7.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

KKAD – GËZUAR PAVARËSINË, KOSOVË

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë – KKAD, u uron shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ditë që realizoi ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e të gjithë brezave shqiptarë, që një ditë për t’u bashkuar në një flamur, për liri e bashkimin e kombit!

Këtë ditë i kujtojmë atdhetarët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e lirisë, të cilët në kohë dhe hapësirë u gjetën gjithmonë në shërbim të atdheut, që në momentet më të vështira i dolën zot atdheut, sepse gjaku i tyre është në themelin e shtetit të ri të Kosovës.

Përpjekjet e tyre kishin për qëllim çlirimin e trojeve shqiptare, rikthimin e flamurit të Shqipërisë së Skënderbeut, Ismail Qemalit e deri te lindja e UÇK-së, në krye me heroin Adem Jashari e të shumë dëshmorëve e heronjve të kombit që dhanë gjakun për liri e bashkim.

Në emër të anëtarëve të KKAD-së nga vendet: Amerika, Kanada, Gjermani, Itali, Zvicër, Austri, Britani e Madhe, Suedi, Greqi, Turqi etj., të cilët kanë për synim unifikimin e shkollave shqipe në diasporën shqiptare, njëzëri kërkojmë me përgjegjësi morale e kombëtare nga institucionet e dy vendeve tona shqiptare, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset të bashkuar ta kemi në vëmendje mërgatën shqiptare.

GËZUAR PAVARËSINË, KOSOVË!

Në emër të Këshillit Koordinues të
Arsimtarëve në Diasporë – KKAD
Kryetari Mustafë Krasniqi

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit