Kur shërohesh ti, shëron edhe gjeneratat tjera

0
Dardan Osmanaj

“Unë Zgjedh të Mos Trashëgoj Frikën”
Unë jam biri i heshtjes,
e plagës së pashëruar.
Jam zëri që s’u lejua të fliste,
lotët që u mbytën në gjak të trashëguar.
Por unë nuk jam vetëm pasojë.
Unë jam zgjedhja.
Jam thyerja e hallkës në zinxhirin e vjetër.
Jam jo-ja që ndal stuhinë që vinte brez pas brezi.
Kur unë shëroj plagën time,
nuk shëroj vetëm veten.
Shëroj edhe njërzit që s’patën mundësi të qajnë,
edhe babain, që mësoi të durojë duke heshtur.
Kur unë mësoj të dua pa frikë,
i mësoj zemrës një gjuhë të re.
Dhe kjo gjuhë do t’i flasë fëmijës sim,
dhe shumë njërzve pa ulërima, pa mallkime, pa gjykuar pa peshë të huaj.
Unë nuk jam bartës i dhimbjes që nuk është e imja.
Unë nuk jam vazhdim i errësirës.
Unë jam drita që tha:
“Mjaft.”

Mjaft me frikë të trashëguar,
me vujtjet që i kam perjetuar me heshtje të vjetra, që na kanë zënë gojën.
Mjaft me plagë që i mbajmë si kurora.
Unë zgjedh t’i jap fund.
Sepse kur shërohesh ti,
shërohen edhe ata që s’kanë lindur ende.
Dhe, ndoshta, edhe ata që tashmë prehen në dhé.
Sepse shërimi nuk ka kohë — ka vetëm zemër.

Dardan Osmanaj

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.