Nga MIMOZA STAKAJ, Revista FJALA – 7 Gusht 2024
Njëri nga dhjetë intelektualet malësorë, për të cilet pak ditë më parë Këshilli i Bashkisë M. Madhe i akordoi titullin: “Qytetar Nderi” ishte edhe poeti e përkthyesi Arben Çokaj. Ndaj pikërisht me këtë intelektual një ditë më parë ka filluar dhe dorëzimi zyrtar i këtij titulli. Kësisoj ka qenë kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, i cili ka folur rreth vlerave intelektuale të Arben Çokaj.
Nderkaq dy poetët e njohur Gjek Marinaj i nominuar për çmimin Nobel, dhe Mimoza Rexhvelaj u shprehen se: vertetë ky titull i bën nder Arbenit, por edhe Arbeni i bën “nder” këtij titulli, madje me cilësitë e tij, na bëri të harrojmë pak dhe “dorëlëshimin” e akordimit të titujve nga Këshilli Bashkiak.
Intonimi i Himnit Kombëtar
Po kështu edhe Mjeshtri i Madh Ilmi Kurti e ka vledrsuar me nota positive poetin, përkthyesin, njëherazi studentin e Dhjetorit ’90, Arben Çokaj. Kjo ditë pati dhe një të veçantë ku duhet cituar; Ky aktivitet bëri të mundur të ulin në krah të njëri–tjetrit dy kundërshtarë të pa lodhur politikë, në mes Tyre, kreun e Bashkisë Tonin Marinaj, dhe poeten Mimoza Rexhvelaj.
Gjekë Marinaj, Ilmi Kurti, Tonin Marinaj, Arben Çokaj dhe Basshkim Lekaj
Ja pra kjo është forca e poezisë dhe Arbenit!