Ku gaboi Albina Kelmendi?

0
Albina Kelmendi

Ilir Muharremi, kritik i artit

Albina Kelmendi mbrëme me këngën “Duje” rrëmbeu zemrat e publikut e jo votat e shteteve. “Eurosong 2023” përpiqet të lartësojë dhe kualifikojë shpirtin muzikor, gjetje të reja në muzikë, dëlirësi, tingull, organo qoftë tradicionale e qoftë moderne, muzika modernën e ka në akrepat e shpirtit të kohës.

Gjuha e muzikës është gjuhë që i përket shpirtit, shpirti e kupton, por nuk mund ta përkthejë. Muzika e thyen çdo teori bashkon kohën me hapësirën. Muzika të gjitha gjuhët për një çast i bën bashkë. Ajo lëvizë shpirtin nga shtrati, fluturon në qiellin e shtatë. Ta lëmë me një anë zhanrin, temën, koreografinë, tekstin në muzikë. Çkado që del nga shpirti mbi baza melodike, nga thellësitë edhe më të errëta, çdo krijesë njerëzore e bën për vete, lundron bashkë, bëhet pasagjeri besnik i yti.

Shtetet konkurrente në “Eurosong 2023” u bënë pasagjer pas këngës “Tatoo”- Loreen të Suedisë. Kënga ishte magjike, vlerë, art, shpirt, kishte elektronikë të theksuar, zë që shpirti e ndjente e kuptonte, por nuk dinte ta përkthente me fraza njerëzore. Thellësitë kuptohen por nuk shpejgohen me fakte shkencore. Nuk ka rëndësi kjo. Në çast më dukej muzika e fituesës si një makinë që e mposhte kohën. Vlerësimet bëhen në krahasim me të tjerët deri ku arrinë thellësia e tingullit dhe zërit.

Nëse ndonjëher tentojmë t’i arrjimë majat në “Eurosong”, duhet të jemi ndoshta pesë herë më të fortë se të gjithë të renditemi te e pesta shkallë.

Në vlerë muzikore nuk bën të gjykohet tradicionalja, elementet kryesore që e përfaqësojnë një racë, komb dhe shtet. Duhet të gjykohet sasia e vlerës, arritja e lëvizjes së shpirtit nga shtrati i tij. A arriti Albina ta lëvizte shpirtin nga shtrati? Shijet janë personale, politike, kufizim nga çasti i disponimit, shpesh imponim mjedisor nga influencat shoqërore. Nëse trazohet komplet shpirti nga tingulli muzikor atëher shijet përpiqen të bashkohen sepse në vete kanë një formulë të përbashket.

Ndoshta nganjëher Turqia ka plot drejtë pse nuk merr pjesë ne Eurosong. Bën matje të saktë të vlerësimeve dhe nënteksteve.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.