13.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj LIBËR MONUMENTAL HISTORIK E KOMBËTAR I PËRKTHYER NË 16 GJUHË TË BOTËS

LIBËR MONUMENTAL HISTORIK E KOMBËTAR I PËRKTHYER NË 16 GJUHË TË BOTËS

1
Prekazi - Ai është gjallë

Doli nga shtypi libri “Prekazi brezni trimash-Ai është i gjallë”

Ky libër është përkthyer dhe botuar në 16 gjuhë të botës; shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, turqisht, kroatisht, sllovenisht, spanjisht, hebraisht, kinezisht, arabisht, polonisht, punxhabisht, koreanisht, asamezisht.

Ditë më parë, pikërisht në prag të festave të fundvitit të vitit 2025 u ribotua për të tretën herë me radhë libri me titull “Prekazi brezni trimash – Ai është i gjallë” i autorit Dibran Fylli. Ky libër nuk është voluminoz me shumë faqe, por është voluminoz përkah rëndësia e tij. Pra, libri ka vetëm 48 faqe, por është një libër monumental historik e kombëtar, kryesisht i shkruar për Prekazin dhe trimat e këtij fshati nëpër kohë dhe gjenerata, duke filluar nga Ahmet Delia e deri te Adem Jashari, i cili rezistoi nga shtëpia e tij ndaj hordhive barbare serbe për tri ditë me radhë më 5, 6 e 7 mars 1998 dhe u flijua me tërë familjen 59 anëtarëshe, si një rast i vetëm në botë.

Shtëpia e Adem Jasharit, përkatësisht e familjes Jashari, e bombarduar nga milicia serbe, sot ekziston si monument historik që vizitohet nga mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet dhe njerëz nga kombet tjera të globit. Në Kullë shkruan: Ai është i gjallë! Secili që e ndjenë veten shqiptar, e di shumë mirë se Adem Jashari është i gjallë, sepse jeton në mendjet dhe zemrat secilit. Për këtë libër ka një interesim të madh kudo në botë. Fillimisht autori shkruan për Drenicën si territor i qëndresës shqiptare. Ai përmend se Drenica si trevë e Kosovës gjithmonë në histori ka pas trima e heronj që nuk e kanë pranuar pushtimin, andaj gjithmonë kanë bërë rezistencë ndaj pushtuesit.

Autori në këtë libër bën një përshkrim për Kosovën nën represionin dhe gjenocidin serbë ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Populli ka përjetuar masakrat e shumta anë e kënd Kosovës. Në fakt ishin përpjekjet e tyre për të shfarosur një popull të tërë, duke bërë spastrim etnik. Autori Dibran Fylli në këtë libër të ngjeshur me fakte, dokumente e fotografi, sjell për lexuesit gjithë historinë e familjes së Adem Jasharit, heroit dhe komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Toka e Kosovës shumë e përvuajtur, është larë me gjak dhe lot për të fituar lirinë e mohuar ndër shekuj. Atdhetarizmin e vërejmë në figurën kryesore të këtij libri, te madhështia e Adem Jasharit. Ai që nga viti 1990 bëri hapat e parë drejt organizimit dhe formimit të UÇK-së.

Libri përshkohet me fakte, me emra të vendeve dhe luftëtarëve të rëndësishëm të lirisë, sikurse Ahmet Delia, Azem Bejta, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Emin Lati, Shaqir Smaka, Nebih e Tahir Meha, Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari, e shumë të tjerë. Autori Fylli nëpërmjet librit të tij na ofron figurën madhështore të Adem Jasharit, luftëtarin trim, i cili nuk iu dorëzua asnjëherë armikut edhe pse e dinte që serbët përpiqeshin për ta zënë të gjallë, por ai ishte betuar se nuk do të dorëzohej. Ai nuk e humbi shpresën për të luftuar me pushtuesin që bënte dhunë e terror pa mëshirë ndaj çdo gjëje shqiptare. Madje, armiku atakonte gjuhën, lirinë dhe flamurin e një populli. Tre ditët e luftës së Jasharajve më 5, 6 e 7 mars 1998, bëri të kuptohej se ajo që po ndodhte në një familje shqiptare të Prekazit në një vend të Europës Juglindore ishte një realitet që e tronditi botën.

Nëpërmjet figurës heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, autori kujton kohën në tokën e përgjakur nga dhuna e gjenocidi i vazhdueshëm i serbëve. Tri ditët e luftimeve familja Jashari luftoi heroikisht ku humbën jetën, kishte edhe gra e fëmijë, Autori e mohon me vendosmëri vdekjen e Adem Jasharit, duke thënë se Adem Jashari është i gjallë. Ai jeton gjithmonë në zemrat tona. Me këtë mendim tanimë pajtohet i gjithë populli i Kosovës se “Ai është i gjallë”. Heronjtë dhe dëshmorët e kombit nuk vdesin kurrë, andaj as Adem Jashari. Ai thotë se Adem Jashari do të jetojë brez pas brezi. Nëpërmjet tij, populli shkroi historinë dhe Kosova sot është e lire, fal atyre që luftuan nën udhëheqjen e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), heroit të Prekazit, Adem Jashari. Libri ka disa foto të Adem Jasharit, Shaban Jasharit, Hamëz Jasharit e shumë të tjerëve.

Ky libër i përkthyer në 16 gjuhë të botës, ka zgjuar interesim kudo në botë. Andaj është e nevojshme që ky libër monumental, historik e kombëtar të shpërndahet dhe të lexohet në të gjitha shkollat shqipe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, etj., si dhe në diasporë. Libri gjendet në Bibliotekën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në disa librari të shkollave në Kosovë. Turistët e huaj që vijnë për ta vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz thuaja se të gjithë e marrin këtë libër historik, i cili meriton vëmendje të veçantë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të Kosovës do të duhej të bënin projekte për botimin dhe shpërndarjen e këtij libri.

/Ahmet Pllana

1 KOMENT

  1. EPOPE LIRI SHQIPTARE

    EPOPE E RILIRISË OR EPOKE TË ILIRISË
    POPULLI TË KOMBIT, ROKULLI O GLOBIT
    SHQIPE SHQIPTARE, PIPES SHKRIPZARE
    POPULL POPULLATË, ROKULL ROKULLATË
    LIRI TERË SHQIPTARE, ILIRI SHKRIPZARE
    IDENTITETI SHQIPE, INTEGRITETI ZGRIPE
    RILINDI RILINDJA NA RINGRITI RIBINDJA
    INTENZITET ENËRGJI, INTEGRITET ELEGJI
    SHQIP SHQIPTARIE, SHKRIP SHKRIKAVRIE
    QENDËR QENDRESËS O ZEMËR KRENBESËS
    ILIRIE OUUU ILIRIANE A RIHIRIE RIHIRIANE
    PARTI OR LIBERALE TRADHTI KORE ILEGALE
    TITAN HEJ TITANIKE, DRITAN OR DRITAPIKE
    ANA OUH, ANAKËNDË, ZANA OR ZANARENDË
    RENDJE O, RENDITJE, TRENDJE SHËNDRITJE
    ËH TI MOJ EUROPË, OUUUH TI QË NA RROPË
    EHOBE OJ FITIMTARE OJ EPOPE ÇLIRIMTARE!.

    13 JANAR 2026 NEW JERSEY USA LIBRI:”EPOPE
    LIRI SHQIPTARE”MËRGATA AMERIKO SHQIPTARE

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.