Kryetari VATRA – Elmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023

1
358
Dr. Pashko R. Camaj dhe dr Elmi Berisha

Federata PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, dy nga emblemat e saj: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023

1.

“Kuvendi i Madh i Ulqinit”, Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tematikë: “Për Zhvillimet dhe Integrimet PanShqiptare e NdërKufitare”, u mbajt në qytetin e Ulqinit, me 29 prill 2023, me 300 të Ftuar Nderi nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku dhe nga Ballkani, Europa, Amerika, Australia, Azia.

Nderonin me praninë e tyre ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, biznesmenë, drejtues të shoqërisë civile, gazetarë, etj dhe përshendeten Kuvendin personalitete të larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Australia, Amerika, etj., u mbajtën disa kumtesa tematike, pati pesë këngë nga këngëtarë të njohur, valltarë me xhubleta të Malësisë së Madhe dhe valltarë me valle të Tropojës, etj., u ndanë çmime të ndryshe, u shtrua një drekë për të pranishmit. u hap dhe një fotoekspozitë me 22 stenda nga “Gazeta e Alpeve”.

Federata PanShqiptare “Vatra”, dy nga emblemat kryesore të saj: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko R. Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023, çka kjo iu ba e ditur edhe Kuvendit duke iu shprehur te dy këtyre personaliteteve shqiptaro-amerikane mirënjohjen e të gjithë të pranishmëve për kontributin e tyre.

2.

EMRI BERISHA nga Rajoni i Pejës, me banim në Nju Jork të Amerikës, krye studimet në kolegj, universitete e ato pasuniversitare për menaxhim biznesi; President i Kompanisë “Berisha Brothers Management, inc” (themeluar më1995) si dhe Drejtor ekzekutiv i Kompanisë Amerikane “Future Fuels Europe LLC”;  autor i librit “Lidershipi” dhe i dhjetra shkrimeve në mediat në dy anët e Atlantikut, kumtues në forume të ndryshme kombëtare, rajonale e ndërkombëtare; ishte përfaqësues politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim  Rugova në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe pranë Zyrës së Senatorit Amerikan Bob Doll (“Ambasador Nderi” i Kosovës në SHBA).

Dr. Emri Berisha është Kryetar në mandat të dytë i Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, i Cili e ka përshendet më 23 Tetor 2021 edhe ”Takimin e Shkodres”, të organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodres.

Dr. Elmi Berisha është Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Dr. Elmi Berisha është vlerësuar e nderuar me titullin “Doctor Honoris Kausa” në Universitetin “Luarasi” në Tiranë (6 tetor 2020) dhe është pedagog i jashtëm i këtij universiteti të mirënjohur edhe në botën akademike ndërkombëtar, si dhe është nderuar me Medaljen “Mirënjohja e Përvjetorit të Artë” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Tiranë, etj.

3.

PASHKO RR. CAMAJ është nga Tuzi (Malësi), i fisit Hoti, i derës së njohur të Rrok Pjetër Zeku i Camajve, prej kohësh me banim e veprimtarim në Amerikë; ka studiuar për shkenca mjekësore në Srednja Medicinska Skola në Podgoricë (MZ), në BS Environmental Health Sciences te York College / CUNY (SHBA), për Master of Sciences te CUNY Hunter College (SHBA) dhe për doktoraturë në Columbia University Mailman School of Public Health (SHBA).

Dr. Pashko Rr. Camaj është Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik dhe Drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë për Transportin Publik në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Shef i Kabinetit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qënë dhe në detyrën e Nënkryetarit të “Vatrës” dhe në funksione, angazhime e misione kombëtare të “Vatres” ndërvite, duke dhënë një kontribut të çmuar.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Profesor i angazhuar në Universitetin Ëilliam Paterson të Nju Xhersit  dhe në CUNY Lehman College në SHBA, ka mbajtur kumtime e ligjerata në disa universitete në Shqipëri e Kosovë dhe në forume të ndryshme shkencore, ka botuar me dhjetra artikuj të ndryshëm për shëndetin publik, duke dhënë ndihmë të çmuar në SHBA e në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi etj. veçanërisht në kohën e Pandemisë Kovidiane.

Dr. Pashko Rr. Camaj është dekoruar me Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta (Amerikë, 2022).

4.

Bordi Botues Ndërkombëtar i “Gazeta e Alpeve”, Redaksia e Rrjeti i Kordinatorëve të saj iu bëjnë ftesë publike, të Ftuar Nderi për të dy personalitetet e Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë, dr. Elmi Berisha dhe dr. Pashko Rr. Camaj, për të nderuar me praninë e tyre në “Takimi i Tretë i Tiranës” (Takimi i Madh i Tiranës) me 12 dhjetor 2023 në Tirana International Hotel & Conference Center në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të hapet edhe Ekspozita Kombëtare “Kuvendime Shqiptare” (me 101 stenda forex, 100cm x 70cm) për Kuvendet e Takimet tona në Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Pejë, Shkodër, Plavë-Guci, Gjakovë, Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe, të cilët do të jenë edhe pjesë e kësaj Ekspozite Kombëtare në Tiranë. (G.A.)

1 KOMENT

  1. Ndersa ne Ulqin jane sot duke jetuar 18 000 SHQIPTAR qe jetojne ne Ulqin prej se ekziston Ulqini, dhe kurre nuk kane ike nga trojet Shqiptare sikur keta dy pisa qe fryhen qe i kane dhane 1000$… tmerrrrr me çka mburren tradhetaret qe kane ike nga trojet Shqiptare dhe ua kane dhuruar serbve….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.