Bexhi i Metë Mavrajt, i 922-ti Ambasador i Paqes në Botë
Gani I. Mehmeti
Kur je je angazhuar në veprimtarinë kombëtare për herë të parë, dhe në çka?
Metë Mavraj: Nga vitet e 80-ta, për sensibilizimin e çështje kombëtare shqiptare në Jugosllavi, prej viteve të tetëdhjeta të shekullit 20.
Më 1982 emigrova në Zvicër për çështje ekonomike në Mesoko (MESSOCCO) të Zvicrës, kantoni GR-GRAUBINDEN në pjesën italiane.
Në vitin 1983 shkova në Bruksel të Belgjikës, tek kushëriri im Bardh Selim Mavraj.
Bardh Mavraj ishte i ndjekur nga Jugosllavia, për shkak të fletarrestit për Bardhin, më përcllin edhe mua.
Metë Mavraj i viziton kushërinjtë e tij në Fier të Shaipërisë nga malli, ndjenja e dashuria për ta, për familjarët dhe për Shqipërinë. Për këtë vizitë kishin informata organet e brendshme të Jugosllavisë ende pa u kthyer Meta në Kosovë. Dhe, posa vjen Meta në shtëpi, në Jabllanicën e Vogël, shërbimi sekret i “uron vizitën në Shqipëri”, duke e arrestuar, për informata se si dhe përse e kishte vizituar Shqipërinë.
Meta inteligjent, e kishte menduar këtë se do i ndodhte dhe u përgjigjet se atje kishte shkuar si përfaqësues i firmës ku punonte në Zvicër, njësoj sikur shkonte edhe në shtete të tjeram si në Itali e gjetiu deri edhe në Brazil, ku janë prodhuesit më të denjë të GRANITIT, Dhe, fati i tij, pas informatave, e lirojnë.
Më 22 dhjetor 1988, gjatë udhëtimit për në Kosovë nga Zvicra, ishte dita e së ashtuquajturës e APJ (Armatës Popullore të Jugosllavisë), kishin marrë masa rigoroze në kufirin Itali – Jugosllavi në Sezhanë të Sllovenisë. Metën e kontrollojnë në detaje, çka nuk kishte ndodhur më parë, dhe i zbulojnë armatimin që donte ta sillte në Kosovë! Këtu e arrestojnë Metën me të dy vëllezërit Isën dhe Imerin dhe dajën e tij, Asllan Fekë Zogaj.
Në foto: Metë Mavraj, në mes me rroba të bardha, mes paqësorëve në Istog.
Gjatë viteve të 90-ta, shërbimi sekret, sa herë aë vinte Meta në Kosovë, e ftonte në biseda informative. Të shumtën e herave kishte edhe rrahje, maltretime e konfiskim të pasaportës, për çka shumë herë e ka humbur edhe punën me nga dy e tri javë, në pamundësi të kthehej në Zvicër pa pasaportë deri sa ia kthenin, por vetëm mbasi gjente ndonjë mënyrë për kthimin e pasaportës. Shpeshherë i duhej të jipte mito edhe deri në mijëra franga zvicerane për pasaportën e konfiskuar qëllimisht, për ta gjobitur me rastin e kthyerjes. Në këtë kohë, ai nuk mundte as të vepronte për çështjen kombëtare.
Mirëpo, Meta nuk u ndal në grumbullimin e furnizimin e armatimit drejt Kosovës, dhe me disa shokë, siç është i ndjeri i vrarë në Luftën e Loxhës, Skënder Çeku dhe Maxhun Shala. Dy njerëz luftëtarë të guximshëm e patriotë të mëdhenj për çështjen kombëtare.
Tani fillon lufta me të madhe dhe kishte shumë bashkëpunëtorë në grumbullimin e armatimit me të madhe për përgatitjen për luftë, siç janë Jashar Neziraj – nip, Selman Neziraj, Rasim Kurtaj, Hamëz Daci, Skënder Demaj e shumë të tjerë.
Në vitet e 90-ta, Meta blen 4 telefona ajror, që për pushtetin jugosllav ishin të ndaluar se kishte mundësi përgjimi. Më 1998 e sjell telefonin satelitor, të cilin nuk mund ta kontrollonin e as ta përgjonin, që ishte shumë i shtrenjtë në blerje dhe në funksion, që e përdornin në luftë, me të cilin komunikuan edhe ushtarë, oficerë edhe civilë me jashtë, me të afërmit dhe familjarët e tyre. Ai shërbente edhe për informata rreth zhvillimit të luftës në Dukagjin. Për krejt këto ka fakte, argumente e mirënjohje.
Meta ka qenë kontribues i 3% të shkollës shqipe në Zvicër në vitet e 90-ta dhe i çdo aksioni për çështje kombëtare, ku do që paraqitej nevoja, deri në çlirimin e Kosovës ishte i pandalshëm dhe i pathyeshëm.
Meta nuk u ndal asnjëherë në kohët më të vështira, më të nevojshme për çështjen kombëtare shqiptare për çlirim nga Serbia. Kur njerëzit detyroheshin të largoheshin nga Kosova për shkak të represionit të okupatorit, Meta vinte e hynte në zjarr për kombin, ku shumë nga ata që e njihnin habiteshin për veprimtarinë e tij kombëtare dhe problemet që i shkaktonte pushtuesi – ai nuk ndalej nga puna e bindja e tij atdhetare për lirinë e vendit.
Metë Mavraj me dy librat e tij: SOLIDARITETI NË VEPËR I MËRGIMTARËVE NË DIASPORË dhe MAVRAJT E PODGURIT.
Meta pas luftës praqiti në një libër veprimtarinë e tij dhe të tjerëve në vendin ku jeton me fakte e të dokumentuar mirë. Libri është i formatit A-4 prej 460 faqesh.
Metë MavraJ ishte i angazhuar shumë edhe në rastin e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi dhe mbronte me ngulm kufirin kah kishte qenë deriatëherë në Kullë dhe në Çakorr, për çka kishte shkuar qëllimshëm disa herë në Mal të Zi dhe kishte urdhëruar doganierët t’i binin vulë pasaportës së tij, që të dokumentohej se në kufirin Kosovë – Mali i Zi, shkruante vendi Kullë dhe Çakorr e jo ka pretoendonin të ishte.
Meta, me veprimtarinë e tij të bujshme, është i njohur edhe në anën e bëmirësisë. Falë këtyre cilësive e veprimtarisë kombëtare e humane, përfshirë edhe pjesëmarrjes aktive të tij në aksionin e faljeve të gjaqeve në Kosovë e shumë veprimtarive tjera bëmirëse, Metë Halil mavraj gëzon imunitetin e Ambasadorit të Paqes dhe Bëmirësisë Botërore dhe ka të lëshuar liçencën nga organizata Ndërkombëtare e Botës, me nmrin 922, çka lë të kuptojmë se ai është humanisti i 922-të në botë, me të cilin ne duhet të ndjehemi krenar, duke ia ditur për nder Metës për të gjitha arritjet, dhe, i urojmë shëlndet e suksese të mëtejme pa u ndalur!
Metë Halil Mavraj ka lindur më 15 qershor 1960 në Jabllanicë të Vogël të Komunës së Pejës. Shkollën Fillore ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen në Pejë. Ai, edhe pse u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, për shkak të kushteve jo të mirta ekonomike, detyrohet të ndërpresë studimet. Nga viti 1982 punon dhe jeton në Kantonin e Graubindenit (Chur) 6563 të Zvicrës, përkatësisht në Komunën e Mesoccos. Tani është pensionuar dhe jeton më shumë në Kosovë se sa në Zvicër.
Librin “Solidariteti në vepër i mërgimtartëve në diasporë” e botoi në vitin 2003, ndërsa Monografinë “Mavrajt e Podgurit” e botoi në vitin 2015.