MASA KRITIKE E NJERËZVE, QË DUHEN PËR TË BËRË SHTET

0
ABC - Alfabeti i gjuhës shqipe
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Vëzhgim

Në çdo shtet, duhet një masë kritike njerëzish për ta bërë shtetin të funksionojë sipas ligjeve të shkruara. Në Shqipëri kjo masë mungon.

Prandaj te ne kemi një sistem mendimi të dyzuar, si duhet sipas ligjit, e si bëhet sipas korrupsionit.

Është si puna e bombës atomike. Që një bombë atomike me pluton apo uranium, të shpërthejë, pra të funksionojë, ajo e do një sasi të caktuar të masës, që quhet masa kritike.

Kështu si duket, duhet edhe në shoqëri. Nëse në Shqipëri, tash 33 vjet vidhet e shpërdorohet shteti, nuk mund të pretendosh se me këtë klasë politike, që vjedh e abuzon, mund të bëhet shtet. Vetëm nëse krijohet një grup njerëzish, që duan të bëjnë shtet, e punojnë për të, me atë qëllim, atëherë gjërat mund të fillojnë e ndryshojnë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.