KRYEMINISTRAT SHQIPTARË NË SHEKUJ

0
Edi Rama - Hashim Thaçi - Isa Mustafa
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

(kryeleshat sharlatanë shqiptarë, që punuan e punojnë për të tjerët e për veten, por jo për të bërë vendin e tyre – Shqipërinë)

Po racë e keqe paskemi qenë!

Si more kishim 39 kryeministra në Perandorinë Osmane dhe nuk bënë asgjë për Shqipërinë. Në fund, pas 523 vjet pushtim osman, Shqipëria kishte të shtruar vetëm 5 km. rrugë, asnjë shkollë shqipe, gjuha dhe etnia na u mohuan, e ne mbetëm të ndarë – ende nuk jemi bashkuar. Por prapë shqiptarët dhiten pas turkut edhe sot…

Erdhi Zogu fluturak me ushtrinë serbe të Pashiqit, dhe në fund ia shiti Shqipërinë Italisë fashiste, se të gjithë ata nacionalista, që punuan për Zogun, vazhduan më pas të punonin edhe për Italinë fashiste. E mbahen edhe nacionalista. Ashtu ishin edhe me turkun ata.

Pastaj regjimi komunist, që dihet, e filloi me punë, dhe në fund na la pa bukë. Dhe ne kënaqemi duke sharë komunizmin…

Vijmë në kohën e demokracisë, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa“, por morëm një Shqipëri turko-arabe, si paralagje e Tuirqisë. Vendi u mbush me xhamia, që me taksat e shqiptarëve na shurdhojnë përsditë. Shkolla mbaroi, ekonomia u vodh, e shqiptarët po ikin përditë nga ky vend i bukur, e pa mend… Meta vodhi arin; Saliu solli vitin e shembjes së shtetit, 1997; Rama, po i hipën avionit privat e po shëtitë më shumë se Sekretari i Shtetit Amerikan, duke menduar se po drejton botën, por duke mos bërë thuasjse asgjë për vendin e tij – Shqipërinë. Asnjë zhvillim esencial, që i shërben këtij populli e ju jep shpresë, nuk bëhet. Po, çmimet më të larta në Shqipëri, e rrogat e pensionet më të ulëta në Europë.

Turp për ne si popull, pa moral shtetformues.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.