LUGATI

0
Kalosh Çeliku - garip

NGA KALOSH ҪELIKU

Im Atë, shpesh e përsëriste: politika, ta hanë edhe kokën. Shkak, që: politikanët për pushtet dhe pasuri, sot: e hanë njëri – tjetrin. Arsye, që nuk u mora me politikë, por me letërsi. Poezi. Libra të “rrezikshëm”, dhe publicistikë letrare. Shteg, pas “Ҫuke”. Miqtë e mi besnik, i hëngëri politika. Pak veta, ende janë gjallë Ditën e Sotshme.

Fatos Nano, u mor me politikë. Dhe, erdhi në pushtet edhe si kryeministër i Shqipërisë, në prag të ndryshimeve demokratike. Miqtë e tij besnik partiak e rrasën e dhe në burg. I vetmi kryeministër shqiptar, përsa e di unë në botë: që, nga burgu doli përsëri si kryeministër shqiptar i Shqipërisë. E mori pushtetin. Edhe, më në fund: dha, vetë dorëheqje nga politika.

Edhe, ku ishte gabimi i tij si Kryeministër në pushtet: nuk u hakmuarr, rrasi në burg “miqtë” e tij politik, po i la në liri. Ndoshta, kjo është edhe madhështorja e tij si politikan. Vetëm se: ato, e rrëzuan edhe nga pushteti. Fenomen i çuditshëm shqiptar me të cilin ka probleme, sot: edhe, vetë bota përparimtare me kufinjtë e shteteve Ballkanike. Edhe, ai vetë sot: me gjendjen shëndetsore në spital. Zonjën Vdekje, që i ka trokitur te dera.

Rrezik, Sot: edhe, për Maqedoninë e Veriut. Shtetin e “përbashkët”. Dje, Komunist. Sot, Neokuminist. Nesër, si kryeministër mund t’i këthehet Gruevski. Sot për sot, ende me arrest ndërkombëtar. Nuk i dihet Ditës Nesërme?!

Populli shqiptar, brez pas brezi e ka një thënje antologjike për të vdekurin: gjithmonë, duhet thënë fjalë të mira. Pamarrë parasysh, kush ka qenë përsëgjalli në jetë me të mira e të këqija përsëgjalli në jetë.

Shkaku, se: Nesër, mund të zgjohet Lugat…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.