Skënder MULLIQI
Evropianet edhe pse me hile,dhe Amerika më dialog po kërkojnë normalizim të marrdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo po bëhët që dy shtetet në dialog të pranohen ndërsjellazi. E nese është ky qëllim, pse kjo gjë nuk po arrihet ende? Nuk po ka përparime në dialog sepse Serbia po shërbëhet më opstrukcione politike. Jo që Vuqiq nuk po e pranon shtëtësinë e Kosovës, por ai në vend të kësaj po kërkon territore të reja, edhe pse kurrë nuk kan qenë të Serbisë, as që do të janë.Kosova ishte vend i okupuar gjatë, që lirinë dhe pavarësinë e arriti më luftë në vitin 1999.
Në vend që të kemi normalizim të mardhënjëve duke e pranuar realitetin e ri të krijuar pas luftës, Serbia po dëshiron t’i kthen vitet 1912 dhe 1918, apo nga ky i fundit deri të viti 1999, e që nuk është gjë tjetër vëtem iluzion serbomadh. Duhet thëksuar këtu së shqiptarët kurrë nuk u integruan në shoqërinë jugosllave. Nuk e pranuan okupimin duke kërkuar rrugë për çlirim përfundimtar nga zgjedha serbe. Nuk u integruan në një shoqëri të huaj, së shqiptarët ishin në tokën e vet. Minoriteti serb në veri i cili po dëshiron organe të mvetëtishme paralele përmës Asociocionit famoz, kjo nuk përkon fare më realitetin, kur dihet së serbët janë minoritet me të drejta shumë të mëdha.
Dhe, fakti tjetër madhor është së serbet e kolonizuan Kosovën, e kjo don të thotë së janë ardhacak. Edhe Millosheviqi kishte për qëllim spastrimin etnik më luftë të shqiptarëve nga trojet etnike.Ai pas suprimimit të organeve të Kosovës në ish-Jugosllavi filloj kolonizimin e Kosovës më serbe të Kroacisë dhe me disa kolonë më prejardhje serbe nga Shqipëria. Kosova u çlirua nga zgjedha shekulloore serbe më luftë nga shqiptarët dhe nga NATO. Kosova po funkcionin si shtet dhe si shoqëri multietnike nga plani i Ahtisarit që ishte kompromis në përbërje më shqiptarë, serb, turq, goran dhe të tjerë.
Me logjikën pushtuese të Serbisë,nuk arrihet paqja dhe as stabiliteti në rajon, dhe nuk arrihet as normalizimi i marrdhënjeve Kosovë-Serbi.Dhe, mu për këtë po të kishte në Serbi një logjikë ndryshe, do të kishte mundësi që në këto bisedime të futura në qorrsokak të sigurohet paqja e ndërsjellë.Në Serbi në vend të demokracisë, po sundojnë ideologjitë fashiste në krye më klikën e kriminelëve të luftës në pushtet, siç janë, Vuqiq, Sheshel, Nikoliq, Daciq, Vulin etj.
Në kohën kur kemi integrime evropiane, ku po zhduken edhe kufijtë shtetëror, Serbia po ushqehet më ultranacionalizma të shekullit 19-të, për ripushtim të Kosovës më luftë te re më shqiptarët. Këto ide për “botën serbe”, nuk do të lejohen të realizohen nga shqiptaret, nese ende po tolerohet Serbia nga bota demokratike, nga frika e Putinit dhe Vuqiqit. Presidenti serb lë të qanë gurmazin sa të dëshiron nëper foltore të ndryshme së këto do të mbesin zëra të qjerrura në ajër. Shqiptarët janë zot shtëpie në tokën e vetë stërgjyshore.
Mos te ishin ne NATO Greqia dhe Turqia, çdo jave do te luftonin…..