Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili njihet edhe si studiues e koleksionist, ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt, që Mbreti Zog mori me vete kur u largua nga Shqipëria në vitin 1939.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania”, Lame u shpreh se Princ Leka, si trashëgimtar i fronit, duhet t’i japë llogari shtetit shqiptar për këtë çështje.
“E para, dokumenti ka nevojë për hetim të mëtejshëm. E dyta, unë nuk e besoj farë këtë zotërinë Gjonin. E treta, shteti shqiptar përsa kohë edhe e pranoi të kthehej në Shqipëri Princ Lekën dhe familjen mbretërore, unë jam nga ata që them po, duhej pranuar që të ktheheshin në Shqipëri, duke dhënë disa llogari.
Si trashëgimtar i fronit është dikush dhe ka llogari për të dhënë para shtetit shqiptar dhe shteti shqiptar ka detyrime ndaj tij për atë që përfaqëson”, theksoi ai.
Ndërsa Drejtori i Arkivës, Ardit Bido tha se Ahmet Zogu mori me vete 40 milionë dollarë.
“Duhet të theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër marramendëse. Kjo 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, me inflacion sot do të ishte diku te 40 milionë dollarë. Pra, nuk bëhet fjalë për një shifër e cila është marramendëse kur vjen fjala për kapacitetet e një vendi”, u shpreh Bido.
Ai sidoqoftë theksoi se 1.5 milionë dollarë aso kohë nuk mund të krahasohen me 40 milionë dollarë sot.
Mbreti Zog i paska marr 40 milion dollarë, ndersa diktatori Enver Hoxha, ia ka marr kombit Shqiptar 45 vjet LIRIE, ne te cilat ai vrau, preu, dhe dhunoi nje komb… dhe ne te cilin e beri eksperimentin e NJERIUT TE RI SOCIALIST… dhe i krijoi nje individ hibrid pa ndjenja kombetare, morale, etike etj…
Shënim: Enveri mbajti shtetin, se na kishin ndarë pas rënies së nazi-fashizmit, si na ndanë pas pushtimit osman, e ndoshta nuk do kishte as shtet shqiptar fare. Dhe ndjeshmëria kombëtare ka rënë pas rënies së komunizmit, se deri sa ra komunizmi, nuk kishte njeri që guxonte ta shante vendin, apo të pëllizte arabisht në trojet shqiptare, si sot… Sorry. /AÇ