MERITA SAHITI – artiste që arriti shkallet e artit muzikor me përmasa kombëtare

0
Merita Sahiti - me grupin

Gjin MusaNga Gjin Musa, 18 Shkurt 2023

Pregaditi per botim Gjin Musa, gazetar dhe botues ne Rom-Itali.

MERITA SAHITI – artiste që arriti shkallet e artit muzikor me permasa kombetare, një artiste e cila shkelqeu në ç’do festival ku morri pjese, ku duhet vequar qe gjat viteve 2019 dhe 2020 fitoi mbi 20 Çmime te para në festivalet mbrenda dhe jash vendit.

Merita Sahiti u lind në fshatin Budrikë e Epër komuna e Vitisë me 28 shtator te vitit 1987. Ishte fëmiu i parë nga prindërit Enveri e Remzija të cilët kanë edhe dy fëmijë Hekuranin dhe Ardianin. Kjo familje ishte një familje ekonomikisht mesatare, dhe rendesi të veqantë i kushtonin shkollimit pasi që të dy prinderit ishin të punësuar.

Në këtë familje me nostalgji dhe egoizëm ruhej tradita kombëtare, kulturore si dhe krenaria për një të ardhme të ndritshme të popullit ne pergjithesi dhe familjes në veqanti, ku brez pas brezi ky popull punoi, edukoi, dhe luftoi në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e vet.

Në këtë rast edhe familja e Merites si dhe më konkretisht prindërit, gjyshërit e sajë axhallarët, ruanin një traditë shumë tradicionale shqiptare dhe disa nga antarët e familjës kultivonin artin muzikor, por në rrethanat e kohes.

Merita femijërinë e sajë e kaloi nën tingujt e muzikës të folklorit burimorë të cilën ia kultivonin gjyshja e sajë me ninulla, ndërsa babai dhe dy xhaxhallarët kishin bërë aktivitet rreth ruajtjes së kulturës sidomos të këngëve burimore ku veprimtaria e tyre muzikore ishte zhvilluar në SHKAA “4 Dëshmorët” të Budrikës gjat viteve të ’80–ta. Pra pas vitit 1987 pasi Merita erdhi në dritën e kësajë bote, çiftelia dhe fyelli ishin pjesë e pa ndashme e fëmijërisë së Meritës me të cilat instrumente edhe në këtë familje u ruante tradita e mirëfillt e muzikës burimore shqipe.

Kjo traditë u trashëgua edhe te kjo vajzë e re me sy të ngulitur në ardhmerinë e cila filloi që nga ninullat e arriti që sot të pretendon të bëhet një këngëtare e sukseshme duke u rritur me muziken.

Nga pamundësia që të qaset më heret me instancat kulturore për shkak që jeta u zhvillonte në fshat, pas luftës u krijuan kushtet nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë ku Merita së bashku me familjen e sajë ia mësynë qytetit të Gjilanit ku qe nga viti 2000 jetojnë dhe veprojnë aty. Andaj edhe iu krijuan mundësitë që nga mosha 13 vjeçare të paraqitet edhe para publikut. Për herë të parë para publikut me rastin e ditës së shkollës në Shkollës Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, Merita edhe ashtu si fëmijë debutoi me këngën e Remzije Osmanit me titull “Moj Kosovë mire se t’gjeta”.

Nga ky moment te kjo vajzë u vërejt talent i jashtëzakonshëm për këngët burimore andaj edhe ashtu filloi të vazhdojë të merr pjesë nëpër koncerte e festivale të ndryshme.

Qe nga ajo moshë Merita filloj te merrte pjes ne manifestime kulturore per nderë të festës së “28 Nentorit“, manifestimeve për përvjetorët e “Dëshmorëve të Kombit”, 7 dhe 8 marsit, për festen e Bajramit, ditave te Shkollave e manifestime të ndryshme kulturore që u organizonin atë kohë.

Kendoi këngët më të preferuara të sajë e sidomos ato të: Shkurte Fejzes, Shyhrete Behlulit, Remzije Osmanit Violetë Kukajt etj, qe i kendoi me dëshirën më të madhe, ku ato këngë nën përcjellje të qiftelisë nga vllau Hekuran Sahiti krijuan një afinitet të jashtzakonshëm për moshën që e kishin.

Pastaj me vonë së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdinit” dhe koleget e saj te shkolles së mesme të muzikes, ku aty me shoket e klasesave filluan të mirren me aktvitete shkollore që mbanin koncerte për nder të festave të ndryshme.

Në këtë manifestim u bë zbulimi i bustit të Dëshmorit të kombit
Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra

Foto: Në zbulimin e përmendorës së dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra

Në këtë event pra me rastin e zbulimit të bustit të Dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra, Kënga titullohet ”N’dritë t’lirisë dhe Flakadanit” këtu Merita performoi me një këngë të re e cila iu kushtua Komandant Mjekrrës ne shenjë rrespekti, Tekstin dhe muzikën Skender Doshlani, orkestrimin Edmond Zhulali.

Merita Sahiti pretendon që në të ardhmen zëri i sajë të dëgjohet edhe më larg Kosovës ,diasporë, dhe ne trojet ku jetojnë shqiptar, sidomos me punën e pa lodhshme të sajë në pregaditjen e shumë këngëve ku ka arritur të realizoj disa këngë shumë të bukura te mirëfillta të zhanrit popullorë e trë realizuara në bashkëpunim me studiot që gjenden në Gjilan ”BITUNIA”, Studio ”TORI” Gjilan, dhe këngë të realizuar te Edmond Zhulali –Tiranë, Burim Krasniqi–Prishtinë, Naim Krasniqi Polifest 2007-Prishtinë, si dhe një tufë këngësh nga kompozitori Skënder Doshlani-Tropojë. Të gjitha këto me përkrahjën dhe ndihmën e babit të sajë i ka sponzoruar dhe do t’i konkretizojë sa më shpejt në një album.

Nuk duhet dhe anashkaluar kontributin dhe përkrahjen e madhe që e ka nga AKV ”Kemajl AZIZI” sidomos nga kryetari i ansamblit Arianit Hetemi i cili në secilin rast qe i ipet mundohet që në rend të pare të prezantoj vlerat që i posedon Merita ku te njejtat si rast për t’i mundesuar nje afinitet në lëmin e muzikës dhe këngës së mirëfillt popullore shqipe. Merita Sahiti vazhdon punen e sajë rreth këngëve me një përkushtim të veqant si dhe përkushtim të madh përveq djemve që i ka ENESIT dhe HARISIT rendesi te veqant i kushton shkollimit në Universitetin AAB, Fakulteti i Muzikës drejtimi Solokëndim.

Shpresojmë se përkrahja nuk do të mungojë edhe në të ardhmen por njëkohësiaht presim që të kem përkrahje edhe nga shtepitë informative si të televizioneve dhe radiove njëashtu edhe nga instancat tjera kulturore të cilat me pietet ruajn kulturën sidomos të zhandrit të muzikës popullore.

Gjat Viti 2012 Merita morri pjesë në Festivalin mbarëkombëtarë Flaka e Janarit 2012, ku këtu Merita u vleresua me Çmimin e dytë në të cilin Çmim juria i ndau Merita Sahitit dhe Hysni Klinaku.

Gjat vitit 2013 sukseset ishin te dukshme dhe aktiviteti i sajë u kurorezua me angazhimin e sajë në dasma dhe ahengje familjare ku së bashku me Orkestrën ”Vëllezërit Hasani” Ferat dhe Nexhat Hasani patën prezantim të suksesëshëm në keto dasma e ahengje.

Për të qen në formën e duhur të angazhimeve rreth këngës, Merita aktivitetin e vet e thellon edhe më tutje me angazhimet e saja me AKV ”Kemajl AZIZI”, duke mos lënë anash edhe pjesemarrjen ne festivale dhe koncerte të ndryshme sidomos bashkëpunimi i ngushtë me Trupa e Qytetit GJILANI të udhëhequr nga udhëheqesi Mehmetali Arifi ku përmes kësajë trupe merr pjese ne Festivalin e përvejtshëm ”Flaka e Janarit”, i cili festival mbahet ç’do vit dhe aty shpalosin talentin e tyre artistët e ndryshëm dhe të Estradës së Kosovës ku në vitin 2012 Merita Sahiti morri pjesë dhe u kurorezua me ”Çmimin e dytë” me këngën ”Karajfili në saksi”.

Rëndesi të veqant për të promovua Merita talentin e sajë në artin muzikor dhe performancën e sajë në skenë ishte edhe pjesemarrja ne emisionin me te shikuar te kohës FOLK SHOW, i udhëhequr nga Moderatori Afrim Sadiku në RTK, ku në këtë emision të radhes Merita morri pjesë me 2 këngë dhe ne mesin e artistëve dhe kengetareve prestigjiozë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.