ME NJERIUN E DIJES DHE TË SHKENCËS

0
Nijazi Halili me miq

(Prof. dr. NIJAZI HALILI)

Nga: Isak A H M E T I

I. Në vend të hyrjes

Kohë më parë kam publikuar një shkrim me titull: KUJTIME NGA SHQIPËRIA, ku kam përmendur me dhjetra e dhjetra emra shkrimtarësh dhe studiuedish të mirënjohur me të cilët kam pasur dhe kam kontakte, bashëpunime, komunikime, ndeja miqësore dhe shumë mbresëlënëse.

Edhe në Kosovë kam plot miq shkrimtarë dhe studiues me të cilët kam pasur dhe vazhdoj të kem kontakte të shpeshta, takime, biseda dhe ndeja miqësore, fotokujtime, biseda dhe debate mbresëlënëse, frytëdhënese, motivuese dhe frymëzuese !…

Këtu, para së të flas për njeriun konkret të dijes dhe shkencës, po përmendi vetëm disa nga emrat e njohur të shkrimtarëve dhe studiusve, që janë, dikush më pak e dikush më shumë,emra të njohut në letrat shqipe.

Madje për një numër të konsiderueshëm të tyre kam shkruar dhe publikuar edhe reçensione dhe vështrime afirmative, e ata janë: Mehmetali Rexhepi, Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Sarë Gjergji, Mikel Gojani, Albert Ramaj, Zef Noka (Ahmeti), Ndue Ukaj, Ismet Sylejmani, Shefik Sadiku, Ismet Rashiti, Samet Dalipi, Esat Kamberi, Zymrije Salihu, Sami Arifi, Fadil Abazi, etj. etj.

Madje për disa nga këta autorë kam qenë edhe recenzent i veprave të tyre!

II. Me njeriun e dijes dhe të shkencës

(Prof. dr. Nijazi Halili)

Me Prof. dr. Nijazi Halilin, njeri i dijes dhe shkencës, me lidhin takime, ndeja, biseda dhe diskutime shumë frytdhënëse dhe me vlerë. Takimi im ditë me parë me të, në prezencën e kolegut tim të kahmotshëm, Prof. dr. Razim Hoxha, nga Gjimnazi i Vitisë (vitet e 70-ta) ishte shumë i veçantë edhe për faktin se ma dhuroi me dedikim të veçantë (për çka e falëndetoj nga zemra), veprën e tij më të re, studimin monografik me titull: GLOBALE HERAUSFORDERUNGEN IM XXI JAHRHUBDERT, Prishtinë, 2024, fq. 274.

Kjo vepër që ka vlerë shumëdimensionale, është redaktuat nga:
Prof. dr. Gjon Boriçi, Prof. dr. Nazmi Maliqi, Prof. assoc. Fahrush Rexhepi, Prof. assoc. dr. Zinet Asani, Prof. assoc. Artan Nimani, Prof. dr. Agron Beka dhe Prof. dr. assoc. Ali Ismajli.
Kjo vepër kapitale, me 163 referenca, është botuar në gjuhën gjermane dhe si e tillë ka një peshë të veçantë.

Është me rëndësi të theksohet këtu se autori në fjalë ka botuar edhe një varg veprash të tjera shumë të rëndsishme dhe me vlerë ku ka trajtuar problematike të një rëndësie të veçantë për çka edhe është lauruar me çmime dhe mirënjohje të veçanta.

Për të pasur një pasqyrë më të plotë këtu po postoj disa nga ballinat e veprave të këtij autori-njeri i dijes dhe shkencës, të cilit i urojmë suksese të reja!

Në shtojcë edhe disa, otokujtime të veçanta me shkrimtarë dhe studiues!

Shikim dhe lexim të këndshëm!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.