Nue Oroshi
Demokracia iu mundëson veprime të papergjegjshme shumë individëve që jetojnë me paranoja psikologjike se janë dikushi edhe pse në të shumtën e rasteve nuk janë askushi! Kjo ndodh shpesh sidomos tek disa individ të cilët janë dashuruar në vetvetën pa i dashuruar askush. Me një fjalë ata thirrën në emra shoqatash, organizatash dhe partish pa pasur fare as përkrahës, as votues e as edhe ndonjë individ që i merr seriozisht. Të tillët që janë dashuruar në vetvetën pa i dashuruar askush shohin ëndrra me sy hapur dhe janë të përfshirë nga halucinacionet po sikurse i takojnë një puberteti që ju zgjat tërë jetën.
Nuk është e rastësishme që të tillët më së shumti janë zhurmëtar të internetit të cilët çdo veprim të mirë të ndonjë organizate, shoqate apo individi e shikojnë më një xhelozi të papërshkrushme vetëm për faktin se nuk janë të zotët të nxjerrin macën nga përsheshi, apo të bashkojnë katër persona për një qëllim të përbashkët. E mira është se demokracia edhe të tillve ju jep mundësinë e veprimit por të gjorët nuk veprojnë asgjë.
Nuk veprojnë se ju mungojnë idetë, ju mungon angazhimi dhe ju mungon përkrahja nga shqiptarët që sot e kësaj dite e dinë mirë se në çfarë rruge të shkojnë. Personat e tillë që janë të dashuruar në vetvetën pa i dashuruar askush, i ke të shumtë edhe në diasporë. Ata paraqitën se përfaqësojnë ndonjë shoqatë, organizatë apo ndonjë degë të ndonjë partie politike që moti i kanë përjashtuar edhe partitë ku kanë gravituar për mos punë.
Të tillët të rrahin patriotizëm me fjalë. Dhe kur i pyet se kur ka qenë aktiviteti i fundit i tyre në shoqatën, organizatën apo partinë që e përfaqësojnë ata nuk kanë përgjigje. Nuk kanë përgjigje për faktin se nuk kanë zhvilluar aktivitet. E në mungesë të zhvillimit të aktivitetit tipat e tillë kanë kohë që të kritikojnë në internet veprimtarët kombëtar. Fati është se shkrimet e tyre nuk i lexon askush. Të tillët është mirë të reflektojnë dhe mos të thirrën në parti, organizata, shoqata që fare nuk kanë aktivitet dhe ti mbyllin ato.
Është njerëzore që çdo kush nuk e ka mundësinë të jetë i përkrahur në projektet dhe konceptet e tyre. Të përkrahësh nga masa e gjerë duhet të kesh edhe ide dhe projekte të sakta se ku e ke venë pikën në realizimin e këtyre koncepteve ideore që dëshiron t’i zbatosh në praktikë.Të kritikosh është shumë njerëzore se kritika e qon përpara shoqërinë. Por të kritikosh nga xhelozia e arritjes së tjetrit është shumë djallëzore për faktin se e tregon vogëlsinë tënde në raport me madhështinë e atij që e kritikon. Një fjalë popullore shqiptare thotë shumë qartë: “Mos ja shiko gunën po kqyrja punën”. Puna flet vet. Ajo nuk ka nevojë për propagandë por përcillet në mënyrë të rrufeshme.
Për të ardhur deri tek një sukses duhet edhe angazhim i madh, një lodhje e madhe dhe qindra e mijëra orë të humbura qoftë në aspektin e përgaditjes së punimeve shkencore, qoftë në aspektin e organizimeve kombëtare ku duhet përpiluar planin që çdo gjë të shkon sipas programit që është paraqitur. Nuk thuhet kot se për ta kritikuar një libër që mendon se është i dobët duhet ta shkruash një tjetër më të mirë. E për ta shkruar tjetrin më të mirë duhet mijera ore punë dhe studime. Lakmitarëve që jetojnë në halucinacione dhe që mendojnë se bëjnë diçka pa bërë asgjë është mirë që mos ta mashtrojnë vetvetën.Ta mashtrosh vetvetën është shkalla me lartë e marrisë.
Është shkalla më e lartë e marrisë se mendon se njerëzit e tjerë nuk dinë asgjë por në fakt ata janë më të menqur se ti se të kanë lanë të vetmuar të përpëlitesh me dëshirën tënde, dhe te jetosh me mendimin se je më i miri. Por në fakt je vetëm një përson i humbur në mjegullnajë. Gjatë aktivitetit tim 32 vjeçar në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare më ka rastisë të takoj mijëra aktivist, veprimtarë dhe ideolog të çështjes shqiptare. Është interesantë se ata që kanë punuar dhe punojnë me devotshmëri për çështjen shqiptare shumë pak i sheh të rrahin gjoks se e kanë kryer këtë apo atë punë. Ata pa e kryer ende punën e parë e fillojnë projektin për realizimin e punës së dytë. Dhe gjithmonë janë në levizje se si ta dërgojnë përpara çështjen shqiptare.
Kurse halucinacionistët ata nuk punojnë gjë. Shikojnë në mbrëmje se ku munden ta bëjnë një kritikë që t’iu shënohet emri dikund që kanë shkruar diçka edhe pse nuk kanë thënë asgjë. Të tillët janë shumë të zëshem të thonë diçka që është në hap me kohën. Dhe kur flet për projektin e realizimit të Bashkimit Kombëtar shqiptarë të rrahin patriotizëm se thua ky vërtetë qenka një patriot i madh. Kur e pyet se sa vjet i ke dhe të thotë 50, 60 apo 70 dhe i thua se sa vjet i ke dhënë projektit të Bashkimit Kombëtar nga jeta jote?! Ata nuk kanë përgjigje. S’kanë përgjigje për faktin se nuk e kanë lëvizë asnjë gurë në atë drejtim. Lakmitarë hiqni dorë nga halucinacionet dhe ëndrrat tuaja se jeni dikushi!
Mos krenohi me emra të shoqatave, organizatave, apo partive që kanë vetëm emrin dhe nuk kanë asnjë aktivitet kombëtar. Të gjithë ata që mendojnë se përfaqësojnë emra shoqatash, organizatash partish duhet se paku të ulën para kompjuterit dhe të bëjnë një analizë 10 vjeçare të punës që ka zhvilluar ai organizim që përfaqëson. Nëse aktiviteti është zero mbyllne atë organizatë,shoqatë apo parti dhe kaloni ose në jetën private ose bashkohuni ideologëve që janë duke ecur përpara. Deshira për të kryer një punë, dhe realizimi i punëve të kryera janë dy botra dhe një kufi i madh që i ndan në mes.
Çështja shqiptare don punë konkrete. Armiqtë tanë e kanë hapur anë e kënd propagandën edhe në Evropë dhe në Amerikë dhe po dojnë me zhbë shqiptarinë. Ne duhet t’i dalim në mbrojtje më të gjitha mjetet e mundshme, dhe ta formojmë një organizatë të fortë kombëtare e cila do të dinë t’i kanalizoj dhe të udhëheq përpara strategjinë e veprimit kombëtarë, dhe të ndërtoj rrugën e bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët. Për këtë duhet bashkuar intelektualët, atdhetarët dhe profesionistët që kanë një vizion kombëtar por që e kanë edhe mendjën e shëndoshë që bashkimin kombëtar ta realizojmë sa ma shpejt që është e mundur.
I kuptoj edhe personat që jetojnë në botën e halucinacioneve por halucinacioni i tepruar paraqët devijimin në sjellje, kurse devijimi në sjellje paraqët delikuencën. E shqiptaria nuk ka nevojë për delikuentë por për intelektual atdhetar që ja kushtojnë jetën bashkimit të trojeve shqiptare me angazhimin e tyre konkret deri në realizimin e projektit të atdhetarëve tanë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët.