KRROKËRITJET E KORBAVE NUK I TREMBIN LUANËT

0
Granit Xhaka godet topin me kokë

Reprezentacioni i Zvicrës në futboll në kuadër të ashtuquajturës Ligë e Kombeve të Evropës, sonte është përballur në stadiumin e FK ”Duboçia” të Leskovcit me Serbinë.

Ndeshjen e kanë fituar serbët 2:0. Humbja është pjesë e lojës, por brengosëse është sjellja skandaloze e mbi 10 mijë shikueseve serbë.

Ata tamam si në kor korbashë gjatë gjithë ndeshjes i kanë fishkëllyer Granit Xhakës, kapiten i skuadrës së Zvicrës. Në tribunë është parë edhe Aleksandër Vuçiq, kryetar i Serbisë.

Vuçiq i zhytur deri në maje të kokës me racizëm dhe urrejtje ndaj shqiptareve me atë qeshjen e tij, artificiale dhe cinike me rastin e shënimit të lojtarëve të Serbisë ndaj Zvicrës, edhe gëzimin e shfaqi në stil kurve.
Granit Xhaka, një ylli i vërtetë i futbollit, duke e njohur shpirtin e prishur të serbëve për as një çast nuk ra nën provokimin e tyre. Atij fare-fare nuk i bënë përshtypjet përjargiet e këtyre huliganëve, që në të gjitha fushat e futbollit në Evropë, bëjnë vandalizma dhe veprime banale.

Serbët njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojë, që luanët si Granit Xhaka, as qerpikun nuk e trembin nga sorrat apo galat.

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.