT E HUMORIT DHE SATIRëS “XHA DERALLA “ në Kërçovë.
Begu, siç e thirrnim ne kërçovarët gjatë takimeve të shpeshta miqësore, apo kulturore që i kishim në Vendlindje, ërçovë, Tetovë e Shkup, ishte burrë i qetë dhe besnik nga natyra. Shkrimtar. Nuk shperthente, nuk ofendonte, nuk shante, por i rreptë, i pamëshirë në shkrimet e tia letrare dhe publicistike brenda rreshtave. Herë pas here, librat e tij në dorëshkrim mi jepte edhe mua për mendime. Sidomos, ato me poezi për të rritur dhe fëmijë. Jo, ato me satira të “rrezikshme”. Libra, në të cilët kam qenë edhe redaktor letrar dhe botues i veprës tij të parë me poezi satirike Dje dhe Sot (1995) nga SHGB “ASDRENI”.
Sidomos, me ato dy librat artistik: I çmendur rreth shtëpisë (poezi për të rritur, 2002), dhe Lulezonja, (poezi për fëmijë). Tek tashti, e pash se Begzat Rrahmani me këto dy libra e kishte arritur kulminacionin e krijimraisë tij letrare në Letërsinë Shqipe. Edhe, pse: ai herë pas here merreshte edhe me satirë, dhe ishte bashkëpuntor i rregulltë i revistës për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që dilte kur t’i teket.
Edhe, pse i përndjekur nga rrethana tjera partiake dhe individuale. Sidoqoftë, ai do të mbetet në letërsi me dy librat e tij artistik: I çmendur rreth shtëpisë (2002) , dhe Lulezonja (poezi për fëmijë, 2005)…
Fitore e madhe për një shkrimtar për Ditën e Sotshme…
(1949 – 2018)
BEGZAT RRAHMANI:
HELMIMI
Sa mëkat ka bërë ai që deshi të helmojë z. Kapllan Resuli?! Por, më shumë mëkat bëri ai që deshi të na helmojë dhe na helmoi, neve mbi dyzetë KRIJUES në Strugën e poezisë, edhe atë në Akademinë Përkujtimore të Mehmedali Hoxhës (1997), në Strugë.
Poeti i nderuar shqiptar z. Odhise Grillo i tha poetit të respektuar z. Rifat Kukaj:
– Ç’të keqe bëmë, që na e bërën këtë të zezë more Rifat…?!
MISHIN TA HANË POR
KOCKAT TI RUAJNË
Gotave u dukej fundi, por edhe mezja edhe pse e vobekët edhe ajo ishte nga fundi, ashtu si bisedave dhe rrezeve të diellit në këtë fillim vjeshte. Dikush diçka bluante në tru, e dikush shikonte atë macen që luante nëpër SHATERVANIN e shterur, ashtu si ai BOEMI i dikurshëm, që tash i kanë ngelur në tru tamam si Rrapit: galat, zogjtë, miza dhe BULLARI e dikush poshtë si macja e vetëshpallur BOEME. Pagesa ishte bërë, por edhe xhepat apo kuletat kishin ngelur pa asnjë metalik.
Rastësisht njëri i pa tre PARLAMENTARË, që zbritnin rrugës me kalldrëm qysh në kohën e Turkut. Dorën në zemër, ne s’pritnim të na përshëndesin e jo të uleshin me ne, por ja ndodhi kjo e dyta, bile pa mos na pyetur. Ne, u shikuam në mes veti dhe thamë: që të ikim. Në atë çast PARLAMENTARËT mbi tavolinë lëshuan çantat e dorës, që rrapëlluan shumë ashtu siç ishin edhe të fryera. Atëherë njëri tha:
– Ku do të shkoni? duke i parë gotat e zbrazura dhe një grumbull qepësh dhe një spec djegës në skajin e pjatës. Thirri kamarierin, porositi nga një VISKI dopjo siç i thonë në Shqipëri. Të piqni prej mishit më të mirë, dhe sa më shpejt të hiqet pjata me qepë, se e kishin qelbur tërë Rrapin për rreth. E njëri tha me shumë IRONI: ky Rrapi, më nuk është i atij BOEMIT, por është i yni. Atëherë, edhe MACJA kishte hipur në vendin më të lart të SHATERVANIT, dhe me shumë kënaqësi e shikonte PARLAMENTARIN, që dikur kishte thënë: “POETËT E VETËSHPALLUR”. E, dikush i paska thënë, se: ata, janë të VETËKRIJUAR. Kurse neve, dorën në zemër na digjnin zorrët prej rakisë – BULLUT, qepës dhe specave djegës.
Pasi cakërruam gotat, arriti edhe mishi i pjekur me erën e lezetshme, ku edhe macja filloi të lëpihet, por edhe sallatat e llojëllojshme më si për PARLAMENTARË. Ashtu filloi të zhvillohet edhe biseda. Tash e kuptuam atë shprehjen e POPULLIT “I JOTI MISHIN TA HANË, POR KOCKAT TI RUAN”.
Ashtu, njëri na pyeti për hallet dhe punët e SHSHSHM -ës, por edhe për punimet personale dhe për veprat e gatshme. Njëri, mirë e mbante në mend bisedën, që dikur kishim biseduar SHSHSHM -ja u ka botuar të tërëve nga një vepër atyre që janë në KRYESI, përveç njërit që është bashkëvendas i KRYETARIT, që mos keqkuptojnë të tjerët, por me kusht që herën tjetër të përfshihet edhe ai. Por, herën tjetër ndodhi ajo e para, duke i Thënë se ai duhej të pritëte ndonjë kohë më të mirë.
Pra do të thotë, se: KRYETARI botoi dy vepra që është më e keqja pa botuar ngelën VËLLIMET e BACËS SALË, pasi edhe ai ëshë anëtarë KRYESIE. Duke prekur çantën e dorës një Parlamentar tha, se ajo nuk është problem i madh, pasi ata mjete munden të sigurohen prej tyre, pasi disa prej tyre për një të ngritur të gishtave, sigurojnë disa qindra mijëra DOJÇ-MARKA. Biseda vazhdonte qetë e ngadalë, si pihej VISKI, hahej mishi tamam si në përrallë. Këto çaste të bukura përrallore na i prishi kamarieri i cili erdhi të bënte pagesën, pasi i kalonte orari i punës, kurse Parlamentarët vazhdonin bisedën si në Parlament.
Ne ikëm se na pritnin punët, që si kishim kryer gjatë ditës. Biseda e Parlamentarëve ndoshta akoma vazhdon, për rendin e ditës, që atë seancë kanë: Pagesën e ushqimit, pijeve dhe FINANSIMIN e VEPRAVE të lartpërmendura, por me kusht të markave të marra vetëm prej ngritjes së gishtave, për të mirën e “SLLAVOMAQDONËVE”…???!!!
SPIUNI I DYFISHT
Kalosh Çeliku e thirri autorin e librit “ZOTI ËSHTË KUDO”, që të pinin nga një birrë të ftohtë në Restoranti “ELITA”, në Kërçovë. Sa u ulën bënë porosinë, dhe pa i bërë as dy fjalë kamarieri ua mbushi gotat, ata i kapën në dorë dhe pa thënë gëzuar, përpara u doli një njeri mjaftë pedant me një gjysmë ÇALLME në dorë. Pa i përshëndetur i tha autorit të librit: Zoti, është kudo.
– Do të thotë se ne me PETICIONIN nuk gabuam! E njëri, që ishte ulur aty afër, poashtu iu drejtua autorit: Zoti, është kudo.
– Mos ia vëndosni veshin Zotëri, pasi ky është SPIUN I ZOTIT. Kësaj bisede, iu bashkua edhe një tjetër i ulur në atë tavolinë i cili tha:
– Jo vetëm i Zotit, por edhe i POLICISË…?!
Dr. KALOSHOLOGU
Pasi i sigurova katërmijë marka gjermane, vendosa të bëhem “HAXHI”. Mirëpo, një natë mu përhirë në ëndërr një njeri, jo më falni s’ishte njeri e më tha:
-Ty s’do të të bëhet “KABULL” haxhillëku! Ti, e dinë se je më matrapazi i matrapazëve në qytet. Ti, mundesh të bëhesh një Dr. Bile shumë, shumë i madh. Fillova të lexoj libra e libra. Gazeta e revista, e më në fund edhe revistën për humor dhe satirë “ZEKTHI”. Revistë, që ka filluar të dali para një kohe, dhe del kur ti teket.
Pasi rash vonë, se lexoja: siç, thash më lartë. E, ajo krijesa prap mu paraqit në ëndërr, e më tha: Tash më je pjekur dhe di, çka duhej bërë. Unë i thash: duhej, vazhduar me lexime dhe punë e vetëm punë. E, ai qeshi dhe më tha:
– Tash duhet të bëhesh, dhe do të bëhesh një Dr, edhe me “Din e Iman” për secilin?! Unë i thash: jo! Ai qeshi, e më tha:
– Ti do të bëhesh një Dr. KALOSHOLOG! Edhe, atë: shumë i MADH, por tani shpejto, se ndoshta dikush i ka përveshur duart para teje, dhe…
Mua më vajti mendja te ata shkrimtarët e mjerë të cilët kur ishin të gjallë, shkruanin natë e ditë dhe botonin nëpër shumë gazeta e revista, por përherë barkun e mbanin me dorë. Dhe, se: përherë ishin të nënçmuar, bile edhe të maltertuar, tamam si këta të kohës sime.
Në bisedë me zotin Kalosh, ai më tha se: ajo, është punë e imja, por kur ia sqarova, se bëhej fjalë për titull edhe atë Dr. Dhe, se: pas titullit do të kisha shumë autoritet. Gazetarët, dhe televizionet s’do të më lëjnë rehat. Ndoshta, dikush thotë të bëhem edhe ministër, apo deputet e të mos flas për redaktor revistash, ose profesor në këto Universitetet tona. Atëherë, i thash: zoti Kalosh do të jetoj tamam si “MINISTËR”, siç thotë zoti BUXHA. Ti zoti Kalosh je i gjallë dhe më duket se do të kapi inati, pasi unë pa asnjë vepër, por me veprat tuaja do të bëhem Dr. kurse ti Kalosh bile edhe Çeliku me një vagon libra, por më pak se baca Salë, s’ke mundur të sigurosh asnjë titull. Le ta marri dreqi të kishe barem MAGJISTËR?!
Ç’është më e keqja, ti zoti Kalosh s’ke as punë, jo më falë ti punë ke, por ajo s’paguhet. Atëherë, zoti Kalosh më shikoi e më tha:
– Kjo s’prish punë, pasi unë si pranoj ata Drrr –a. Dhe, ata nuk janë marrë me krijimtari, por me KRIMTARI. Unë jam i vetëdijshëm për atë, dhe se jeta është e poshtër, ja një shembull: pula e bënë venë dhe si shpërblim merr një kokërr gërtuk (misëri), kurse ai tregtari e shet venë e pulës dhe fiton njëqind kokërra gërtuku (misëri). Bile, edhe ai shkencëtari thotë, se: ne shkrimtarët dhe poetët s’bëjmë punë të dobishme, dhe ai më shumë i çmon këpuctarët se sa neve, por i mjeri nuk dinë se zbulimet e tij dhe shumë të tjerëve janë për shkatërrimin e njerëzimit.
Ti zotëri, vazhdo dhe u bëfsh me shumë tituj Drrr -ash…
(Nga Libri: QEFINARËT (2004).