LAJM I MIRË PËR KOMBIN

0
Kushtetuta e Çamërisë - libër

Në Prishtinë, Shtëpia Botuese „Lena Grafik“, sot botoi librin, „Kushtetuta e Republikës së Çamërisë“ të përgatitur nga Prof. dr. sc. Elena Kocaqi, diplomati Holandez, Yohan Byrde, Avokati, Prof. dr. Ibrahim Maxhuni, si dhe shkrimtari dhe publicisti, Atdhe Geci. Dokumenti themeltar i Shtetit të Çamërisë, „Kushtetuta e Republikës së Çamërisë“ dhe „Himni i Çamërisë“ u miratuan me 09.09.2017 nga Kuvendi Gjithëpërfshirës çam dhe arvanitë.

Botimi i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“, i financuar nga Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërinë, nga atdhetarët, Fadil Aliu dhe Bashkim Tahir Aliu, shënon kthesë historike në përbashkimin e atdheut tonë në një Bashkështet Shqiptar. Në librin, „Çamëria Denoncon“ të autorit Albert Konit, shkruan: Të përjashtosh popullin çam si jo pjesë të kombit shqiptar do të thotë të mos bësh histori, por të konsumosh histori!…

Shqiptarët jemi pellazgët, këtë askush s´ka të drejt ta na e mohon. Botimi i „Kushtetutës të Republikës së Çamërisë“ i është shpërndarë shtatë shteteve të qendrave të vendosjes. Ky libër u shpreh drejtori i Shtëpisë Botuese, „Lena Grafik“ do të kontribuoj shumë në ndërkombëtarizimin e kthimit të Çamërisë Shqipërisë.

Atdhe Geci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.